Pse....deri kur???

Opinione

Pse....deri kur???

Nga: Marash Dedvukaj Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:08
Marash Dedvukaj

Të dielën e kaluar është mbajt Kuvendi i tretë Zgjedhor i Këshillit  Kombëtar ( Politiko- Tregtar ) Shqiptar. E kisha quajtur kështu dhe më së miri është që edhe të emërohet i tillë Politiko- Tregtar se sa Kombëtar. I themi Kuvend e në fakt ka mundur të emërohet me çdo emërtim tjetër por jo Kuvend, nga fakti se si ecja puna dhe rezultati nuk i ka ngjarë një kuvendi të rëndomtë përveç se po prezenca  e mjaftueshme e Elektorëve. Kuvend të cilit i ka mungua transparenca.

Në radhë të parë ka munguar Raporti i Punës 4 vjeçare të Këshillit dhe ai kryesori Raporti Financiar që duhet patjetër të prezantohet para Elektorëve prezent.  Të jam i sinqertë se nuk dyshoj në shpërndarjen e mjeteve por prapëseprapë  është dashtë të prezantohet Raporti Financiar. Në fjalën time unë edhe potencova këtë nga fakti se me një veprim të tillë i jepet kredi Këshillit të posa zgjedhur të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Por le të veprojë se pothuajse të njëjtit persona edhe do ta udhëheqin. E kam të qartë se 16 anëtar duhet të vijnë nga fusha e politikës por nuk e kamë të qartë që edhe 15 të tjerët të vijnë nga kjo fushë. Mendoj se kishte qenë më mirë që 15 të tjerët të jenë Apolitik e jo krejt këshilli të jetë në duar të  politikanëve  ,, të sinqertë,,  shqiptar. Sikur të isha pyetur unë kurrë dhe asnjëherë asnjë politikan nuk kishte qëndruar prapa Këshillit Kombëtar Shqiptar. Edhe kësaj radhe u pa forca politike e kurdisur ndërmjet partive politike, me ç,rast mbetën jashtë disa zona shqiptare pa pas përfaqësues të vetin në Këshill.

Si mos të mbesin jashtë kur çdo gjë ka qenë e kurdisur shumë kohë më parë e vetëm se është dashtë të veprohet sipas  urdhëresës të kompetentëve. Disa nuk e kanë ditë këtë tregti e disa të tjerë e kanë pas të njohur dhe nuk kanë dëshirua të jenë pjesë e këtij cirku politik. Kjo është arsyeja që them kanë mbetur jashtë. Kjo situatë nuk shkon në të mirën e Shqiptarëve të sinqertë por them as në të mirën e disa personave dhe partive të cilat e kanë politizuar dhe privatizuar Këshillin Kombëtar. Pra unë nuk kam përgjigje por pyes nëse ka të sinqertë PSE dhe deri kur Kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat