"Apet" ma mirë mos me folë hiç

Opinione

"Apet" ma mirë mos me folë hiç

Nga: Kimete Berisha Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:16
Kimete Berisha

Sa herë kam folë, nuk më ka ra mirë. Që do të thotë kurrë s'më ka ra mirë.

Plus që gjithkush i do njerëzit e urtë, sidomos femrat që flasin e çojnë krytë nuk i do askush afër vetes.

Kur popullata shqiptare e përshkruajnë një grua të mirë, thonë ish sikushi, "e pagojë", krytë ungjun, çele guri gojën, po i kqyrke veç punët e veta. Hallall i koftë asaj nane që e ka rritë.

Për me pas sukses në jetë femra shqiptare duhet m'u paraqitë fëminore, e brishtë, e varur dhe tutse. M'u plakë e m'u paraqitet si 'vajzë' e vogël. .
Kishe po pshtetet në mashkull, e kishe po mrekullohet me dijen e me forcën e tij.

Kur ai flet për Makiavelin, ti m'u befasu, kishe kurrë s'ke ni për të. E sende vende. Kishe ai po të mëson gjithçka e po të ruan mos me t'mashtru gjinja, se ti femër, nuk din.

Shqiptari s'duron që femra me qenë ma e zoja se ai. Kurrë. Veten e mbyt edhe sheficë nuk duron. Përveç sheficë e kuzhinës.

S'ka femër intelektuale e re e e vjetër që nuk e hekuros burrin e që nuk ia fshin këpucat.

Zanin diqysh me mujt me ulë në off, me fol rrallë, shkurt dhe me zë të ultë, që mos m'u dëgju mirë e me ja bë punën erifit me të pyet tri herë 'çka the'...s'kish pas t'pagumë.

Femër të rahatume e me 'gojë të madhe' nuk ka.

Mua më mori më qafë goja...Jo, Spinoza, jo Teofrasti, jo Zhan Darku more, Shota e Azemit, jo kjo, jo ajo...tuj filozofu...e kënaqa krejt...marova  ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat