Po pse o Majlindë...?

Opinione

Po pse o Majlindë...?

Nga: Skerdjan Dhuli Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:27
Skerdjan Dhuli

Majlinda Bregu sot na dha lajmin e fitores se saj në   Komiteti i Drejtorëve Politikë të SEECP si Sekretare e Përgjithshëm të Këshillit për periudhën 2019-2021. Si demokrat që e kam mbeshtetur edhe atëherë, kur socialistët e Ditmirit e akuzonin për lidhje me organizatat kriminale italiane si "Sacra Corona Unita", ndihem i detyruar ta falenderoj.Por, Majlinda kë e falenderoi ?

 Po si nuk e gjete një rresht për shtepinë që të rriti (PD)?

Si nuk e gjete një fjalë për partinë që të mori nga spikere lajmesh e te bëri Ministren më të perkedhelur të saj ?

Si nuk e gjete një frazë për ata demokratët e njesisë 11, që të bënë deputete dy a tre herë ?

Si nuk gjete nje moment mirenjohje brenda shpirtit tend per ata mijëra njerëz që punuan për ty qe ti të ishe këtu ku je sot ?

Si nuk e gjete një fjalë për të falenderuar atë, burrin që të solli në PD me pantallona xhins dhe ike me Jaguar 100 mijë € ?

Po mirë ne që jemi të këqinj, po edhe Sali Berisha është i tillë për ty ?

Deri në 2005 shokët e vetëm i  për ty ishin  kameramani dhe grimierja e lajmeve të RTSH-së. Sot falë nesh ke bredhë botën, me luksin që ta ofruam ne...ajo partia që s’gjete një rresht për të sot.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit që falenderove cunin e Sul Bushatit. Ketu ua “qetësove shpirtin” të gjithë demokratëve.

Prej sot, ta kemi falë lidhjen me Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat