Gazi i Pejës u bë gazi i botës - Bota Sot
Gazi i Pejës u bë gazi i botës

Opinione

E hënë, 23 korrik 2018

Gazi i Pejës u bë gazi i botës

Nga: Prof.Dr Binak Maxharraj Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:09
Prof.Dr Binak Maxharraj

Dikur,por edhe tashë, nëpër dasmat e Dugagjinit thojshin së n’daç më e ba dikend gazi i botës, qitne budallën me kecy para defit të gabelicave.Dhe,po keshtu këto ditë njerit nga Peja hiq më pak se Kryetarit te Komunës  i paska pas hy lezeti dhe vehtja në qejfë aq shumë duke i thanë vehtes more une tash jame rritë,kryetarllaku nuk është më kurgja për mu,une dua te rritëm tu shku më lartë.  Një ditë qohet jerem,po si lugati dhe turr e vrap qashtu jerem,bile edhe pa i mathë mirë këpucet dhe pa i shterngu mire pantollanat që gadi i bijshin rruges ,e me u ba prralla e zotit, sikuse që ish kanë pas ba gazi i botës Kryetari i Gjilanit ne një gjuma në një Xhami, kur nuk i kish pas lidhe mirë pantollanat e me bythen e tij i qitke n’syret te tjeret qe rrinin ulur pas tij .

Dhe,kështu Gazi i Pejes ashtu si lugati,u zgju jerem dhe turr vrap e shkon ne RTV e Dugagjinit,hala nuk i kishte pas dalë gjumi mirë nga andrrat që kishte pa atë natë,për me u ba dikushi më i madhe,sepse po i dukeshe vehtja i vogel,shumë i vogël.E ai Gazi i vogël që ishte po donte me u ba një Gaz më i madh.Ashtu siç ishte i trulluar dhe ne jeremi dikush ia hapi derën.Gazi i vogël hyri mbrenda,ia qitën një kafe te mengjesit sa për më u këthjellu pak sepse edhe ata e vrejtën së diçka nuk ishte në rregull më te.

-He, Gaz çka të qiti Zoti kaq heret për me ardhë në televizion,a mos e ke te caktueme ndonje bisedë,apo...veq dole më na pa?!.

-Jo,jo...por përgatitni kamerën dhe një mikrofon së po du me i thanë nja dy fjalë po du më thanë diçka të madhe..Pasiqe e përgatitën mirë,ia krehën flokët e shprishur,pasi ia mathën mirë këpucet dhe ia lustrun,pasiqë ia shtergunë pak edhe rrypin e pantollanave  qe të mos bahet Gazi i botës sikur ai Kryetari i Gjilanit,dhe pasiqe ia rregulluan fyryrën që mos te dukej më gaz se sa qe ishte ai herë më një tonë të ulët e herë më  një zë të ngritur,ia nisi të flas.

-Qytetar te Komunës së Pejës,por edhe juve qyterar te Kosovës,dhe juve katundar të Drenices që e keni rritë mendjën,pa kon kërkushi,sepse kur jeni hy ne Kullat e pushtetit jeni ardhe me opinga plotë lloq,e tashti jeni ba te medhënjë,jeni rritë tu e kafshu shtetin pak nga pak deri sa nuk latë asgje,bile ju edhe  e shitët Çakorrin sepse terpia e juve nuk ndalet askund.

-Qytetar,ju e dni se unë jamë Gazi i Pejës qe edhe nepërmes gazit u bana Kryetar,kamë qeverisë si më së miri në këto katervjetët e kalueme,sa qe ne zgjedhjet e fundit unë jamë i vetmi ne te gjitha komunat qe kamë fitu pa balotazhë.Ju ma dhatë votën,por tashti kur po e shohë vehtën,kur po e shoh që më ka hy vehtja ne qejfë,këto punet e Komunës po më dukën diqysh shume te vogla si me ba hajgare.Unë jamë ai rrotë same kur kamë thanë se Çakorri  dhe Kulla nuk janë tonat,nuk janë te Pejës,asnjeri prej jush nuk keni guxu cik më ba,sepse me pas ba ua kisha dredhë qafën.Unë jame ai që kamë sabotu me shenimet kadarstrale dhe atij farë komisioni nuk jame kame thanë ato të vertetat,unë jamë ai qe Qun Lajqin e kam shti me uluru si ujku nepër bjashkë tu thanë së Çakorri është i joni.Unë jamë ai pra,qe ia kamë falë Çakorrin dhe Kullen nipave te Kral Nikollës dhe nipave te Mark Milanit,e rugovasit nuk guxuan as cik më ba,une jame ai,pra qe se bashku me Hashim Thaqin dhe Ramush Harajdinaj neser mund të ta shesim edhe Mitrovicën,dhe prap ju nuk guxoni as cikë me ba,sepse qe moti ua kemi mshelë gojën,e prej frigës ju duhet të ikni nga Kosova.A po e shihne qe na po bajmë gjithëçka veç me ua qelë deren qe te ikni jashtë,

-E,pra ku metem,pasiqe jamë unë ky qe jamë,nje GAZ qe po don me me u ba edhe ma Gaz,pasiqe une nuk jamë metë ma më kry pune te vogla sepse ato janë pune hajgaresh për mu,me sot unë kam shpreh deshirat e mia personale,për këtë jamë konsultu edhe më nipat e Shaban Arushës, se unë me ditën e sodit po du me u ba më Gazi më i madh së sa që jamë,po du me u rritë,dhe thjeshtë pasiqe ai Ramusha Harajdinaj nuk ka as haber për me e udhëheqë shtetin,qe nga sot unë e shpalli kanditaturën time për hiq më pak së KRYEMINISTËR TË KOSOVËS.

Lajmi mori dhenë,gazetat dhe mediat i kushtuan një rëndësi të madhe,disa përnjëme e disa tu ba hajgarë më Gazin e Pejës qe po dojka me u ba Gazi i botës.Por,më së shumti u zu ne befasi LDK-ja e cila për këtë punë as që kishte pas habër.Që nga Podujeve,Prishtina e deri ne Gjilan vërshuan sulmet kundër Gazit që po e banë veten edhe më Gaz,duke thanë së Gazi është vetem gaz qe i vjenë era pak dhe tretet ne ajrë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test