Çfarë (po) ndodhë me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe partitë (politike) shqiptare...?!

Opinione

Çfarë (po) ndodhë me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe partitë (politike) shqiptare...?!

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 maj 2018 Në ora: 16:10
Skënder Karaçica

U bënë njëzetë vjet nga ,,pavarësia,, e Maqedonsië nga ish -Jugosllavia dhe çështja shqiptare mbeti e (pa)zgjidhur në këndin e margjinave politike të kohës!Partitë politike(shqiptare)e kanë bërë si ,,rregull,,që pas zgjedhjeve parlamentare marrin udhë në ,,programin politik,,të (pa)koalicionit me partitë sllavo-maqedonase (Nikolla Gruevski-Zoran Zaev)dhe si me hy në punë dhe me e marrë një rrogë të mirë dhe dofarë shkallë të jetës si ,,hyqmet,,se jo mahi...!!!

Çfarë u bë dhe çfarë nuk do të bëhet kurrë në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoni,do të thosha,do të jetë ora e kurdisur e kohës me pushtetin maqedonas që,hë për hë,do të jetë ora kryesore poltike:RRINI URTË E BUTË,PUNONI DHE VEPRONI,E DINI...VETËM ÇFARË THOTË SHTETI(sic!).

Në parlament tashti kemi vetëm 19 deputetë shqiptarë(!)që dorën në zemër nuk kanë as forcën,as mundësitë ligjiore dhe as guximin që të nisin proceset (d)emokratike në këtë shtet problematik dhe me një të ardhme të paqartë kushtetuese,ku populli shqiptar ka mbetur as në tokë e as në qiell...!

Nëse nuk ndryshon kjo gjendje (shqiptare)në shtratin klinik të kohës sipas Shekspirit,,Të jesh,apo mos të jeshë,,atëherë do të ishte mirë që deputetet e (p)opullit të dorëzojnë mandadet dhe të shkojnë në shtëpi!

Kur të dëgjueshmit shkojnë në shtëpi,atëherë do të dëgjohet zëri i BE-së dhe SHBA-së se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur në shkallën e barazisë kombëtare(shtetformues) e jo pakicë kombëtare!

Koha po troket në ndërgjegjen e (vrarë)të partive politike shqiptare që për këto vite nuk e kanë lëvizur asnjë guri karshi çështjes së (pa)zgjdhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat