S'(është) cilësore marrëveshja e mundshme rreth emrit të Maqedonisë!

Opinione

S'(është) cilësore marrëveshja e mundshme rreth emrit të Maqedonisë!

Nga: Mehdi Memeti Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:01
Mehdi Memeti

Opinonit të gjërë, veçanërisht shqiptarëve u intereson se si në të ardhmen   do të quhet shteti i Maqedonisë?

Si do që të quhet nuk ka rëndësi, por shqiptarët një gjë e dine se: do të quhet në gjuhën maqedone, e jo në gjuhën shqipe. A ka logjik kjo,dhe sa është e pranueshme për shqiptarët!

 Është vërtetë e papranueshme zgjidhja që ofrohet nga Greqia në rastin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë si propozimi i tyre, pa mundësi perkthimi në gjuhën shqipe, emri të përdoret “erga-omnes” për përdorim të përgjithshëm.

Greqia një kontest të tillë të ndjeshëm mundohet që ta zgjidh përmes një komplikimi të brendshëm ndëretnik këtu tek ne, në Maqedoni. Pra, nëse pranohet propozimi grek që vendi ynë të quhet  si do që të jetë, pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe, atëherë kjo do të jetë vërtetë tentim drejt mohimit të identitetit shqiptarë, por, pse jo edhe atij maqedonas.

Politikanët shqiptarë, duhet ti hapin sytë sa nuk ua kan hapur të tjerët .Gjuha shqipe, dallohet dhe është specifike në krahasim me gjuhët e tjera, jo vetëm ballkanike por edhe me ata botërore, prandaj nuk ka kuptim që Greqia të insistojë që emri i ri i ndryshuar i shtetit tonë, të mos mund të përkthehet edhe në gjuhën sbqipe. Pavarësisht se maqedonasit (me përjashtime) e urrejnë gjuhën tonë,respektivisht gjuhën shqipe me dekada të tëra, e dëshmuar me fakte, por, nga vet fakti se gjuha shqipe,në përkthimin e fjalëve ka fjalë adekuate. Së paku kështu thonë ekspertët e gjuhës shqipe…

Tani shtrohet pyetja shqiptarët sa janë të kyçur në nivel ekspertësh gjuhësor,historik  juridik e politik në zgjidhjen e kësaj qështje? Thuajse shum pak ose hiç, kjo do të ishte përgjigjja! Politikanët tanë edhepse  janë të kyçur në rastin konkret më shumë i mbrojnë interesat e shtetit e jo edhe interesat gjuhësore, identitare,vlerat historike kombëtare, etj. Vrapojnë me të madhe cila nga subjektet politike shqiptare të bëhet pjesë e qverisë, duke u thirur në përgjegjësitë që duhet ti marrin.Pa mos i dalluar mirë e mirë cilat janë ata përgjegjësi? Por ajo që është me rëndësi në proces është që marrëveshja e mundshme të jetë cilësore. Së paku edhe të huajtë aludojnë në këte. Sa është cilësore do bëjmë e do shohim! Jemi të mendimit se politikanët tanë duhet të reagojnë me kohë lidhur  me qështjen e ndryshimit të emrit sa nuk është bërë vonë, përndryshe ky kontest dy palësh mund të shëndrrohet në problem të brendshëm ndëretnik në Maqedoni, që aq më pak ka nevoj vendi për një gjë të tillë, megjithate, gjithashtu mund të rezikohen edhe proceset euro-atlantike të vendit, që Maqedonia edhe gjatë kohë mos  të jetë pjesë e BE dhe NATOS.

Ajo që po i shqetëson shqiptarët është se: Gjatë gjitha cikleve të negociatave, për habi, diplomacia maqedonase nuk përfshin asnjë shqiptarë, ku shkelen haptas të drejtat Ndërkombëtare, rreth emërtimit të shtetit, ku çdo popull ka të drejtë të zgjedhë emrin e vet, që buron nga ,tradita, kultura dhe vlerat historike. Prandaj po themi se nuk kanë të drejtë as grekët e as maqeonët ti anashkalojnë shqiptarët rreth  ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Sepse historikisht ne jemi më të vjetër se maqedonasit në këtë shtet…

Përfundojmë: Si do që të jetë, e vërteta është se: Shqiptarët edhe më tutje ngelin të anashkaluar në proceset  vendimmarrëse dhe për gjitha këto marrëveshje bisedimesh rreth emrit vlerësohen nga shqiptarët në përgjithsi, si JO cilësore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat