A kemi pse frikësohemi ?!

Opinione

A kemi pse frikësohemi ?!

Nga: Leonora Laçi Më: 6 maj 2018 Në ora: 16:42
Leonora Laçi

Sa herë përmendet emri i diktatorit Enver Hoxha, kemi një reagim alergjik të pashmangshëm dhe të justifikueshëm, e njëjta gjë ndodh dhe më komunistët kur i përmendën nacionalistët, madje dhe termi“nacionalist” i trembë.

A do të gjendet ndonjëherë gjuha e përbashkët për këtë çështje, si dhe të ulen gjakrat mbi këtë temë delikate ?!

Por, pse ndjehemi të frikësuar dhe a kemi arsye duke qenë se tashmë jetojmë një tjetër sistem, e komunizmi ka rënë ?!

Disa nga arsyjet do i përmendi në këtë artikull.

Së pari, nëse ne do ndjeheshim të vleresuar mjaftueshëm nga politikbërësit tanë, nga shteti shqiptar me institucionet e tij, e nderi të jete çuar në vend, s’do kishim përse të friksoheshim.

Së dyti, nëse ne vërtetë do kishim hapur një kapitull të ri, partitë shqiptare të ishin shkëputur nga e kaluara dhe të denonin aktet e dhunës që janë ushtruar ndaj shqiptarëve nga shqiptarët përgjatë periudhës komuniste, s’do kishim pse të frikësoheshim nga fantazma  e “Enver Hoxhës”.

 Së treti, nëse do i denonim persekutorët atëherë s’do kishim përse të frikësoheshim.

Së katërti, nuk do indijoheshim aspak nga qendrimet e njerëzve të caktuar për të kaluarën komuniste nëse këta njerëz nuk do rrahnin gjoksin dhe të numëronin vetëm fitoret e komunizmit, por të njihnin dhe dështimet e tij, të merrnin në konsideratë dhe viktimat e komunizmit, e të mos frynin numrin e dëshmorëve. Nuk janë më pak dëshmorë  dhe njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore të rreshtuar në partit e tjera, apo dhe ata  që punuan punë vullnetare në këneta e miniera, e mbetën aty.

Së pesti, frikësohemi sepse në dokumentet arkivore të periudhës komuniste në dosjet e sigurimit hidhet baltë mbi individë të caktuar dhe nesër këto dokumente mund të merren si fakte historike, e kësaj i thonë fallsifikim të historisë. Jo çdo dokument i asaj periudhe duhet të merret në konsideratë.

Së gjashti, gënjeshtra komuniste është thënë aq shumë sa për shumëkënd është marrë si e mirëqenë.

Së shtati, ne frikësohemi sepse nuk u bë asnjë “nuremberg shqiptar”, mjaft i domosdoshëm.

Së tetti, ne tërhoqëm zvarrë vetëm bustin, por jo ideologjinë komuniste, që reflektohet në politikëbërjen tonë.

Së nënti, nuk protestuam një herë të vetme mbarë populli të padirigjuar nga partitë politike, për të larë hesapet me të kalurën, e kështu harruam.

Fantazmat e së kaluarës do na ndjekin gjithmonë deri sa të guxojmë të dalim mbi partitë, të veprojmë të bashkuar kundër së keqes.

Duhet të kuptojmë që në çdo kohë kanë lindur dhe do lindin njerëz me mendime pro dhe kundër së kaluarës komuniste.

5 Maji nuk duhet të jetë datë e komunistëve, edhe pse ata e kanë përdorur si triumf personal, është groteske të thuhet që pas marrjes së pushtetit i vranë vetë shokët e luftës e më pas i ngritën memorial.

Edhe pse simbolika e kësaj date është instrumentalizuar nga komunistët në dobi tyre, në të vërtetë duhet të shërbejë si datë perkujtimi për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake që luftuan kundër një force të huaj. 

E vërteta historike nuk është absolute pasi atë e shkruajnë fitimtarët, e shkruarja e saj jo gjithmonë i përshtatet realitetit, dhe secili e konsideron të vërtetë, të vërtetën e tij në kushtet dhe rrethanat e kohës. 

Dëshmorë të shpallur të tillë apo të pashpallur duhen nderuar njëllojë, sepse sakrifikuan jetën për Shqipërinë pavarësisht rreshtimit ideologjik.

Po ashtu duhen respektuar njëllojë viktimat e komunizmit ashtu siç po i respektojnë ekzekutuesit e tyre, ngritja e nje memoriali për ta është detyrim kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat