Lazdrimi i LDK-së

Opinione

Lazdrimi i LDK-së

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:06
Prof. Dr. Binak Maxharraj

LDK pas anemisë që e pati dhe përplasjeve të shumta brenda saj, por edhe duke e luajtur bishtin here më këtë e herë me atë parti, si dukët ka ardhë pak në vehte, këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit ku LDK mori  27 deputet duke e lanë pas PDK.LDK e ka përfshijnë njëfarë entuziazmi për te ecë fuqishëm përpara. Por LDK më këtë entuziazëm nuk duhet të teproi, nuk duhet të qohet peshë, sepse thonë lazdrimi ta thenë qafën.

S’ka ditë qe ajo nuk thotë së na jemi këta që jemi, se na jemi Partia më e madhe, se na jemi rritë jemi ba shumë, këtë po na e këndojnë edhe sondazhet e fundit te cilat LDK e nxjerrin të parën, bilë do sondazhe e nxjerrin atë si partinë e Parë ,ku do ti fitonte deri ne 4o deputet, etj,etj. më teprime që si bajnë mirë asaj, pra ka nisë të qohet peshë siç thotë populli.

Por, është edhe një shprehje tjetër që zakonisht thuhet javash, javash mos merr tourr se po zatetesh n’hu lesh.

Pse, javash, javash?

Sepse ky zgjim nga gjumi i LDK nuk erdhi si ndonjë rezultat  i punës së madhe të sajë, sepse ajo nuk bëri ndonjë punë aq të madhe, nuk beri ndryshime rrënjësore brenda partisë duke e reformua atë duke e ba njëfarë demokratizimi të brendshëm, sepse një reformim me e shpejtë i saje pa hasë ne pengesa të brendshme te njerëzve te moshuar aty, që nuk kanë ndonjë inercion së si të shkohet përpara, por janë koqitësit e progresit të LDK.

Por, shtytjen qe te ecë përpara LDK nuk ia dha as lideri i saj Isa Mustafa,i cili më ndonjë  pompozitet të rremë e rrëmbejë LDK, pa e dijtë mirë LDK së kush është ai. Pasi erdhi në krye të partisë, ai bani zhurmë të madhe kundër PDK dhe SHIK-ut. Nuk shkoj gjatë ambicia e tij e la ne lloq LDK, turr e vrap shkoj natën dhe u rrasë ne Partinë e Hashim Thaçit, vetëm për tu ba Kryeministër, e la me gojë hapur anëtarësinë dhe simpatizuesit e LDK. Dhe si kundërvlerë ushejza e PDK Hashim Thaçi e mori premtimin nga Isa Mustafa së do ta votonte për President të Kosovës, edhe pse këtë e kundërshtonin disa deputeë. Kjo është ajo e keqja qe Isa Mustafa ia bëri LDK. Por kjo është edhe ajo më e keqja qe Isa Mustafa dhe vetëm Isa Mustafa e bëri Hashim Thaçin President i cili asnjë te mirë, por shumë të këqija i solli, po i sjellë dhe do ti sjellë këtij vendi, sepse ky njeri është i shantazhuar dhe shantazhohet nga të gjithë për çdo ditë. Më vonë derisa, siç po thonë, Isa Mustafa qeveriste mirëpo ai Hashim Thaçi ia futi ndërskamcën edhe e rrëzoi hundë e n‘buzë për tokë duke ia rrezu Qeverinë.

Por, por çfarë, çka e përmirësoi imazhin pak a shumë të LDK?!.

Në përmirësimi i imazhit sadopak të mirë, erdhi si pasojë e freskimit të LDK më disa figura të reja, te afëta, te guximshme siç janë: Abdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj të cilët së bashku me te pathyeshmen Vjosa Osmani dhe më te pathyeshmin Anton Quni bënë që LDK ti hapën sytë, të shohë më mirë rrugën kah duhet të shkoj LDK. Këta e shastisen dhe e tmerruan PDK .

Por, në ngritjen e LDK sadopak ndikoj edhe vetë PDK e molisur, e rraskapitur dhe humbja e autoritetit te sajë në popull, për shkak te keqmenagjimit të shtetit, vjedhjeve, korrupsionit, krimit të organizuar në të gjitha nivelet , të aferave te ndryshme korruptive si ajo e Zan Zibarit, afera Pronto qe e tronditi krejt Kosovën e më gjerë, për shkak të njerëzve të padijshëm dhe të paedukat dhe pakulturë elementare të lidershipi të kësaj Partie bëri qe shumica e popullit ia ktheu shpinën, duke e drejtuar shikimin nga LDK-ja.

Si të shkohet tutje?.

LDK është Parti e moçme, e para që ia ktheu shpinën regjimit serb, organizoi jetën paralele te shqiptarëve karshi atij Serb, e shpalli pavarësinë dhe Kushtetutën e Kosovës, pati ne gjirin e saj mbi 700 mijë anëtar, gati i krejt populli frymonte me LDK dhe Liderin e saj te Madh Dr Ibrahim Rugovën. Por, pas vdekjes së Liderit Ibrahim Rugova, LDK siç diqysh e humbi orientimin, nuk dinte të gjendej në hapësirë, atë e mësynë kaqejt e saj për ta rrëmbye ,ata edhe e ndan ne dysh, me ç ‘rast LDK përjetoi katrahurat me të këqija në jetën e saj. Çka tutje?

Pasiqë LDK u këndellë pak, ajo duhet të mendoi për të ardhmen se si të mobilizohet, por para së te mobilizohet duhet te reformohet, duhet te banë ndryshime nga brenda. Ajo tani ka njerëz të rijnë te dijes, të shkencës, trima të vendosur, që nuk tutën askujt, por që ia shtinë tmerrin gjithsekujt, ata nuk dinë për kompromise qe ia marrin “fytyrën” LDK, nuk janë te korruptuar, por qe janë te zotet ta marrin ne dorë fatin e kësaj Partie dhe ta qojnë drejtë fitoreve te saj duke ia rritë e ngritë namin qe dikur e kishte kjo Parti. Në mesin e këtyre trimave dhe trimëreshave te cilëve duhet me ua lanë në dorë fatin e LDK-se janë: Vjosa Osmani, Anton Quni, Avdullah Hoti, Lumir Abdigjiku, Driton Selmanaj, Naser Rugova, Arben Gashi e të tjerë, sepse këta janë ata qe dinë se çka donë dhe kurrë nuk e “tradhtojnë” LDK për interesa te tyre personale. Nëse këta njerëz e marrin, dhe duhet ta marrin nen udhëheqje LDK, LDK e presin ditë të mira, e pret triumfi i kthimit ne pushtet dhe lavdia e dikurshme.

Kurse porosia ime është?

Që njerëzit e moshuar, të moçëm si Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri etj. ti shuajnë ambiciet e tyre për udhëheqjen e Partisë sepse puna dhe lavdi i tyre ka përfunduar, mos te luajnë lojën e bërrylave brenda Partisë, por ne mënyrë të dinjitetshme te lëshojnë rrugë qe me ne fund te mbesin hala si njerëz te respektuar të LDK. Këtë e kërkon koha, këtë e kërkon anëtarësia, këtë e kërkon elektorati i saj.

Nuk e përmenda këtu më qellim Liderin e tashëm Isa Mustafa, të cilit veq koha i ka kaluar dhe është ne gjendje të ligë shëndetësore dhe ai veq tani nuk konsiderohet si lider i ardhshëm i LDK, por porosia e ime për te, si njeri dhe si një kolegë të mirë qe ishim dikuar ne Universitet, mos të përzihet shumë ne zgjedhin e liderit te ardhshëm, le te rrinë anash, pa lojën e bërrylave  në stilin se unë  la si pasardhës ketë ose atë, kjo është një logjikë e se kaluarës. Lë te vendos vete Partia me vota te mlueme, apo një votë në anëtar, sepse kjo do te ishte më e shëndetshme për LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat