Sa janë me vend reagimet ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum?

Opinione

Sa janë me vend reagimet ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:52
Sherif Ramabaja

Javën që lam u shkrua shumë për diferencat në vlerësime, në mes Kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe deputetit të Bundestagut gjerman Krichbaum. Ky njëherit është edhe Kryetar i Komitetit Evropian në Bundestagun gjerman dhe  përfaqësues i partisë së zonjës Merkel CDU. Në mediat shqiptare, Krichbaum pasi i vlerësoi të parakohshme fillimin e negociatave për pranimin e Shqipërisë në EU, u cilësua si përkrahës i Bashës dhe kundërshtar i Ramës. Kjo është ajo se si vlerësohen njerëzit te ne dhe u jipen ngjyra politike. Në fakt deputeti Krichbaum edhe po të anonte nga partia demokratike, profesionalizmi dhe detyra me të cilën është i ngarkuar nuk do tia lejonin një gjë të tillë. Po të jipte ai vlerësime të gabuara siç ne e vlerësojmë ai do të haste në kritika të ashpra, si nga partia së cilës i takon, po ashtu edhe nga komisionet që merren me zgjerimin e BE. Ai  vlerësimet e tilla nuk i bënë pa konsultime edhe me të tjerët, prandaj  reagimi i kryeministrit shqiptar të ngjanë me reagimet e Erdoganit ndaj EU-s. Krichbaum kishte deklaruar në Tiranë se “ Së pari si problem  kryesor jane korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivele të larta ”. Nuk vonoi dhe reagimi i mediave të afërta me kryeministrin Rama u vërsulën ndaj deputetit Krichbaum duke e rradhitur si përkrahës i politikës së Putinit.

Qëndrim të ashpër mbante edhe Turqia duke insistuar që me forcë të bëhej anëtare e EU-së, po në realitet u largua aq shumë sa sot se diskuton askush çështjen e saj.

Si mund ta përmirësojmë imazhin tonë ?

Së pari nuk duhet të na shkoj në mendje se dikush në rradhët e EU-së, është armiku i ynë. Populli thotë “ Ai që të qorton, ta do të mirën, kurse ruaju nga ai që t`i lëmon krahët” Për fat të mirë zoti Krichbaum na qortoi, por ne na u duk pa vend. Të shikojmë para nesh se çpo ndodhë. Gjendja politike ështe e acaruar tej mase. Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të shoqërisë. Ngecja në reforma është shumë evidente. Shqiptarët po ndiqen me drogë, jo me gram e kilogram, po me tonelata. Të gjitha këto janë shqetësuese, jo vetëm për ne po edhe për EU-në. Kuptohet që në këtë rast kërkohet më shumë nga ne. Kryeministri shqiptar duhet të tregoi rezultate dhe suksese në  ndjekjen e krimit e organizuar dhe kuptohet pastaj vlerësimet do të jenë në favorin tonë. Përndryshe mëshirë nuk kërkohet nga EU-ja. Ata i kanë kriteret e veta dhe kërkojnë rezultate. Zoti Krichbaum mund ta adhuroi Bashën, po ai nuk bie në nivelin e politikanëve të tillë që të jap vlerësime kuturu, ta rrezikoi karrierën e vet, vizionin si politikan serioz dhe ta dëmtoi imazhin e partisë së tij. Politikanët e CDU-së, së zonjës Merkel janë kritikët dhe kundërshtarët më të mëdhej të politikave të presidentit rus, Putinit. Prandaj insistimi i mediave shqiptare se gjoja e admiron ose punon në interesin rus, nuk përputhet askund me  realitetin. Komisioni i vlerësimit ishte po ashtu kritik ndaj Malit të Zi dhe Serbisë edhe pse kishte sugjeruar vitin 2025 si kohë e pranimit të tyre. Shqetësimi është ngritur sidomos ndaj Serbisë dhe lirisë së shtypit në këtë vend, si dhe raporteve me Kosovën. Të punojmë më shumë që ti afrojmë qëndrimet dhe reformat, rezultatet do të vijnë vetë. Mos të përpiqemi që ta ballkanizojmë Ervropën, po ta bëjmë të kundëtën, të evropianizohemi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat