Kujtojmë Heroin e Kosovës Abaz Thaqi - Bota Sot
Kujtojmë Heroin e Kosovës Abaz Thaqi

Opinione

E premte, 25 maj 2018

Kujtojmë Heroin e Kosovës Abaz Thaqi

Nga: Milazim Maraj Më: 16 maj 2018 Në ora: 08:52
Milazim Maraj

Tani 19 vite Abazi nuk është fizikisht në mesin tonë. Por është gjithnjë në  kujtime dhe zemrat e familjes bashkëluftëtarëve dhe shokëve të tij. Abazi na kujtohet për qëndrimin e tij prej humanisti, njeriut të integruar tipik evropian. Patriotit të vendosur dhe përcaktuar për lirin dhe pavarësinë Kosovës. Por jo vetëm kaç Abazi e donte Kosovën shtet demokratik. Shtet në të cilin vlerësohen dhe respektohen vlerat dhe të drejtat njerëzore. Tani na kujtohet sjellja e tij më robin e luftës. Ky tani nuk është i rrezikshëm. Ne nuk jemi kriminel u shpjegonte ushtarëve. Abazi aktivitetin e tij kombëtar nuk e kishte filluar në Koshare. Ai kishte marrë pjesë në demonstrata të vitit 1981-1983 në Skenderaj dhe Mitrovicë. 

Në shkollën ushtarake në Zagreb u kompletua më vlerat e artit ushtarak dhe kualitetet luftarake. Bazuar në aftësitë, shkathtësitë, guximin , vendosmërinë. Caktohet zv. Komandant i objektit ushtarak”Velebit-3” (depoja e armatimit të armatës së pestë) jugosllave në Dellnicë-Kroaci. Abazi mbante lidhje të vazhdueshme më kolegët e vet shqiptarë më vonë bashkëluftëtar në Koshare për sigurimin për evakuimin të ushtarëve shqiptarë nga lufta në Kroaci dhe sigurimin e armëve për luftë në Kosovë. Abazi braktisi armatën kroate më 15.11.1990  më Vendimin nr. 43/77/2. Pra lufta në Kosovë nuk ka filluar më vendosjen e maskave në Suedi dhe heqjen e tyre në Llaushë por shumë më herët dhe nga njerëz që kanë dhënë nga vetja, çdo gjë për Kosovën dhe kanë marrë vetëm vendin për varr që  Atdheu-Kosova ua kishte borxh.

Abazi vazhdoj aktivitetin për çlirimin e Atdheut; tani jo vetëm për sigurimin e armëve por edhe për mobilizimin e përgjithshëm e  të rinjve për të luftuar për lirinë e vendit. Ai nga Ministri i mbrojtjes së Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi u zgjodh pjesëtarë i njësisë speciale “Skenderbeu” që ishte e njohur si “Garda Kombëtare e Kosovës” që ushtrimet  i kryenin në Golem nga epror  specialist dhe pas ngritjes së tyre në nivel (Komando)  kjo njësi  u shua pa ndonjë  shpjegim sikur kurrë të mos kishte ekzistuar.  Më Abazin ishim bashkë në Kalimash për të kryer trajnimet për luftë, nga oficer të lartë, profesionalisht dhe të sprovuar në shumë luftëra. Këto ditë në Kalimash  Abazi kishte një brengë, nga elementet përçarëse, falanga të riposhtëruesve  , kishte dëgjuar të thonin”Iu tregojmë këtyre të FARK-ut sa të i çojmë të kufiri. Kjo nuk e kishte frikuar Abazin  por e kishte brengosur:” Si te shpjegohet kjo o Komandant thoshte?: në edhe kështu jemi pak, tani kështu të përçarë si do të hyjmë në luftë, kështu në këtë gjendje a luftohet?”. Abazi kishte të drejt, në luftë luftëtari duhet të këtë besim në komandantin, e shokun,armën,doktrinën e luftës dhe arsyen pse po lufton.  Të shkojmë një herë të kufiri i thash, nuk do të kemi kohë të merremi më pallavra, na dalin punë më të rëndësishme dhe më të rënda. Do të kemi nevojë për njeri tjetrin, nga këtu do të filloj çdo gjë mbarë. Ai qeshi dhe më shtrëngoj pranë vetes; sa e dua optimizmin tuaj më tha. Abazi kishte ftuar besimin e të rinjve në veçanti të atyre që e njihnin më herët. Ata donin të jenë më Abazin në luftë, në borë në shi në acar, nën presionin e predhave, granatave dhe helmeve luftarake,për lirinë e Kosovës. Abazin nuk zhgënjehej nga sfidat e organizimit të luftës. Ishte i përcaktuar një herë dhe tani mendonte vetëm Kosovën e Lirë. Më 09.04.1999 vendoset në Padesh në vijë të kufirit Kosovë –Shqipëri, më saktë, në shtëpinë e Sadikut. Ai kishte përgatitur ushtarët e vet që të kryejnë me profesionalizëm detyrat e logjistikës.

Po në këtë datë kur po behej luftë për kazermën Ushtarake të Koshares ndanë detyrat ushtarëve të vet, kurse vet shkon në përforcim komandant Notit.  Pas datës 16.04.1999 Abazi kishte vlerësuar të nevojshme të vendoset në drejtimin e luftës 777-në Rrasë të Koshares aty ku luftimet ishin të pa ndërprera. Komandanti i GO-3, e kishte aprovuar kërkesën e Abazit. Ai tani  erdhi në Batalionin e II. Komandoj kompaninë e parë. Mori nofkën Bjeshka1. Më 26.04.1999  Abaz Thaqi bashkë më dy ushtaret e tij kapin të gjallë kuririn e komandantit serb ”Pilot”.i cili iu dorëzua NATO-s. Abazi më robet e luftës ishte i kujdesshëm dhe korrekt. Abazi ishte ushtarak i denjë dhe respektuar ai kurrë nuk urdhëroj ushtarët të sulmojnë pa u pri vetë. Ky është  vendimi dhe qëndrimi i komandës tonë përsëriste shpesh dhe ne do ta respektojmë. Më 16.05.1999 Komandant Abaz Thaqi qëllohet nga një snajperit serb. Ushtarët e tij e tërheqin nga pozicioni i luftës. Sa po mbërrijnë ushtarët barelit, Abazi urdhëron ushtarët e vet të kthehen në pozicione. Ai edhe në momentet e fundit të jetës kërkonte nga të pranishmit “vazhdoni luftën për lirinë e Kosovës. Mua më vjen keq që po ndahem nga ju. Më këto porosi Abazi kaloj në pavdekësi. Për sakrificën e tij kapitale Abaz Thaqi  shteti i lirë i Abaz Thaqit  përkatësisht  Presidenca e Kosovës e dekoron Abaz Thaqin me  Urdhrin Adem Jashari dhe më vonë më gradën  Hero i Kosovës. Abaz Thaqi jeton me ne, këtu ne Kosovë, në Shqipëri dhe kudo që gjendën njerëzit e tij. Në kujtimet tona dhe familjes. Jeton ashtu i buzëqeshur më plot optimizëm për jetë dhe liri Tani sikur atëherë emri i tij dhe kujtimi për te, jep shpresë për jetë të lirë,krenari për të qenë shqiptar, vendosmëri për të qenë të pavarur. Sa herë që përmendët qëndresa, patriotizmi, sakrifica për Atdhe kujtohet Heroi Abaz Thaqi. Sa herë që përmendet lufta dhe Kosova e lirë kujtohet heroi Abaz Thaqi- Bjeshka 1.Lavdi!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test