A do të mbrohet e ardhmja demokratike e Evropës!

Opinione

A do të mbrohet e ardhmja demokratike e Evropës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:20
Sherif Ramabaja

Kohët e fundit në mediat gjermane me të madhe po shkruhet për raportet e fundit EU – SHBA, pas anulimit të marrëveshes atomike me Iranin nga SHBA. Pas rastit të tillë shtrohet pyetja : a do të lëvizë Evropa në drejtim të Rusisë së Putinit dhe ta lërë në heshtje problemin e Ukrainës?

Gjermania e posedon rolin kryesor në Evropë dhe Putini, po e përdorë parimin si dikur Lenini “ Kush e ka Gjermaninë e ka tërë Evropën”.

Gjatë vizitës së këtyre ditëve të zonjës Merkel në Rusi, ajo mbrojti pozicionin e EU-së , kundër agresionit rus në Ukrainë dhe theksoi përparsinë e marrëdhënieve transatlantike. Në publikun gjerman tash së fundi po rritet presioni i lobistëve të Rusisë për normalizimin e marrëdhënieve me autokracinë e Kremlinit. Në qendër të këtij takimi ishte çështja e të ardhmes së tubacionit Nord Stream 2, përmes të cilit varësia energjetike e Evropës nga gjiganti rus Gazzprom do të rritej në mënyrë dramatike. Që diçka e tillë të arrihet zonja Merkell së pari kërkon garanci se Moska një projekt të tillë nuk do ta ndërtoi në kurriz të Ukrainës.

 Përgjigja e Putinit në këtë rast ishte cinike, duke premtuar se Rusia do të vazhdoi ta furnizoi Ukrainën me gaz për sa kohë që kjo justifikohet ekonomisht. Me gjuhën e thjeshtë: nëse dhe sa gaz Ukraina merr, vendosë Kremlini. Ndërtimi i këtij tubacioni të gazit përmes Detit Baltik është diskutabibil. SHBA është kundër, Polonia dhe Ukraina gjithashtu. Mendimi i përgjithshëm është se Rusia rritë ndikimin edhe më të madh në Evropë dhe këtë mund ta përdorë edhe si kërcënim politik ndaj EU-së dhe shteteve që si përgjigjen Rusisë.

Në kohën gjersa zonja Merkell ishte për vizitë në Rusi, trupat hibride të Kremlinit bombarduan territorin ukrainas dhe vranë popullsi civile. Putini duke hapur urën lidhëse ndërmjet Rusisë dhe Krimesë, ai në mënyrë të dukshme ka forcuar aneksimin e territorit të Ukrainës. BE e pranoi thuaja këtë në heshtje.

Dyfytyrësia e Putinit ishte edhe kur një ditë para se ta priste zonjën Merkel në vizitë, e priti diktatorin Azad nga Siria. Tash ai Evropianëve u imponohet edhe më i rëndësishëm pasi mendon se u duhet atyre, për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Në fakt Moska është aleati më i besueshëm i Iaranit me të cilin Sirinë e kanë shëndërruar në hi e pluhur me të vetmin qëllim për të dëshmuar se është kthyer sërish në arenën ndërkombëtare.

 Fitorja e tashme e dy partive populiste në Itali dhe afria e tyre me Putinin është edhe një sinjal se për EU-në do të jetë mjaft vështirë. Mbrojtja më e mirë dhe për të treguar unitet do të ishte më së miri refuzimi i ndërtimit të gazëpëtquesit të veriut. Ky do të ishte një sinjal se EU-ja në qëndrimin e saj është serioze.

 Derisa në Evropë bëhen plane për startegjitë gjeopolitike për ta mbrojtur perendimin dhe të drejtat demokratike, shqiptarët janë të preokuapuar me vetëveten. Shqiptarët gjithkund në trojet e tyre, planet po i bëjnë, si ta rrëmbejnë, apo ta ruajnë pushtetin pa zgjedhur mjete. Duke e rrezikuar edhe ekzistencën e vetë si komb. Ky është një shembull i keq për gjeneratat e ardhshme, ngase nuk po veprohet më mirë se para një shekulli. Fatkeqësisht historinë vetë po e përsërisim në vend se ta avancojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat