Provokimi duhet ndëshkuar aq sa vetë terrorizmi

Opinione

Provokimi duhet ndëshkuar aq sa vetë terrorizmi

Nga: Armend Halimi Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:18
Armend Halimi

 Është e pamohueshëm fakti se ka kohë që vërtetë bota është shëndrruar siq edhe thuhet në “fshat global”, krejt kjo falë integrimit të gjithëmbarshëm. Duke qenë kështu, situatat e ndryshme që ndodhin në çfarëdo vendi përjetohen apo kan ndikim qoftë direkt apo indirekt edhe në vendet e tjera. Do ishte mirë që gjërat e mira të përjetohen nga të gjithë, por, fatkeqësisht, gjërat e kqija më tepër gjejnë shtrirje.

Gjithashtu është fakt se terrorizmi, në veçanti i llojit të fundit, ka arenë të gjerë të frontit, ku mbi bazën e sulmeve dhe kërcënimeve që përjeton bota, lë të kuptohet se i është shpallur luftë gjithë botës, gjë e dëshmuar me sulmet dhe parreshtura në adres të të gjitha kontinenteve.

Duhet thënë, se me siguri grupet terroriste, megjithë luftën e hapur ndaj gjithë botës bashkohore dhe demokratike, prap se prap kanë në list caqet, pra shtetet që i konsiderojn më me prioritet për sulm, e që sigurisht prioriteti përcaktohet pikrishtë nga vetë ekspozimi i gadishmërisë së vendeve të caktuara për të u përballë me aktet e tilla. E gjithë kjo edhe po vrehet, ku varsisht vendeve edhe po goditen apo kërcënohen me akte terroriste, siq është Amerika, vendet e caktuara të Evropës, si Franca, Britania dhe Gjermania, etj. Që është e vërteta, pamvarësisht fuqisë së tyre shtetrore, para terrorizmit gjenden njësoj të rrezikuara.

Duke pas parasysh, se terrorizmi në stadet e para zhvillohet me prapagand, duhet pasur kujdes edhe qasjës që duhet të jetë karshi fushatës terroriste. Po flasim në nivel nacional, ngase në nivel global kjo dukuri ka tejkaluar stadet e promovimit, në fakt ajo tani po zhvillon luftë frontale, duke pas aftësinë edhe të kontrollit të territoreve të tëra. Mirëpo, po rithkesoj se vëmendje duhet kushtuar qasjës ndaj terrorizmit në nivel nacional. E gjithë kjo qasje, pra e kujdesshëme siq edhe po vrehet nga politikat ditore të sigurisë është e domosdoshme në Kosovë.

Është fakt se janë regjistruar me qindra individ të dyshuar apo edhe të identifikuar në masë me origjin nga Kosova që janë të involvuar në “shtetin islamik”, sikurse nuk i kan shpëtuar inkuadrimit qytetarë edhe nga vendet më demokratike, gjë që duhet ndërtuar sistem apo fushatë parandaluese për angazhimet e tjera optimale, por gjithashtu është fakt se edhe pse popullësia në Kosovë është me shumicë dërrmuese e përkatësisë fetare muslimane, e që kjo popullësi është jo vetëm e distancuar por edhe e irrituar nga terroristët të cilët në emër të identitetit të tyre fetar po ushtrojnë dhunë ekstreme nëpër botë.

Përfundimisht, duke marrë për bazë gjitha këto që u thanë, në Kosovë është duke u bërë spektakël i madh dhe njëkohësisht shumë i panevojshëm ndaj terrorizmit, e me gjasë kjo më tepër për të “hy në hater” miqëve ndërkombëtar që janë të involvuar drejtëpërdrejtë në luftë dhe konfilikte, ku sikur pavetëdijshëm po provokojnë vetë terrorizmin.

Për të qenë më të drejtë, sigurisht që edhe Kosova duhet të jetë pjesë e politikave të shëndosha globale, sidomos në vijë me agjendat e aleatëve, mirëpo, për aq sa ka rrezik nga këto dukuri, dhe po aq sa ka fuqi edhe duhet të zgjidhen metodat e tilla. Për shembull, Kosova ka mjaftë probleme madhore nacionale, të cilave me vite nuk është duke i përballuar apo dhënë zgjidhje, e që aq më tepër të involvohet edhe në probleme të panevojshëme të karakterit global. Pra, Kosova duhet ketë strategji parandaluese të heshtur, jo të ekspozuar dhe provokuese, por të orientuar në këshillim dhe vetëdijesim institucional, edhe pse paksa e vonshëme, megjithatë duhet qenë në koordinim me bashkësinë islame dhe institucionet tjera në ndikim, siq janë shkollat për fushatë dinjitoze të sensibilizimit të shoqërisë kosovare, sidomos të rinjëve rreth dëmit që sjellin aktet terroriste, dhe udhëzimi në praktikim i parimeve humane konform urdhëresave fetare, pa dallim qofshin.

 Mirëpo, nuk do të ketë sukses padyshim as një masë e strategji, nëse nuk do synohet në parandalim dhe ndëshkim po me aq seriozitet edhe të nxitsëve apo përçarsëve me ide e teori provokuese, ku realisht jo pak vrejmë në debate të ndryshme mediatike, që në emër të luftës kundër terrorizmit, provokohet masa e gjerë e një besimi të caktuar, konkretisht atij islam. Për gjithë këtë vetëm kërkohet përkushtim, ngase baza ligjore po aq sa inkriminon veprat terroriste, po aq edhe ato të nxitjës, përçarjës, et,, që bëhen me motive fetare.

(autori është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë ISS)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat