Politika amerikane dhe orientimi i Gjermanisë

Opinione

Politika amerikane dhe orientimi i Gjermanisë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:44
Sherif Ramabaja

Kryetari i SHBA-së, Trump, që me kohë kishte bërë me dije se do të bëjë ndryshime në sjelljen e politikës amerikane. Kjo sjellje do të pësoi ndryshime si ndaj aleatëve, po ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të Amerikës. Programi i tij zgjedhor, ku paraqiste pikëpamje mbi rregullimin e ri tregtar, ndërtimin e murit me Meksikën, anulimin e marrëveshjes mbi klimën dhe po ashtu anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, priteshin me skepticizëm. Nga premtimet e tij që kishte bërë, tërheqja nga mbrojtja klimatike kishte habitur shumëkënd, po tash tërheqja nga marrëveshja atomike ndaj Iranit e ka vënë EU-në para një sprove të madhe. Për një marrëveshje të tillë ishte punuar gjatë dhe me mund. Izraeli që nga fillimi e kundërshtonte, dhe për këtë arsye ish presidenti Obama s`kishte raporte të mira me kryetarin izraelit, Netanjahu. Irani edhe më herët, me deklaratat e tij për zhdukjen e shtetit Izraelit, kishte ngjallur frikë në tërë botën demokratike dhe rreziku për t`u shëndërruar në fuqi atomike ishte i madh.

 Irani së bashku me Rusinë janë pozicionuar për ta mbajtur kryetarin sirian, Asad në pushtet. Irani udhëheqë luftë në Jemen, ku uria dhe sëmundjet nuk po i kursejnë as fëmijët. Pastaj ata janë të involvuar në Liban, e sidomos regjimi iranian është shumë i ashpër ndaj popullit të vet, e sidomos gratë janë të privuara nga të drejtat e tyre themelore. Irani përpiqet që të dominoi në rajon  duke e sfiduar Arabinë Saudite dhe Turqinë. Në përpjekje për të dominuar, secili nga këto vende po e rrezikon sigurinë rajonale, që shumë shpejt mund të shpërthej në një konflikt me përmasa të pakontrolluara.

 Me anulimin e marrëveshjes atomike nga ana e presidentit Trump, Irani i është afruar edhe më shumë Rusisë dhe Kinës duke kërkuar mbështetjen e tyre. Në anën tjetër frika e Izraelit nga shëndrrimi i Iranit në fuqi atomike është e madhe. Me këtë vëhet në pyetje ekzistenca e vetë shtetit Izraelit. Prandaj Izraeli nuk ka shumë zgjidhje. Irani ose do të pranoi bisedime të reja sipas diktatit të ri ose do të vazhdoi me programin bërthamor, ku Izraeli nuk do të rrij duarkryq. Do të jetë situatë jashtëzakonisht e komlikuar ku EU-ja  duhet ta luaj rolin e saj.

Pozicioni i EU-së

Duke parë rrezikun, EU-ja  kishte bërë përpjekje që marrëveshja të mbetet në fuqi dhe të jetësohet. Presidenti Trump iu përmbajt premtimit zgjedhor dhe Ambasadën amerikane e vendosi në Jerusalem dhe marrëveshjen bërthamore e anuloi. EU-ja  u gjend para një akti të kryer. Ishte mjaft kritike ndaj presidentit Trump, por s`kishte alternativë. Ose duhet t`i bashkohet idesë amerikane ose vet të mundohet që ta ruaj marrëveshjen me Iranin. EU-ja  ka frikë se ngjarjet mund të marrin kahje dramatike. Për të marr një vendim të përbashkët pas aktit të tillë, do të takohen përfaqësuesit e Anglisë, Francës, Gjermanisë .

Pozicioni i Gjermanisë

Mediat gjermane që nga fitorja e presidentit Trump ishin mjaft kritike ndaj tij. Ai kërkonte që dy përqind të brutoprodhimit të ndahet për Naton. Marëdhëniet tregtare kërkonte që të ridefinohen në mënyrë që SHBA-ja të të jenë në pozicion të barabartë. Kërkonte më shumë përgjegjësi nga EU-ja, si në planin ekonomik, po ashtu edhe në atë politik. Gjermania thoshte se SHBA po ridefinohen dhe ne duhet të marrim përgjegjësi më shumë, sepse nuk mund gjithnjë të mbështetemi në Amerikën. Sidomos tash me anulimin e marrëveshjes atomike me Iranin, Gjermania ishte shumë kritike ndaj pozicionit amerikan. Nga mediat dhe politikanë të ndryshëm u diskutua, se a do të duhej Gjermania në këtë rast të afrohet më shumë me Rusinë apo jo. Nga analizat e bëra u tha se Gjermania si në aspektin politik po ashtu në atë ekonomik dhe në planin gjeostrategjik nuk mundet pa SHBA-të. Nuk mund të lejojmë që të afrohemi me Rusinë dhe Kinën, ku që të dyja janë shtete autoritare dhe nuk kan fare të bëjnë me demokracitë perendimore. Pra Gjermania definitivisht është dhe do të mbetet në aleancë të ngushtë me SHBA-të. Diferencat ekzistojnë, po me bisedime duhet të tejkalohen, si në planin tregtar, po ashtu edhe në atë politik. Gjermania mund të luaj rol ndërmjetësues, po pa mëdyshje me aleatët e saj Anglinë, Francën, Italinë etj. luan rol vendimtarë në botë.

Pozicioni shqiptar 

Politikanët shqiptar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni jo vetëm me fjalë po  edhe me punë duhet të rreshtohen drejt vlerave perendimore. Po shkruhet se rritja ekonomike sivjet në Kosovë do të jetë mbi 4%. Mos të harrojmë se Kosova rradhitet ndër shtetet më të varfëra të Evropës. Papunësia është mbi 30%, pra një rritje 10% do të ishte pak. Në masat e gjëra politikanët shqiptar në të gjitha viset shqiptare cilësohen si të korruptuar dhe punojnë për interesa personale. Lidhjet me Turqinë dhe shtetet arabe duhet t`i orientojnë në investime ekonomike, e jo në ndërtimin e xhamive, siq janë  duke vepruar tash. Ta dëshmojnë të kundërtën, ngase vetingu po troket te dera dhe do t`i humbin të gjitha. Partitë të punojnë për besushmëri, sepse do të mbesin askund dhe pa anëtarësi. Të dëshmojmë pjekuri e të mendojmë për të nesërmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat