Shoqëria civile “vë në thumb” punën e deputetëve të Republikës së Kosovës!

Opinione

Shoqëria civile “vë në thumb” punën e deputetëve të Republikës së Kosovës!

Nga: Adem Lushaj Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:37
Adem Lushaj

Shoqëria civile është vënë në monitorim të angazhimeve të deputetëve të Republikës së Kosovës, përmes projektit "Vota ime", projekt që synon të rris transparencën dhe përgjegjësin e të zgjedhurve në legjislativin e vendit. 

 Ky projekt përfshin edhe komunën e Deçanit, ku qytetarët kanë mundësi të njihen me angazhimet e 8 deputetëve që konsiderohen si qytetar të kësaj komune.  Koordinatori i këtij projekti për Deçan, Ndriçim Çekaj, ka bërë të ditur detajet e projektit, e njëkohësisht fton qytetarët që të bëhen pjesë e realizimit të tij. Sipas Çekaj, Instituti Demokratik i Kosovës - KDI, në bashkëpunim me partnerët implementues, ka bërë prezantimin e formës së re të monitorimit të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar teknologjinë ose saktësisht të dhënat që dalin nga platforma për monitorimin e Kuvendit,  "Vota ime", që ka për qëllim të monitoron punën e secilit deputet. "Në Komunën e Deçanit, partner i KDI-së për zbatimin e konceptit të ri të monitorimit është organizata joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur" (SHIP), ku së bashku me kolegët e mi, do të monitorojmë punën e deputetëve që janë me prejardhje nga komuna e Deçanit", ka treguar koordinatori i projektit për Deçan, Ndriçim Çekaj, i cili me qytetarët tjerë do kenë në "thumb" angazhimin e: Armend Zemaj, Safete Hadërgjonaj, Daut Haradinaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Muharrem Nitaj, Shkumbin Demalijaj dhe Dardan Molliqaj.

Gjithnjë sipas Çekaj, deputetët do të monitorohen në periudha mujore, si për punën e tyre në seancat e kuvendit, ashtu edhe për pyetjet parlamentare, kontributin në interpelancat e kuvendit, angazhimet e tyre nëpër komisione, për pyetjet që qytetarët mund t’ua parashtrojnë atyre në platformë, mungesat nëpër seanca, shpenzimet, pjesëmarrja ose mospjesëmarrja në votimin e ligjeve, dhe çdo aktivitet tjetër në kuadër të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë.

"Gjatë implementimit të projektit do ketë trajnim për të gjithë të interesuarit për marrjen e informatave për funksionimin e Kuvendit dhe mënyrën se si monitorohet institucioni në fjalë, i cili do të përfshijë të rinjtë të interesuar për këtë fushë, sikurse që do organizohen dëgjime publike në Komunën e Deçanit, me deputetët e lartcekur, ku do të diskutohen dhe shqyrtohen kërkesat e qytetarëve? si dhe të gjeturat e monitorimit", ka shpjeguar Ndriçim Çekaj, i cili së bashku me kolegët e tij, Shkodran Lushaj dhe Florent Dobraj, janë të angazhuar nga SHIP dhe trajnuar nga KDI, për të përcjell angazhimet e deputetëve që gravitojnë nga Deçani.

Platforma VotaIme

http://votaime.org/Public/Home

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat