Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç Reformimit të Drejtësisë

Opinione

Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç Reformimit të Drejtësisë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 30 prill 2018 Në ora: 17:02
Skënder S.Kapiti

Pa Reformën në Drejtësi nuk do të ketë emancipim politik, as demokratik dhe as juridik, si dhe as zhvillim ekonomik dhe as integrim për Kosovën në BE.

BE nuk  pranon në gjirin e saj shtete të cilat kanë probleme demokratike, me sundimin e ligjit, me drogën, me krimin dhe me korrupsionin.Reformimi  i sistemit të  drejtësisë  në  Kosovë  është  detyrë  jetike për popullin dhe për shtetin e Kosovës. Drejtësia është  një  nga kushtet kryesore të  mbijetesës së  një  shteti sovran dhe të  mirëqënë  ekonomikisht.Reforma në  drejtësi , ngritja e shtetit ligjor apo VETTING-u do t’u jipte qytetarëve shqiptarë  liritë  juridike, ekonomike dhe politike pa të  cilat nuk ekziston dhe as nuk konceptohet sot shteti modern e demokratik. Reforma në  drejtësi jep dhe garanton dinjitetin dhe personalitetin e individit, shtetit dhe të  shoqërisë  në  një  funksion dhe lidhje organike mes tyre. Reforma në drejtësi realizon barazinë  e qytetarëve para ligjit dhe shtetit  pa marrë  parasysh statusin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Sot në  Kosovë  këto nuk realizohen me keta politikanë, as me ketë  politikë  dhe as me këta gjyqtarë  e prokurorë . Lind pyetja se ku mund të  gjinden këta? Po ata duhet t’i importojmë  nga BE dhe sidomos nga SHBA, por jo të  gjithë . Nga andej duhet të  marrim gjyqtarë  të  profilit të  lartë  profesional, me eksperiencë  dhe të  pakorruptuar, pra duhet të  marrim gjyqtarë  e prokurorë të  profilit të  madh. Kjo do të  ishte  e domosdoshme për një   periudhë  kohore tranzitore derisa të  përgatitej një  plejadë  juristësh shqiptarë  të afte profesionalisht, te pastër ,të  papërlyer dhe të  pa infektuar nga kjo shpurë  pseudugjyqtarësh të  inkriminuar, të  korruptuar dhe të  paaftë  e të  papersonalitet që  dinë  vetëm të  vjedhin ,të  korruptohen dhe të  bëjnë  pazare me ligjin.

Kjo sepse gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë  ashtu sikurse edhe politika dhe politikanët shqiptarë nuk  dinë se çfarë  është  drejtësia, as shteti, as demokracia dhe as personaliteti, dinjiteti dhe moraliteti njerëzor. Ata e kanë  prishur si shtetin ashtu edhe sikurse e kane paralizuar dhe infektuar edhe shoqërinë  shqiptare me veset e tyre prej injoranti, antihumaniteti dhe ligësie e padrejtësie. Kjo pra ka krijuar edhe terrenin shoqëror të  tillë  ku shoqëria nuk është  përgatitur, as e  edukuar dhe as e ndërgjergjesuar për  rolin vendimtar që  ka drejtësia në  në një  shtet për mirë funksionimin e shtetit dhe të  shoqërisë  si dhe të  lirive dhe të  të  drejtave politike, juridike, ekonomike dhe sociale të  individit dhe te shoqërisë .

Kjo është  e vërtetë  sepse po të  kishim një  shoqëri të  fortë  dhe të  shëndoshë  politikisht, juridikisht dhe demokratikisht kurrë  nuk do të  kishim pasur këtë  gjëndje mjerane, dhe kurrë  ky  hajn, ky soj e ky sorollop politikani, pushtetari, gjyqtari e prokurori nuk do të  ishte në  këto pozita sunduese të  politikes, te shtetit, të  drejtësisë  dhe të  shoqërisë  shqiptare. Prandaj them se Reformimi i drejtësisë  në  Kosovë  eshte jetike për shoqërinë  dhe për shtetin e Kosovës.Sundimi i drejtësisë e edukon edhe qytetarin shqiptar me atë se nuk  duhet të hyhet në politikë dhe nuk synohen  rrëmbimi  dhe blerja e detyrave  dhe e posteve  shtetërore vetëm se prej tyre të jipet e drejta dhe mundësia për të vjedhur, për të abuzuar dhe për t’u pasuruar duke shfrytëzuar politikën , drejtesine dhe pushtetin. Kjo realisht është politikë dhe edukatë si në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi kush po zgjidhet dhe kush po votohet, kush vjen në detyrë dhe në pushtet  si individ apo si parti politike vetëm sa po e shton korrupsionin , hajdutërinë ,krimin dhe abuzimet me favorin që ua jep  atyre pushteti dhe politika, korrupsioni dhe hajnija me ligj e pa ligj. Dhe prandaj Kosova nuk ka rrugë tjetër si emergjencë kombëtare, e cila  është Reforma në Drejtësi dhe ndërtimi i shtetit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat