Mafio-oligarkët e biznesit dhe pushtetit mbështesin ekspansionin serb

Opinione

Mafio-oligarkët e biznesit dhe pushtetit mbështesin ekspansionin serb

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:42
Ragip Guraziu

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë t'u japin më tepër hapësirë prodhimeve nga importi sesa produkteve vendore. Mallrat serbe favorizohen jo vetëm në Kosovë, por tash së fundi edhe në Shqipëri, ku nëpër plazhet ku frekuentojnë kosovarët kanë vërshuar mallrat nga ky vend. Serbia ka hapur dhe 300 mijë vende pune, kurse i gjithë rajoni, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi së bashku, kanë hapur vetëm 100 mijë vend pune. Ky ekspansion serb në tregun rajonal po zgjerohet, falë politikave të gabuara ekonomike që ndjekin qeveritë shqiptare, duke penguar rritjen e prodhimit vendor dhe shtimin e investimeve.

Biznesmenët oligarkë favorizojnë Serbinë dhe importojnë produkte të dyshimta. Kështu e ka kur shteti i Kosovës nuk ka strategji dhe e shndërroi Kosovën në varësi të prodhimeve serbe, me afate të skaduara që po u servohen qytetarëve të Kosovës, bile thuhet se ky fenomen ka pushtuar edhe Shqipërinë. Në Shqipëri dhe Ulqin po vërehen produkte serbe, që do të thotë tani jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, falë oligarkëve, Serbia ka hapur 300 mijë vende pune kur kemi parasysh se i gjithë rajoni tjetër, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, e Mali i Zi së bashku kanë hapur 100 mijë vende pune. Bashkimi i mafisë politike me bizneset kriminale të lidhura drejtpërdrejt me bizneset në Serbi, i zgjeroi si asnjëherë më parë prodhimet serbe në Kosovë. Që nga paslufta e deri më sot, Kosova është shndërruar në një vend në vartësi të prodhimeve serbe, dhe kjo po ndodh falë pushtetarëve tanë të korruptuar, që po punojnë pa ndonjë strategji të qartë ekonomike, por edhe falë bizneseve të pista oligarkike, të cilat u pasuruan duke sjellë produkte të dyshimta nga Serbia në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare.

Fabrikat në Serbi lëshojnë vija nergut për Kosovën

Produktet serbe që nga paslufta e kanë vërshuar tregun e Kosovën, shpesh pa cilësi dhe para skadencës së afatit për përdorim. Ka rrezik real që për tregun e Kosovës, fabrikat në Serbi të lëshojnë vija nergut për Kosovën. Produktet e Kosovës nuk mund t'i gjesh në tregun serb, qofshin ato me cilësinë më të mirë dhe me kosto të lirë. Nuk kemi reciprocitet, atëherë pse po vazhdohet kështu?! Këtu pa dyshim se fajet i kanë të dy qeveritë ku flitet shqip, në Tiranë dhe Prishtinë, që po gjunjëzojnë biznesin e vogël e të mesëm dhe po fuqizojnë oligarkët e inkriminuar. Serbia është duke zbutur papunësinë e vendit të saj, kurse prodhimet tona vendore janë në rrezik që mund të gjuhen në lumë dhe rrezikohet buka e gojës e shumë familjeve, por as vrasin mendjen banditët e vendit tonë, sepse me rëndësi është që ata t'i trashin xhepat nga ky kriminalitet që behët në pikë të ditës nga Serbia dhe argatët e saj shqipfolës. Muajve të fundit autoritetet e Shqipërisë janë duke aplikuar barrierat tarifore e jotarifore për prodhimet e Kosovësqë eksportohen drejt Republikës së Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar për media drejtori ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, i cili ka thënë se këto probleme duhet të zgjidhen deri me datën 31 mars, ose në të kundërtën, së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë do të organizojnë protesta në bllokimin e dy anëve të kufirit. Ndërsa, ministri i MTI, Bajram Hasani paralajmëron se do të ndërmarrin masa për këto pengesa ndaj prodhuesve kosovarë.

Duhet cekur që Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruar një protokoll bashkëpunim ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi. Mirëpo, progresi i shënuar deri më tani lë shumë për të dëshiruar. Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreson që këto probleme do të zgjidhen deri më 31 mars 2018. Në të kundërtën, së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë do të organizojmë protesta në bllokimin e dy anëve të kufirit", kanë paralajmëruar zyrtarët e klubit të prodhuesve. Kosova dhe Shqipëria gjatë viteve të fundit kanë arritur disa marrëveshje për nxitje të ndërmjetësimit të tregtisë, të cilat nuk mund të thuhet se janë plotësuar plotësisht, ashtu siç është negociuar dhe zotuar nga të dy qeveritë. Ka ende hapësirë që të bëhet një fuqizim më i madh i raporteve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kur kihet parasysh se ka shumë fusha dhe shumë produkte, ku të dyja vendet janë konkurruese, dhe mund ta plotësonin tregun e njëra tjetrës me produkte specifike, e në veçanti me ato sezonale. Nga aspekti i këmbimit tregtar Kosova në këtë faze të zhvillimit kryesisht ka relevancë importuese duke pasur parasysh nivelin e ulet të mbulimit të importit me eksport. Sipas të dhënave në dispozicion në vitin 2017 Shqipëria eksporton në Kosovë mallra në vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova eksporton në Shqipëri rreth 35 milionë euro. Nga këto të dhëna shihet qartazi se produktet e Shqipërisë janë duke depërtuar shumë më lehtë në tregun e Kosovës sesa produktet e Kosovës në tregun shqiptar.

Mospranimi i certifikatave fito-sanitare

Barrierat tregtare më tëtheksuara janë në produktet bujqësore. Kemi mjaft raste ku raporti i analizave në kualitet i lëshuar nga laboratorët relevantë të Kosovës nuk njihet nga autoritetet e Shqipërisë. "Kemi edhe aplikim të çmimeve referente ndaj produkteve bujqësore me orgjinë kosovare më së shumti me rastin e patateve, mielli etj. Prodhuesit nga Kosova kanë probleme që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos. Këto janë problemet reale, të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët ka thënë drejtori i KPK duke shtuar se akciza në birrë- aktualisht, Republika e Shqipërisë ka të përcaktuar kuota për birrën, nga e cila janë të ndikuar prodhuesit e birrës në Kosovë (kategoria B000 Birra, Kodi: NK 2203).

Sipas tij, KPK-ja ka kërkuar shfuqizimin e kuotave dhe tarifave për import nga Kosova, si p.sh. për prodhimin e birrës. Për momentin kjo kuotë është 200 mijë hektolitra dhe nëse tejkalohet nga një prodhues nga Kosova, tarifa në akcizë dyfishohet duke i bërë prodhimet e Kosovës jokonkurrente. Klubi ka kërkuar që të aplikohet politika tregtare e njëjtë siç aplikohet nga ana e Kosovës për birrën e importuar nga Shqipëria. Ligji për akcizat në Republikën e Shqipërisë është munduar të përpilohet në përputhje me Direktivën e Këshillit Evropian, përkatësisht Council Directive 92/83/EEC e datës 19.1.1992. Qëllimi i kësaj direktive, është promovimi i tregut konkurrent me fokus në mbrojtjen e prodhuesve të vegjël. Derisa në tregjet e Bashkimit Evropian, në shtetet që e kanë sistemin e njëjtë (dy shkallës), prodhuesit që hyjnë në shkallen e ulët asnjëherë nuk përbëjnë më shumë se 5% të tregut. Ndërsa, në Shqipëri është tërësisht e kundërta, ku prodhuesit të cilët zotërojnë deri në 25 për qind të tregut mbrohen nga ky ligj. Andaj, ne mund të përfundojmë se ligji në fuqi është diskriminues ndaj birrës së prodhuar në Kosovë, si dhe nëkundërshtim me Marrëveshjen e CEFTA-s. Po ashtu, gjatë sezonit të verës, ka një rritje të kërkesës për birrën nga Kosova.

Vonesat e shkaktuara nga pritjet e gjata dhe kostove shtesë shumë lehtë mund të ndikojë në humbjen e tregut në Shqipëri si rrjedhojë e mosqenit prezent në treg për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve shqiptarë. Bllokimi i regjistrimit të barnave nga Kosova, për të pasur të drejtën e eksportit të produkteve farmaceutike, duhet të bëhet regjistrimi i barnave në Agjencinë Kombëtare për Barna dhe Produkte Mjekësore (AKBPM), e cila procedure zgjatë jashtëzakonisht shumë (sipas të dhënave - kjo procedurë zgjatë deri në një vit apo në disa raste edhe më gjatë). Së fundmi Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtarë Shqiptarë, kanë adresuar kërkesat e përbashkëta tek dy kryeministrat e vendit - te kryeministri Haradinaj, respektivisht kryeministri Rama. Sipas Panxhes, këto kërkesa adresojnë heqjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore, për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë t'u japin më tepër hapësirë prodhimeve nga importi, sesa produkteve vendore.

Mallrat serbe favorizohen jo vetëm në Kosovë, por tash së fundi edhe në Shqipëri, ku nëpër plazhet ku frekuentojnë kosovarët kanë vërshuar mallrat nga ky vend. Analistët thonë se bizneset kosovare dhe ato të Shqipërisë të lidhura në një mision përfitimi edhe "kriminal" po rrisin prodhimin e punësimin e mirëqenien në Serbi, në vend se të fuqizohej prodhimi vendas në Kosovë e Shqipëri. Serbia ka hapur dhe 300 mijë vende pune, kurse i gjithë rajoni, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi së bashku, kanë hapur vetëm 100 mijë vend pune. Ky ekspansion serb në tregun rajonal po zgjerohet, falë politikave të gabuara ekonomike që ndjekin qeveritë shqiptare, duke penguar rritjen e prodhimit vendor dhe shtimin e investimeve.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat