Shokët e mirë

Opinione

Shokët e mirë

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:10
Fatmir Lohja

Nga trazimi në gjoks, shokët po diskutonin me pasion për  mikun e tyre të mirë, piktorin Agim Zeografi. Në konkursin e fundit kombëtar është nderuar me çmimin e dytë .Nga ajo ditë ka filluar të distancohet nga  ata .Largimi,në fillim,që i parrokshëm,ndoshta nga ; gëzimi i tejskajshëm i tij; rutina e përditshme;miqësitë e reja; ….Kur filluan të renditeshin faktet ,u konstatua se ai po kërkonte të bishtnonte nga shoqëria e ngushtë. Nxirrte   arsye ,nga më të paarsyeshmet, për të mos u takuar si më përpara :”Kam punë. Kam takime me VIP-a. Më kanë ftuar në studio televizive. Nuk kam kohë të tepërt për të humbur, ……. ”

Kur burrërohesh e ke të vështirë të humbasësh mikun e zemrës. Fëmijët hidhërohen për një laps,por pajtohen edhe me një karamele.Sinqeriteti i moshës  e ka këtë bukuri . Sa më shumë rritesh,aq më shumë  hatërmbetja hap metaztazat e veta.Shokët ,mbi  dyzet vjeçar ,nuk e mbanin mend  ngritjen e miqësisë.O në çerdhe, o në kopsht,debatohej në përcaktimin e  moshës së  njohjes.Në Skelë,në qytetin e tyre të vogël, të pestë kudo janë parë sëbashku deri përpara pak kohëve. Edhe martesat nuk kanë guxuar të krijojnë çarje.Nuk e pranonin shpirtërisht distancimin e shokut.Për ata,ndarjet e përheshme,shkaktojnë dhimbje edhe kur miku ndërron jetë,edhe kur ai largohet për të mos u kthyer më.

 Më duket se po zgjatemi shumë,- foli Aleks arkitekti.- Dihet që e duam shumë.I duhet bërë ndonjë lojë që t’i vinë mend,një herë e mirë!
Eshtë pak haterli . Kam frikë se do të na mbesë në dorë,e do të na largohet me shumë! – kujtoi  Edi doktori.
Eshtë  shok e artist i mirë.I ka ato të vetat,por humorin gjithnjë e ka pranuar,- ju kujtoj Dan ekonomisti.
Na e do zemra qerratain.Me humor,apo humor,ta vrasim mendjen që ai të mbetet shoku ynë i ngushtë!- urdhëroi Dule,ushtaraku.- Po nesër,nga talenti që ka,mund ta bëjnë ministër djalin.Kështu si e ka nisur do të na i thajë sytë.

Pasdite, Agimin, e dinin me siguri matematikore , se do ta gjenin në sallonin e pikturës,i cili qe hapur para tre ditëve , nga piktorët e qytezës.E lanë të takoheshin një gjysëm orë përpara se të mbyllej galeria .Secili do të mendonte një variant të rafinuar humoristik. U adresuan secili në punë  e tij,për t’u takuar pas rreth tre-katër orëve.

Përpara ,se të hynin në galeri,me konsensus shoqëror,i përcaktuan  rolet. Për   lidër u caktua  Dani,edhe pse e  pelqenin humorin e tij të hollë,dhe se Agimi e ka më shumë dobësi,se të tjerët.Edhe nëse do të merzitej, Danit do t’ia falte disi. U futën të qetë,të gëzuar, i pari  Dani,pas tij Aleksi,më pas Dulja,në fund doktori. Në galeri  gjetën më shumë piktorë se vizitor. Të ekspozuara gjendeshin më shumë piktura se tablo të përmasave të mëdha. Nuk ishin më shumë se dhjetë nënshkrues pikturash,që levronin stilet e tyre të preferuara.

Artistëve  ju ndriti syri kur  panë  alegrinë e tyre , dhe  u binden se ata kishin ardhur për kokërr të qejfit. Agimi  u fshesh si me magji. Filluan të soditnin pikturat me sira, secili për hesap të tij.Doktori kishte më shumë “ciceronë“ rreth e rrotull , sa edhe e mërziten pak.Të katërt, kinse  me habi ,soditnin pikturat e mira ,edhe  amatoreske. Ndjeheshin krenarë,që shoku i tyre i fëmijërisë ishte mbi të gjithë në cilësi artistike.Tablotë  ishin  të nënshkruara me finesë, por emrat e autorëve, kuratorët ,nuk e kishin parë të arsyeshme t’i vinin gjëkundi. Ndoshta me idenë se qyteza i njeh artistët e vet,dhe ata verdallë do të jenë,me qëllim e mirë për të shitur ndonjë.

Siç e kishin lënë, pa hyrë brënda,vetëm te pikturat e mikut të tyre nuk do të ndalonin, në kohën që soditnin të veçuar. Nga pasioni për të ekspozuar veprën e tij, asnjërit artist nuk i ra në sy indiferenca ndaj pikturave të Agimit. Vizitorët u interesuan për çmimet e punimeve artistike. Bënë edhe pazare për ulje çmimi, duke dhënë gjysëm premtime, meqë aktualisht nuk kishin para gjendje. Do të shkonin ndonjë ditë për t’i blerë.

Doktorit, dy autorë, për skicat që i pelqyen,nga detyrimet morale  që kishin ndaj tij, i premtuan, se më të mbaruar afati i ekspozimit,do  ja çonin si dhuratë në shtëpi. Galeria e vogël,sillu e përdridhu, mëse fundmi i mblodhi të gjithë tok,miq e piktorë. Kinse pa  parashikim,miqtë u grupuan  për të bërë  rezumenë,e kënaqësive që morën në galeri.

Të katër janë profesionistë shumë të mirë në specialitetet  e tyre.Nga që kanë ndenjur në vazhdimësi me Agimin,dhe nga leximet individuale, debatonin në nivelin e kritikëve të artit.Me sira ,me qëllimin për të vënë në dukje të bukuren,i zgjidhnin vetë pikturat,për t’i bërë kritikën artistike. Piktorët,çdo fjalë të tyre,e ndiqnin me lezetin e dacit  kur ngrohet në diell.I pranonin edhe ndonjë  vërejtje të e vockël  me arsyetimin,se kanë thellësi logjike.Ora e mbylljes së galerisë kaloi , pa u vënë re, nga kënaqësia e debatit të improvizuar.

Një rinushi, nuk ju durua  pa i pyetur , se çfarë konstatonin te pikturat e Agim Zeografit, që më të drejtë ai e konsideronte mbi të gjithë.

Cili është ai nga ju?- pyeti Dani ,duke vënë syzet optike në sy.
Këtu ishte,por nuk e di nga u zhduk,- u përgjigj djali me çiltërsi,ndërsa dy piktorë,më të vjetër, u ra në sy ,pyetja e çuditshme e shokut të fëmijërisë.
Mos e ka rrëmbyer muza!- pyeti arkitekti.
Jo .Ai punon vetem në studion pranë shtëpisë.
Cilat janë pikturat e mikut tënd?- ndërhyri  doktori me seriozitet maksimal.
Nuk e kam mik,por profesor,- sqaroi rinushi me buzëqeshje të sinqertë në fytyrë.- Ja kjo që kemi përballë, mua më duket një kryeveper e artit realist.

Me entuziazmin ,që rinia i ka në ekstremitete si në lavderime,edhe në mospelqime,ju tregoi tabllonë,më të cilën Agimi kishte fituar konkursin kombëtar. Nuk ishin stacionuar rastësisht përballë saj.E donin në veçanti atë tablo,sepse e kishin ndjekur ,që nga skica  e deri në përfundim.Pse të pestë,kishin shpenzuar shumë orë ,në debatet artistke   për zhvillimin e idesë , u bënë  të gatshëm për ta tjerrë bisedën ,deri  sa ta nxirrnin Agimin, nga brima e miut ku që fshehur . E  panë në hyrje,dhe ishin të bindur se galeria ka të njëjtën derë si për hyrje ,edhe për dalje. Ikja e tij ju prishi planin fillestar.

 E vazhduan kritikën me të njejtin seriozitet dhe tonalitet,por me ndryshimin e  kahut  të drejtpeshimit, në arsyetim.E dinin se do ta kishin të vështirë, por do ta provonin për herë të parë.Për të mos humbur shokun,do të sforcoheshin për të aktruar mbi nivelin e tyre interpretues.Me  ndërhyrjet e sinqerta të  nxënësit, e   patën më të lehtë. Ka ndryshime kur ke tjetrin  përballë,e tjetër gjë  kur i çon fjalë me tellall.

O simpatik!- ju drejtua arkitekti djaloshit me mirësi.-Ju thoni së është një kryevepër   e stilit realist?
Po,- përgjigjet djali me nxitim.- Më keni kuptuar drejtë.

Aleksi u fut në  sofizmat e stileve në art.Stil realist ai konsideronte edhe barokun, edhe gotikun, edhe rokokonë, edhe …. Medemek,ishte i bindur, se  nuk e shihte asnjë element  të realizmit socialist në veprën përballë.E sipas tij, autori ,e përcakton në fillim  stilin që do të zgjedhë,por me kushtin se parimet artistike, kërkojnë që stili i përzgjedhur  me deshirë, dhe në liri të plotë psikologjike, duhet të ndiqet me seriozitetin maksimal. Ndryshe,si në rastin e veprës përballë, bëhet një amulli, ku shikuesi nuk e merr vesh  , se çfarë ka dashur të thotë autori. Kolegët nuk e nxorrën një fjalë për të kundërshuar arkitektin,se teorikisht nuk i binte fjalë në tokë , ndërsa për konkluzionin, absolutikisht,shumë nga ata , me të drejtë ,ishin kundra.

Ky Azgani,- u fut Dulja,kur mbaroi arkitekti.
Nuk ështe Azgani,por Azeografi,- sqaroi djali.
Verja emrin si të duash,ky djalë nuk ka asnjë të dhënë, për të qënë komandant. Jam dakort me parafolësin,se këtu përpara kemi një çorganizim të pamenduar ,sepse autori ka kërkuar të luftojë me plasdarm.

Piktorët u pataksën, sepse nuk i njihnin termat ushtarake.Meqë e pa se nuk e kuptuan, ju shpjegoi fjalën “plasdarm”,që do të thotë: i gjithë armatimi që disponon një ushtri”.E nisi me këtë arsyetim,se i kishte mbetur në mendje rrëfimi i një ushtaraku të vjetër.Dikur,kur ushtarekëve ju hiqeshin gradat,për t’i  bërë të gjithë si këmbët e dhisë, partija në pushtet,i konsideronte kritikat me plasdarm, si më të; thellat;  sinqertat; seriozet.

Sipas Dules,po të përdoret e tëre arsenali ushtarak   menjëherë, do të bëhej hataja edhe te armiku,por edhe  te të tanët.Për të mbrojtur idenë e vet,dhe duke mbështetur parafolësin,Dulja u fut me parimet e luftimit. Vazhdoi me shpjegimin e ndarjes së reparteve, sipas armëve ,si duhet bërë rigonicioni  i terrenit,e të tjera,e të tjera të dhëna ushtarake, mbi të cilat komandanti i aftë përcakton strategjinë e luftimit. E mbylli me bindjen,se autori duke mos njohur këto detaje, nuk ka asnjë mundësi të bëjë   vepra  madhështore, sepse ato  bëhen vetëm nga komandantët e zotë.

Nuk e di pse bukurosh,ju ka mbetur mendja tek kjo tablo?- e pyeti doktori, pasi përfundoi kritikën  ushtaraku.

I vinte keq që ju mbeti në dorë nxënësi,por lojën e vazhdoi me seriozitet.Në qendër të tablosë,ekspozohej  portreti  i një bukurosheje, bjonde,dhe ai e dinte se ke ka pasur parasysh autori . Ajo e rezatonte tërë pikturën.Edi e etikoi “leshprera me sy të turbullt”. Më pas,duke analizuar me detaje organet dhe muskujt e fytyrës, kërkonte t’u mbushte mendjen dëgjuesve, se kinse ,ai nga ana profesionale vërente , se bukuroshja tregonte , minimalisht , simptomat e nervastenisë, për të mos thënë skizofreni patalogjike. Doktori e shihte mirë se djali kishte hapur sytë kokërdhok, për të konstatuar nëse doktori ishte mirë nga mend e kresë. Sa më shumë hutoheshin dëgjuesit,aq më shumë gaz, me terma mjeksore,  fuste doktori, kinse po argumentonte se piktura nuk ka vlera.

-E rini! Nuk ju pëlqejnë konkluzionet e mija?- e gjuajti papritur Edi ,djalin me gojë hapur.- Ke ndonjë kundërshtim?

- Jo,- u përgjigj djali, por dukej se po mendohej për ndonjë përgjigje.- Po i lutem me përgjërim  Perëndisë,atje lart në qiell,të mos me sjellë pacient në duart tuaja,se nuk bën aspak mirë,- e nxorri rinia çfarë pati brënda në gjoks.

- Faleminderit për komplimentin!- dhe doktori i përkedheli flokët , për të qetësuar dëgjuesit e nervozuar,ndërsa vetë, me stërmundim  e mbante gazin,i bindur se mirë ja ktheu djali.

- Por mirë more djalë edhe ju shpërdorues si mësuesi i juaj keni dëshirë të bëheni?- pyeti Dani,pasi u qetësua gjendja.- Nuk u bie në sy,se sa bojë ka shpenzuar piktori, për ta bërë telajon sa më të ashpër?

-Eshtë teknika e pikturimit me spatul,- e sqaron djali.

- A është prodhim që do të hidhet në treg për shitje?

-Zotëri! Eshtë vepër artistike,natyrisht  për shitje ,- përgjigjet djali me pasion.

Meqë djali e pranoi se del në shitje , Dani shpjegoi se në ekonomi  emërtohet mall.E t’u fut  në termat  ekonomisë ,duke shpjeguar për çmimin, koston, rendimentin, rentabilitetin, fitimin ,taksat, tatimet ,…. ,deri sa nuk pati më fuqi.

Për  tërë këto tregues ekonomik,a ke dëgjuar ndonjëherë?- e pyet djalin, pasi Dani , u mbush me frymë  bukurmirë.
As nuk kam dëshirë t’i mësoj.
A keni ndonjë mendim për konkluzionet tona,- e quku me delikatesë.
Në fillim më habitet me dituritë e juaja. Kur filluat të analizoni tablonë e profesorit tim, m’u mbush mendja se  diçka  ju gicilon në kokë. Në fillim emërova doktorin, si komandantin  tuaj. Kur ju dëgjova,e  hoqa me  bindje  kuroren nga koka e  doktorit,dhe   ta dhurova ty.
Mjaft!- u dëgjua urdhëri i Agimit,në tonalitet të lartë. - Nuk mund të duroj më! Mirë ma bëtë!- dhe me sy të vesuar, i filloi qafimet nga Dani,e me sira, ju lutej shokëve  , në vesh, me zë të ulët, që ta falnin , për gabimin e bërë ndaj tyre.

Agimi u tregoi të pranishmëve  se ata janë shokët e fëmijërisë. Meqë kishte gabuar pak, ata kanë thurur atë lojë, për ta pasur përsëri në mes të tyre.

Profesor!- ju drejtua djali.- Para pak çastesh i kam thënë ca fjalë jo të menduara mirë,në adresë të tyre.Tani që e mora vesh se është lojë,i tërheq të gjitha me turpin më të madh, por me bindjen, se me meritë, ju takon ju kurora e marrëzisë.  Shokët, që të duan  aq shumë,u takon kurora e artë mbretërore ta kenë mbi   kokë.

Me buzagaz dolën nga galeria.Nga ndjesia e gabimit, Agimi i ftoi për darkë . Nuk shqitej nxënësi.Me deshirë unanime , shtuan edhe një mik,më të ri  në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat