Fanatikët e dhunshëm fetar janë më shumicë sot

Opinione

Fanatikët e dhunshëm fetar janë më shumicë sot

Nga: Maxhun Smajli Më: 27 prill 2018 Në ora: 06:30
Maxhun Smajli

Ekstremiteti fetar mysliman në Kosovë, si sëmundje kancerogjene për kombin shqiptarë, më shtyri të harxhoj kohë nga koha ime e çmuar. Dhe, vendosa të shetisë nëpër realitetin fetar në përgjithësi.

Që në fillim po deklarohem se nuk jam laik, e as i krishter apo mysliman. Të jesh shqiptarë i vërtetë, do të thotë të jesh mysliman i mirë, katolik i mirë, e mbi të gjitha njeri i mirë. Bile, unë mendoj se në Kosovë i vetmi mjet identifikues i të qenit mysliman është penisi-synetia. Nuk ka mysliman në Kosovë që është i regjistruar në librat amë të xhamisë, siq ndodhë me pagëzimet nëpër kisha.

Hoxhallarët, përveq një „tefteri“ të vogel për obligime anëtarësie nuk kanë gjë tjetër. Pastaj, çdo shqiptarë i Kosovës, kush i thotë vetit shqiptarë, fillimisht ka qenë i krishter. Pra, katolikët e këqinjë janë bërë mysliman. Gjithë ata shqiptarë që nuk pranuan fenë e armikut (turkut) qenë të detyruar familjarishtë të largohen nga atdheu.

Shumë familje shqiptare katolike, të cilët nuk pranuan të largohen nga atdheu, nga presioni i pushtetit turk, kanë pranuar botërishtë fenë islame, i kanë ndërruar emrat, veçmas mashkujt, por fshehtas në shtëpitë e tyre ata i kanë mbetur besnik fesë së tyre. I zoti i shtëpisë para botës njihej me emër mysliman, ndërsa në të vërtetë quhej me emrin e tij katolik. Këta ishin kriptokatolik, katolik të fshehur e mysliman të hapur, që njihen me emërin, “Laramanët”. Ata mbanin sa për sy e faqe festat dhe zakonet tjera turke po në të vërtetë vetën e dinin shqiptarë katolik dhe në shtëpi kryenin të gjitha ceremonitë e fesë së vet. Laramanë ka pasur më shumë në Karadakun e Shkupit, në fshatin Stubëll. Por, familje të përziera katolike e myslimane ka pasur në Dukagjin. Mark Milani përmend në kohën e tij këtë dukuri dhe thotë, se: “Atmosfera në familje të tilla  është shumë e mirë, e përzemërt”.

Gjatë shekujve XVII-të dhe XVIII-të, 2/3-tat e shqiptarëve kalojnë në fenë islame. Shqiptarët, në pjesën më të madhe të myslimanizuar, ndjeheshin pjesë e Perandorisë Osmane që u siguronte krereve të tyre poste dhe privilegje.

Megjithatë, çështjen e besimit dhe të konfesionit populli shqiptarë kurrë nuk e ka pranuar si plagë brenda qenies së vet, duke konsideruar një bindje përsonale jetësore e individit. Shqiptarët u takojnë tri konfesioneve; katolik, mysliman dhe ortodoks. Në fakt konfesioni ortodoks nder shqiptarët e Kosovës nuk ekziston. Ata u asimiluan, u serbizuan. P.sh. Karagjorgje Petroviq është me origjinë shqiptare. Një degë e fisit shqiptar të Kelmendit është vendosur në Rudnikun serb, ku ka dhënë shumë njerëz të njohur në kryengritjen popullore të vitit 1804. “Udhëheqësi i kësaj kryengritje, i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq është me origjinë shqiptare”, shkruan historiani serb, Jovan Tomiq. Pastaj, Crnojeviqët ishin një familje feudale me prejardhje shqiptare më pas të serbizuar. Zotërimet e asaj familje shtriheshin në Zetë, ndërmjet Bunës e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejtë lindjës.

Edhe sot e kësaj dite ka familje të shumta shqiptare e serbe në Kosovë që janë të një fisi (barku); Stojkt e Kosuriqit të Pejës, shqiptarë të besimit mysliman, janë të një fisi (barku) me Stojkt e Dollovës së Klinës, të serbizuar. Pastaj, Mikiqtë e Gllaviqicës së Pejës janë të fisit Krasniqe dhe shumë të afërt me Krasniqtë e Strellcit të Deçanit.

Pak fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve

Shpërnguljet shqiptare nga viset e tyre etnike kanë filluar pas depërtimit të ushtrisë së Perandorisë Osmane në trojet tona, në shek.XIV-të. Shqiptarët që braktisën vendin u vëndosen në Greqi, Itali, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Egjipt, Siri, Rusi, SHBA, Srem të Vojvodinës e në viset e Dalmacisë.

Në fund të shek. XV, që nga Venediku deri në Sicili, burimet arkivale përmendin në qytetet italiane dhe në rrethet e tyre bujqësore, shqiptarë me shumicë. Mjaft prej tyre të varfër, pa ndihmë e pa përkrahje, të mbetur rrugëve, u kthyen në lypës ose vdiqen nga uria e sëmundjet. Në letrën e tij, derguar  dukës së Burgonjës, Papa Pali II Filipi, shkruan: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot. Nëpër limanet e Italisë, këta refugjatë të uritur, të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre, që rrinë anës së detit, e ngrenë duartë drejtë qiellit, e qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim vesh dot”.

Kur jemi tek shperngulja shqiptare, kjo ka ndodhur edhe pas largimit të Turqisë e cila i dha Rusisë cariste Kosovën për dhuratë. Në vitin 1938 nënshkruhet marrëveshja në mes të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Turqisë e cila parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve shqiptare për në Turqi.

Feja një defrim mendor!

Feja është vetëm një defrim mendor, një shuajtje shpirtërore, diçka që mund të na sigurojë pak paqe mendore dhe ngushllim për t’i bërë ballë problemeve të jetës. Dhe, për këtë, feja është e rrënjosur thellë në natyrën njerëzore. 86% e popullsisë së botës praktikojnë ndonjë formë adhurimi. Andaj, jetojmë në botën ku shumëllojshmëria e feve na huton. Nga një sontazh i kohëve të fundit doli se, në botë ka 19 fe kryesore dhe nja 10.000 sekte e fe më të vogla.

Zoti është një hije që e krijoj vetë njeriu me filozofinë e tij. Pra, njeri do të thotë i robëruar-diçka që frika e mban të ndrydhur (drojtur); dikush i frigohet Zotit, dikush ligjit, dikush njeriut e dikush hijës së tij.

Fridrich Nitsche dhe Omar Khajam ishin kundër fesë dhe besimit, por në vitet e pleqërisë u lidhën për fenë dhe u bënë besimtarë të denjë dhe vdiqen si fetar të mëdhenjë. Nitsche nga frika e vdekjës, Khajami nga frika e vrasjes nga Suninjet.

Haxhillëku e kishte egërsuar së tepërmi Khajamin, i cili në një strofë të “Rubairave” , thotë:

            “Ku t’gjesh zemër puthe dhe rrembeje,

            Dhe adhuro si altar prej feje.

            Njëqind Qabera nuk vlejnë sa një zemër,

            Zemër kërko, o Haxhi, e jo gurë Qabeje”.

Po njëjtë me Khajamin ishte edhe Sokrati në qytetërinë greke. Ai i akuzuar për mëkate denohet me vdekje dhe largohet nga jeta me kupën e helmit. Për dallim nga bota ku kishte jetuar Khajami në Evropën e krishterë, jo vetëm në kohën e mesme, por edhe pas Rilindjës Italiane, d.m.th. katër shekuj pas vdekjës së Omar Khajamit kemi shembuj martirësh të Lirisë së Mejtimit, të djegur të gjallë prej katolikëve dhe protestanëve.

Librat e Shenjtë

Shumë fe bien dakord për faktin që Shkrimet e Shenjta u frymzuan nga Perendia. Nga fillimi e deri në fund të Shkrimeve të Shenjta pohohet se do të mbrohet fjala e Perëndisë. “Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë mbetet përjetë”, Isai (4o:8). Po kështu, Kur’ani thotë: “S’ka kush që ndryshon fjalët e All’ahut” (El En’a-më (6):34). Gjithashtu, duke u hedhur një sy më nga afër dorëshkrimeve të vjetra që ekzistojnë akoma, mund të jemi të sigurt se teksti i Shkrimeve të Shenjta është autentik. Në këtë mënyrë do të vërejmë saktësinë më të cilën u kopjuan Shkrimet. Kur’ani e quan Tevratin dhe Inxhillin “Libra të ndritshëm”, Ali Imran (3):184.  Dhjetra vargje të Kur’anit pohojnë se këta libra janë nga Perëndia. El Maide (5):46, thotë për Tevratin: “Atje gjendet urdhri i qartë i Perëndisë.

Myslimanët adhurojnë një Perëndi, All’ahun (All’ah, thjeshtë do të thotë “Zot” dhe nuk është emër). Për të krishterët perëndia është trinitet, i përberë nga tre Perëndi; Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Hinduset besojnë se ka më tepër se njëmijë Perëndi dhe Përendesha. Të tjerët thonë se shpirtërat banojnë në ndonjë kafshë, pemë, shkëmb a rrëkë uji.

Ideja për Parajsën

Ideja për parajsë është e vjetër sa edhe vetë bota. Parajsa është një dëshirë e zakontë e njeriut. Sapo ka filluar të kthjellët pakëz e të mesoj diçka për veten, njeriu ka krijuar edhe atë “botën tjetër”. Natyrisht që për këtë e ka shtyrë një telashe e madhe-frika nga vdekja. Në shtetet arabe ku temperaturat  kanë qenë të larta, dhe nuk kishte apo ishin të rralla vende të gjelbëruara, si dhe mungesa e ujit, Parajsën e imagjinonin si vend i gjelbëruar dhe me gurra të shumta uji.

Parajsa imagjinohej edhe tek lakmia për diçka. Bie fjala lakmia për të pasur shumë gra, imagjinohej se do t’i gjenin në botën tjetër-Parajsë. P.sh. perandori i fundit i Marokut, Sharifi nga Maroku, Mullah Ismaili (1672-1727), është i njohur si burrë i shumë grave, me të cilat kishte 548 djem e 340 vajza, prej nga del se më tepër se gjysma e Marokut janë pasardhës të Mullah Ismailit. Prandaj, njerëzit më fetar janë ata që jeta nuk u ka dhënë asgjë nga ato që kanë ëndërruar.

Qeveria fajtore për radikalizmin mysliman në Kosovë

Feja e mirë na i fisnikëron mendimet dhe na tregon si të përmirësojmë sjellen. Na ndihmon derisa përpiqemi të bëjmë atë që është e drejtë dhe të bëhemi sa më të mirë. Feja e mirë duhet të mësojë dashurinë vëllazërore.

Mirëpo, fanatikët e dhunshëm fetar, që janë me shumicë sot, po e përdorin fenë për të justifikuar synimet egoiste dhe interesat e tyre të ngushta. Më të vertetë, historia tregon se fetë e kësaj bote shpesh e kanë penguar përparimin e njerëzimit dhe kanë shkaktuar urrejtje dhe lufëra. Kjo po ndodh edhe në kohën tonë.

Feja kurdoherë ka pasqyruar kushtet politike dhe shoqërore që mbizotërojnë në vend. Qeveria e Kosovës po vepron në përkrahje të radikalizmit mysliman në vendin tonë. Një prirje e mbrapshtë kundër kombit e atdheut.

Edhe pas kaq shumë vitësh, vargjet e poezve të Pashko Vasës dhe Kristoforidhit janë aktuale, kur thonë: 

 “Ah, shqiptarë t’vogjel, nipa t’tonë t’padejë

  Që s’dini sot me gzue lirinë e ardhrueme....

(Pashko Vasa)

“Ah, kohë e keqe, njiqind herë më e vështirë se kohët e robërisë;

 mbasi djelmnija s’naltëson atdheun e bam,...” (Kristoforidhi)

Dhe, për fund!

Është gurrë e normave morale për një komb të lashtë siq është populli ynë, të ndikoj në ruajtjën e krenarisë sonë si komb. Të shkundë nga vetja disa vargonj moralë e bestytni dhe kombi ynë të zhvillojë potencialin e tij të jashtëzakonshëm nëpërmjet arsimit. Për ta mbajtur vulën e kohës, ne duhet të jemi zëri i kombit edhe në këtë kohë; kohën e re, kohën e ndryshimeve, kohën e tranzicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat