“Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”

Opinione

“Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”

Nga: Sinan Kastrati Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:16
Sinan Kastrati

“Ngutu, po të pres”! (2)

“Une e mbaj, po ti, a e mban fjalën?” (3)

(Letrat e Sierit e Sylës, Sulos)

Ardhja e Sanijes, vajzës së Sierit dhe e Sylës në vendlindjen e babës, në Qypevë e në Turjakë, nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje.

Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte  bërë të gjithë të flasin me shpresë, dyshime e sipas dëshirës për Sylën. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në Shqipëri, në burg apo ka vdekur vend në tjetër?

Syla ishte bërë “legjendë” e “mit”. Më me dëshirë fëmijët kishin dëshirë  të dëgjonin një “përrallë” për Sylën se sa ato për Dragojt e kulshedrat, shrigat, e zhuganat e qelat.

Flitej se në një fshat të Qyqavicës kur paska shkua një djalë i ri ushtar i turkut, nuk paska dërgua asnjë letër në shtëpi. Kishte lënë gruan me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen. Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi. Rrugën deri në Kosovë e bënë për 3 muaj këmbë. Kur afrohet afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve.  

Ushtari tebdil 1*)

Para se me hy në fshat, “ushtari i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Afrohet dhe i pyet:

 - A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel! (2*)

–Po, përgjigjen qobanët!

 -A dini  gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash ?

 –Po i thonë qobanët. Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër.

-Po gruaja a mos është martua?

 –Jo! Ajo i ka ruajt fëmijët. Kur bindet se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç, qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët një verë në Qyqavicë 3*).

......

Shumë ushtarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të “babes”  davlet në Turqi, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. Kemi plot këngë që iu këndohen ushtarëve e mërgimtarëve se si korbi iu ka nxjerrë sytë e ballit nëpër shkretëtira e Anadollit e gratë e veja, nuset e tyre kanë pritur te dyert e oborrit, mbrëmjeve të vona e mëngjeseve të mershme a mos po cakat dikush në dyer e po e bjen kush ndonjë haber(4*) të burrat të tyre nizam (5*) për nuset e reja që plakeshin e ashtu të kërrusura i ruanin e i rritnin fëmijët që shpesh ishin “Vaji i Sokakut” e ato gra që dikur kishin qenë nuse, ishin të detyruara të martohen me një të afërm ose me kunatin, vëllain e burrit vetëm e vetëm që mos ti lënë fëmijët jetim, pa babë dhe pa nënë pa dëshirën e tyre vetëm që mos të largohen nga fëmijët e ata të kenë në mbrojtje e të  kenë një “baba”, burrin i nënes.

Jo pakë kishte raste kur gruan e vejë martonin për një plak ose djalë të ri, në familjen e burrit me moshë deri në 30 vjet më të vjetër. Prandaj edhe ushtari nga katundi i “S”, i cili pas 12 vjetëve ushtarë, këthehej në katund nga friga se mos gruaja iu ka martua me ndonjë të afërm ose vëlla të tij, nuk shkon në shtëpi para se ta marrë vesh a iu ka martua gruaja apo e ka pritur. Nëse do ti thonin qobanët se gruaja tu ka martua me vëlla, ai donte të k`thehej përsëri “kah themrat, gishtat e këmbëve” ...

E nuset e reja kur vinte behari, i luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” me pajen e nuses prishej e nuset plakeshin ....

Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës, kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh.

Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëmngjes, e milte lopën i qonte tamël djalit dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe.

 Deri më 1998, kam dëgjua se ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna në familje e të ketë shumë fëmijë.

Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit  me malazezën, me Verën?

Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja  tash erdhi një vajzë tjetër, e “Vajza e Sylës”, Sanija (?)

Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Sierit në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur edhe nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë?

Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se do të gëzoheshin me nipërat e mbesat, me fëmijët e Sylës?

Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit.....Këndonte ndonjë dovë. Ndodhte që e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit ....

E baba i Sylës, si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi,i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”.

Nga oda nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte,vetëm kur kishte ndonjë dekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam e kamë në dhe e një mbi dhe”. Priste  mos po vjen Syla e donte që ajo të çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet: -O më erdhi djali e të dalë baba i Sylës e ti .....

Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës

Por kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer”(jetë) më shumëi, vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm.

Dhetë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, në një të shtune. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, sikur vajtonte kur i dëgjon kumonat e dhenëve. Vrapon sikur dikur kur i kishte pasur dhentë te ahur por as aty nuk i gjen dhentë dhe shkon në torishtën ku verës flenin dhetë dhe bjen “më fjet” e nuk qohet më. Te nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk e kishte hëngër.

Tregime për qen të qobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas. Ndoshta.

Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit  e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin shka me hangër..

E kur ktheheshin nga Ujmiri, me kumonat e dhive, qentë nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kanë cof (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet: ka vdekur).

Dilema  më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën?

Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Rankovi?i nuk ishte më në pushtet 5*). A do të thot kjo se edhe pas Rankovi?it, kishte ende Rankovi??

Dyshimet se a është gjallë apo i vdekur dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atherë kush është dhe ku është Syla?

Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë por e një ditë do të kthehet në Turjakë.Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Sierit, Sanija  nga Tirana.

Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Sieri, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur. Letrat janë edhe një si ditar sikur Sieri të ketë mbajtur shënime.

Diisa pjesë të shkëputaura nga letrat e Sierit dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova që paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër private, ato nuk do ti paraqes.

Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjidha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante: ” Urime i nderuar Sinan, "Ngutu po te pres" ky tregim ka mundesi me u dramatizu dhe kishte me dal nje drame shqiptaro-... suksese te metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, te punoft shendeti dhe mendja ty dhe familjes!

Eh, mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim.

Sier: - Cfare mbremje ...ngjyra roze e persosur e horizontit

Se patriot jeni ne zemer. Unë po dëgjoj një kënge qytetare: ”Bubullin te shkami Kavajes”- Fitnete Rexha.

I ombel është zeri i kesaj qe i kendon fukarase.Tironse puro.

Te perqafoj !

Naten e mire

Syla: - E dashura Sier, mire mengjes! Sapo u zgjova.

Sieri: - Une kam fjetur pak por te kam menduar ... shume Ty.

Syla: -Edhe une... kam fjetur pak dhe kam menduar  shume.  …. Oh sa bukur.

Nga dritarja e dhomes shikoj nje pjese te oborrit dhe Detin .

Sieri: - Mrekulli. Per nje mengjes si ky që keni ti atje. Po te isha tani,, aty me ty …do falja gjithcka.

Syla: - Nuk po me pritet .... kur do te te shoh Ty

Sieri: Une nuk e mendoj ate. Me merzit se mund te mos shihemi por me lumturon ideja

Ku i dihet jetes???

Po kjo ishte nata me e bukur per ne...Po ngrihem te behem gati. Realiteti i shemtuar krahasuar me endrren per ty...

Te puth..!

Sieri: - Fantastike! Shume bukur! Si i bejne keto shtepi të bukaura? Kanë shumë para?

Syla:- Une po pi kafe ne verande para detit.

Sieri: Jo ..por nuk kam besim dhe nuk i bej keto lloj mardheniesh dot. E verteta e shkrete I thash vetvehtes.

Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit): Cfare pamje e mrekullueshme ! Kenaqu atje se qenka si parajse !

Ishte nje " lidhje e shkurter" E verteta del ne kete forme.

Syla: -Por nuk me dhe kohe, afat me te tregua, me te tregua te verteten dhe vetem te verteten.

Sieri: - Nuk me duhen fjalet. Do lexoj fjalet e tua qe shkruan e do shikoj fotot e tua .

Sieri: - Eh Sulo ! Po ne nuk e pime as kafen. Ti shikoj fotot. Eshte fantazi puro. As qe mund te pergjigjem seriozisht po nuk te mbajta ere te pakten per mua

Syla: Sier, te …!

Sier: - Edhe une. Me intereson shumë sinqeriteti. Eshte e shtrenjte per mua. Por nuk jam ekstremiste

Sulo, nuk besoj se kjo eshte aq dramatike ,ti mua me pelqen. ”Muajin e mjaltit” ku do ta presim?

Te sillemi si te rritur. Me duket humbje. Por nuk dua as te bej ate qe thua ti!

Syla: -A eshte e verte se ne do …?

Sieri: - Me menyren time, te dua. Kam nevoje per miqesine tende

….

Sieri: - Jo se une nuk ndahem ligjerisht nga burri im. Gjera qe nuk i bej vete, nuk te kerkoj ty

Por ka plot gjera te tjera. Te mira e te qenesishme. Cfare ndodhi i dashur ???

Sulo: -Jo, une me nuk mundem. E don numrin e telef ?

Sieri: - Po!

Sulo: -Nese nuk te shoh ty nuk dua asgje ne .... !

Sieri: - Po hajde te me shohesh!

Do te te gelltis qe te te kem ne bark e te te nxjerre kur te dua. Une dua vetem te mos genjesh per asgje.

Syla; - Sier, nr i telef tim eshte ky :  …………………… Cila eshte fjala jote e fundit per mua?

Sieri: - Te kam xhan.

1*) (TEBDIL ndajf. bised.

Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil)

2* Bedel m.sh. -

1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.

2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.

3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.

4. përd. ndajf. Kot, për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.

Qyqavicë 3*) Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin

4* HABER m. bised

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj

S'ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s'di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s'merr erë. S'merr haber nuk kupton; s'merr vesh për çka i thua.

5* NIZAM m. hist.

Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk.

Fitnete Rexha

5*) (Aleksandar Rankovi?, ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankovi? ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete ishte personi i tretë pas për nga fuqia pas Josip Broz Titos och Edvard Kardel. Ka qenë ministër Punëve të brendshme dhe gjatë asj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Koosvë (Historia

 E mërkurë, 16 maj 2018

 Si u formua UDB-a jugosllave? Dhe ana e errët krimnale

Shkruante Bota Sot e dat. 6 gusht 2017

Vazhdon?

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat