Çamëría zhduket nga harta e Greqisë, kurse né … qetë, qetë!

Opinione

Çamëría zhduket nga harta e Greqisë, kurse né … qetë, qetë!

Nga: Mërgim Korça Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Genocidi grek ndaj popullatës çame, i ushtruar në mënyrë të skajshme përgjatë periudhës kohore mes viteve 1913 deri më 1944, merr një rëndësi të madhe i shqyrtuar si pjes’e pandar’e masave të marra nga qeveritë greke ndaj popullatës autoktone shqiptare, muslimane apo orthodokse qoftë, banuese e territorit gjeografik të quajtur Çamëri. nuk do të hyjmë e të rikujtojmë fakte e dëshmira të pafundme trashëguar nga bashkëkohësit e atyre viteve gjakatare, të shpëtuar gjallë e që me dëshmit’e tyre emrore si për fshatra të djegur e gjithashtu me lista emrore viktimash të pafundme, e bëjnë sa të trishtë historin’e popullatës çame banuese e atyre trojeve etnike shqiptare, por edhe janë dokumente të pashlyeshme për t’a gjykuar shkencërisht atë periudhë historike të kombit tonë. të gjitha këto, të mbledhura e të dokumentuara, përbëjnë arkivin që eventualisht do të duhej t’u paraqitet si O.K.B.- së e gjithashtu edhe vetë drejtuesve të Greqisë. mirëpo pikërisht këtu fillon e keqja e madhe: shteti grek, nëpërmjet drejtuesve të tij nuk pranon asnjë ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam. këtu tashti edhe ajo nyje gordiane e problemit çam që duhet analizuar dhe ku do të hedhim sado fluturimthi dritë rreth gjendjes, shanseve, interesave të ndërsjella si edhe gabimeve të vërtetuara e që po vazhdojn’e vërtetohen akoma sot nga ata që u ka rënë për pjesë t’a trajtojnë problemin Çamëri ! e pikërisht që këta gabime të mos përsëriten më ... vazhdojmë me këtë analizë.

Ka edhe një varg studiuesish grekë, si p.sh. zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, që krimet e pashembullta si edhe çpopullimin e territoreve çame i kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrenjëve! kjo pak por e saktë. ata janë mbështetur në pohimet e tyre duke e marrë zanafillën tek masakra e pabesë e 72 krerëve të Çamërisë nga famëkeqi kapiten Deli Janaqi tek përroi i Selanit në paramithí, e duke vazhduar me ligjin famëkeq të reformës agrare q’e ligjëroi plaçkitjen e trojeve çame nga ana e grekëve ! si u realizua ai plan djallëzor dhe ato troje shqiptare u bënë pre e tyre ? plumbi, hanxhari si edhe zjarri qenë faktorët fillestarë si edhe parakushtet vendimtarë q’e sheshuan rrugën për shpërnguljet masive të popullatës çame nga territori i quajtur Çamëri për në tokat e shkreta të Anadollit! vazhdimi nuk qé gjë tjetër veçse zbatimi i t’ashtuquajturës reformë agrare e emërtuar “apallotriosis”, që në shqip do të thotë “tjetërsim” ! këtu duhet kërkuar dhe “kyçi” i problemit. nacionalistët e mirëfilltë, të brumosur me mësimet e kësaj kategoríe shoqërore, ndërmjet tjerave nuk konformohen dot as me apallotriosis-in, këtë zhvatje pasurije që qeveritë greke ushtrojnë ndaj arvanitasve autoktonë në Çamëri ! e pikërisht këndvështrimi ndaj kësaj dukurie marrëdhëniesh shoqërore në fushën ekonomike i shquan dukshëm kategorinë e cila sot në Shqipëri emërtohet koka të nxehta nacionaliste si edhe pseudopatriotë, nga ata që përgjatë diktaturës ishin partizanët e internacionalizmit proletar kurse sot mendojnë se e drejtojnë politikën e jashtme shqiptare me diplomací të mirëfilltë duke na ftuar të kemi durim derisa të pranohemi në bashkimin europian ! (e kaq pa i a hyr’e trajtuar pastaj problemet me të cilat ballafaqohen drejtuesit e shteteve anëtare të B.E-së).

Po nga ana statistikore vallë, si qëndron çështja? u theksua që në hyrje se nuk do të hyjmë në hollësira por veç do të trajtohen parimet si edhe përvoja që duhet nxjerrë, duke pasur në themel idenë rreth gjakderdhjes shoqëruar me shpërngulje masive të dhunshme. mbështetur në dokumente historike autorsie greke të p. aravantinos-it të shekullit xix-të, raporti i popullsisë Çamërisë paraqitej si vijon: 97.3% popullatë shqiptare dhe 2.7% popullatë greke. a nuk mjafton vetëm kjo shifër e thatë statistikore të hedhë dritë të mjaftueshme dhe të bëjë që logjika e ftohtë të kuptojë pse autoritetet greke si qeveritare, e pastaj mbas tyre edhe shkencëtarët historianë konformistë , kategorikisht u shmangen ballafaqimeve?!

Egoizmi i fuqive të mëdha dhe rrjedhojat që konkretisht pasuan

Ndalemi tashti dhe e shikojmë me prapavështrim situatën nisur nga si u krijuan kushtet historike që grekët ndoqën këtë rrugë krimi djallëzore që gjendja arriti këtu ku është ! së pari dhe mirëfilli, duhet t’a kemi të qartë se sa herë që të drejtat tona kanë pas qenë nëpërkëmbur, ose edhe kur kemi pas qenë ndihmuar nga fuqit’e mëdha, asnjëra syresh nuk na e ka pasur blatuar këtë “për hatër tonin”, as edhe mohuar për “inat ndaj nesh”. gjithmonë ka qenë në mes interesi i secilës fuqi vënë në plan të parë ! po sjell një shembull tipik interesash të tilla i cili nuk ka nevojë për asnjë koment. Sipas studiuesit me famë botërore Franz Bop, gjeneralit francez xhentili, Napoleon Buonaparti i dërgoi një letër ku theksonte : “... është në interesin e republikës që Ali Pasha Tepelena t’i mundë të gjithë rivalët e tij që të bëhet i aftë t’i shërbejë republikës ...” i mbështetur në gjithë faktet si edhe dokumentet e studiuara të asaj kohe, historiani Edwin Jacques pastaj nxjerr përfundimin : “... lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. në marrëdhëniet e tij me Francën ai nuk synonte t’i bënte shërbime republikës franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij !”

Me këtë i a vlen të sillet në plan të parë pohimi madhor i humanistit mendjendritur baba Rexheb-it i cili pohonte se “kur egoizmi madhor i kalon kufijtë personalë dhe shtrihet në atë shtetëror, ballafaqohemi me të këqija të pamenduara nga mëndja e njeriut”!

I analizojmë tashti nga ky këndvështrim interesat e ndryshme shtetërore të asaj kohe që e çuan njerëzimin drejtë luftës së I-rë botërore.

Konferenca e Londrës e 1912-1913-tës vetëm se ballafaqoi e kundërvuri projektet kolonialiste sllavo-greke ndaj projektit etnik shqiptar. cili ishte qëndrimi i fuqive të mëdha ? interesat e fqinjëve tanë territorialë, interesa këto kryekëput grabitqare dhe kriminale të tyre, u mbështetën nga Franca si edhe Rusia. lind natyrshëm pyetja përse Franca e mbështeste politikën ruse? Sepse Franca e donte nga ana e saj përkrahjen e Rusisë nga që e kishte si kundërvënie Gjermanisë, (me të cilën ndante pjesë të madhe kufiri territorial të sajin), dhe Austro-Hungarisë. po kjo e fundit ç’qëndrim mbante? ishte e vetmja që na doli zot sepse interesat kundra-ruse të saja bënë që ajo t’i mbështeste interesat shqiptare. kurse Rusia, jo vetëm për interesat e saja pansllaviste që kishte, por për vetë objektivin e saj të kishte mbështetje për të dalë në mesdhe, automatikisht ishte kundra formimit të një shteti të pavarur shqiptar ! nuk kam tashti se si mos t’a përqendroj vëmendjen tek Anglia të cilën, falë politikës së saj, atdhetari i shquar, (më falni, ajo kok’e nxehtë pseudopatrioti), Patër Gjergj Fishta e kishte quajtur, kurva e motit, duke e sjellë këtu pohimin e ministrit të punëve të jashtme të Anglisë sir Edward Grey, i cili integralisht pohonte: “... objektivi kryesor i konferencës, (së Londrës – M.K.), ruajtja e marrëveshjes dhe mirëkuptimit mes fuqive të mëdha, u arrit ...” ! kurse sips opinionit tonë modest, pikërisht ajo barazpeshë nuk u arrit! Ajo konferencë famëkeqe qe zanafilla e atij genocidi barbar grek kundra popullatës etnike çame si edhe atij sllav kundra etnísë shqiptare veriore, ku fuqit’e mëdha bënin sehir duarkryq shitjen e interesave shqiptare, ndërlidhur këto me krime e masakra të paimagjinueshme, për t’ashtuquajturën barazpeshë ndërkombëtare në viset ballkanike!

Duke vazhduar tashti të përqendruar në temën që sot trajtojmë, qëndrimin grek ndaj popullatës çame, kërkojmë mbështetje edhe tek humanisti si edhe letrari e kritiku i shquar shqiptar, Faik Konica, i cili i qé drejtuar asokohe kryeministrit të Britanisë së madhe duke i thënë qart’edhe shkoqur se “... ne, shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët, me qenë se ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë, dinakërinë !”

Po historia çfarë provoi? mospërfillja si edhe nëpërkëmbja e interesave shqiptare në Ballkan, jo që nuk solli baraspeshë ndërkombëtare në këto krahina si edhe më gjerë, por vetëm se solli ngatërresa, ndërlikime ndërkombëtare e asgjë më shumë.

Cili ish themeli i luftës së parë ballkanike ? Serbia e mali i zi nga veriu si edhe Greqia nga jugu, kishin si objektiv ndarjen mes tyre të territoreve etnike banuar historikisht nga shqiptarë! Ja, kjo e gjitha me pak fjalë ! edhe vetë shpërthimi në vazhdim i luftës së i-rë botërore, si pasoj’e vrasjes Franc Ferdinandit në Sarajevë, e fakton tensionin e krijuar në Ballkan!

Një vështrim rreth mjegullnajës viteve 1941-1944 si edhe në vazhdim

Nacionalistët shqiptarë “en block”, kishin të njëjtat pikëpamje si edhe qëndrime ndaj politikës greke lidhur me popullatën çame. edhe kjo pak por e vërtetë si drita e diellit. bile në rezolucionin e mbledhjes së mukjes të datës 1 gusht 1943, pika “2” e vendimeve të marra formulohet si pason:

2: Luftë për një Shqipëri të pavarur, për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga karta e atlantikut të vendosjes së popujve, për një Shqipëri Etnike.

U hedhim tashti një sy zhvillimeve në dy anët e kufirit shtetëror shqiptaro-grek. shteti shqiptar u garantonte të gjithë banorëve "grekofonë” jo vetëm lejimin e përdorimit të gjuhës së tyre por edhe shkollimin në po gjuhën e tyre greke. këto doemos mbështetur në konventat ndërkombëtare. bile gjatë regjistrimeve të popullatës ata njiheshin si banorë shqiptarë por me kombësí greke. kurse nga ana tjetër e kufirit, jo që nuk u lejohej çamëve orthodoksë të flisnin shqip, pa le të kishin shkollat e tyre në gjuhën shqipe. por kulmi është se ata edhe sot as nuk i kanë të drejtat e tjera qytetare si vendasit grekë !(???) përgjatë kësaj hullije nuk kanë se si të mos përmenden dhe qëndrimet e p.k.sh. gjatë luftës dhe pas saj: fillimisht përplasja fytyrës Enver Hoxhës nga ana e Miladin Popoviçit i rezolucionit të konferencës mukjes dhe mosnjohja në vazhdim, me urdhër të po enver hoxhës, të atij rezolucioni. vlerësimi fillimisht si heroik i luftës së batalionit Çamëria në l.n.çl. i komanduar ky nga komandanti Rexho Plaku, e në vazhdim fill pas çlirimit, dy burgosjet e Rexho Plakut si edhe internimet e tija familjarisht për 27 vite me radhë ! pa lé servilizmi ndaj shtetit grek ku jo vetëm që nga njëra anë sajohet e fryhet komploti absolutisht i paqenë i gjoja grupit çam të Teme Sejkos, e nga ana tjetër përfaqësuesja e minoritetit grek Vitori Çuri emërohet zv/kryetare e kuvendit popullor. kaq, sado fluturimthi, rreth së kaluarës.

Hedhim tashti dritë rreth zhvillimeve të sotme në Greqi sa i takon asaj pakice çame orthodokse krejtësisht e “paqenë dhe e asimiluar”. as ndihet se ësht’e gjallë, kurse tek ne në Shqipëri jo vetëm që kemi krye-peshkopin puro grek, por ai po hamendëson ndërtime kishash greke orthodokse edhe në Peqin ose Kukës ku historikisht nuk ka pasur asnjë herë këmbë orthodoksi! Pse? fare e thjeshtë. të lihen pas vetes ato që emërtohen gjurmë arkeologjike! Kjo që në të ardhmen, (ç’janë disa dhjetravjeçarë para historisë shekullore), Greqia të ketë “dokumente arkeologjike” lidhur me etnicitetin e trojeve greke aty ku shqiptarët pretendojnë autoktoní ! nga ana tjetër refugjatëve shqiptarë në Greqi u bëjnë trysní gjithëdrejtimëshe dhe vetëm marrja nga ana e tyre e nënshtetësisë greke i bën pastaj të rregullojnë një farë standardi jetese në Greqi. pale që brenda Shqipërisë, elementë aktivë grekë, u propozonin qytetarëve shqiptarë si pa të keq që, mjaft të nënshkruanin, dhe të merrnin pension pleqërie grek, (pa pasur punuar një ditë për person, pa le për institucion, grek !(?)

Po nga ana e jonë e barrikadës çfarë po ngjet? Një papërgjegjësí e skajshme sa u takon qëndrimeve me Greqinë si edhe më gjerë. jo vetëm që pranohet të hapen shkolla e universitete greke në Shqipëri, por edhe kur presidenti i Greqisë pati deklaruar publikisht se nuk ekziston problem çam, si presidenti Mojsiu edhe kryeministri Nano: heshtën në tribunë në syt’e tij si edhe të popullit që dëgjonte !(?) nuk mjaftoi kjo por në vijim të kësaj hullíje, ministrja e jashtëme e Greqisë, zonja Dora Bakojannis bëri të pamundurën t’a ndalonte vizitën e presidentit Karolos Papulias të vinte në Shqipëri me rastin e inaugurimit të kolegjit Arsakejo! Përse? Sepse u trembej demonstratave eventuale çame!

Po qeveria jonë? Në vend t’u qëndrojë pranë refugjatëve tanë në Greqi, t’i ftojë të votojnë në atdhe, etj., me mosinteresimin e saj praktikisht i shtyn të marrin kartën e homogjenitetit greke e cila u krijon lehtësira si qytetarë grekë. (jo se del nga tema, por nuk po zgjatemi rreth diplomacisë trajtimit çështjes kanalit Korfuzit).

Pa le që qeveria shqiptare nuk duhet të heshtë për asnjë çast lidhur me dy probleme madhorë të cilët vetëm në rrugë institucionale mund të gjejnë zgjidhje:

1-problemi i kthimit të pronave çamëve të cilat me zbatimin e Apallotrosios-it (tjetërsimit të pronës) i u rrëmbyen pronarëve legjitimë çamë dhe u përvetësuan nga grekët.

2-kthimi i çamëve në pronat e tyre në zbatim të të drejtave legjitime të tyre të sanksionuara nga o.k.b.-ja.

Së fundi, përgjatë këtij vrojtimi dhe radhitje faktesh historike, nuk heshtim dot pa e theksuar se sipërfaqja e atij territorit gjeografik të quajtur Çamëri kap një sipërfaqe prej 10.000 km2 e pra baras me 35.7 % të së gjithë Shqipërisë !

Si pasojë pra, nuk kishin se si të mos na dëshpëronin skajshëm deklaratat zyrtare të ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë zotit Edmond Haxhinasto, si për Kosovën edhe Çamërinë!

E keqja është se përgjatë diktaturës i u ra fyellit për dyzet’e shtatë vite me radhë lidhur me internacionalizmin proletar e ajo periudhë kohore gjysëmshekullore e shojti krenarínë tonë kombëtare ! prandaj nuk i shmangemi dot pohimit se si orientimi më i dobishëm i shtetarëve tanë duhet të jetë t’i nuhasin e pastaj edhe t’i shfrytëzojnë sa më në interes të kombit rrethanat, kur interesat tona kombëtare përputhen me ato të më të mëdhenjve! Shembull i cili nuk duhet harruar në asnjë mënyrë qé goditja që i bënë forcat e NATO-s Serbisë si agresore ndaj Kosovës në muajin mars të vitit 1999 ! kurrë të mos e harrojmë se si “... lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. në marrëdhëniet e tij me Francën ?ai nuk synonte t’i bënte shërbime republikës franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij !”

Për këtë qëndrim kanë nevojë sot Shqipëria, Kosova si edhe problemi çam, përbërës të problemit të përgjithshëm kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat