Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi - Bota Sot
Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi

Opinione

E martë, 24 prill 2018

Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 15 prill 2018 Në ora: 14:01
Salih Çekaj

Poshtërimi i popujve njihet në histori. Këtë dukuri më mirë së shqiptaret nuk e njeh askush. Është një dukuri që ka peshuar më shekuj mbi këtë popull, madje si e tillë, e rëndë, dhe shumë e rrezikshme ka  kaluar në baza gjenetike dhe është trashëguar, jo vetëm të shqiptaret por edhe të te gjithë popujt në Gadishullin Ilirik. Poshtërimi ka ndodhur, kryesisht mbi shqiptaret dhe popujt tjerë të fisëm dhe vendas nga ardhacakët e përkrahur nga Rusia dhe Turqia. Burimi i poshtërimit duhet të kërkohet të shtypja që vije nga okupatori. Me qellim të okupimit këtij vendi parajsë, i  sulmuarpa ndërprerë nga se gjithmonë e lakmuan. Por si dukuri e tillë që ka peshuar gjatë në këtë trevë evropiane dhe botërore ka kaluar në gjene të këtyre popujve të torturuar nga lakmia për sundim  të njëra palë dhe poshtërimi si formë e sundimit nga pala tjetër.

Lakmia është pikënisja e poshtërimit. Të poshtëruar janë pothuaj së të gjithë. Por që mundë të klasifikohen të poshtëruar dhe te vet poshtëruar.  Ata që lakmuan dhe sundojnë, janë rob të lakmisë. Të nënshtruarit janë rob të okupatorit dhe janë të torturuar nga poshtërimi. Pra aty ku ka poshtërim, nuk ka liri, nuk ka jetë të qetë për askënd. Ka vetëm luftë. Çdo poshtërim pasohet më vonë, më luftëra dhe tragjedi të rënda.  Koha për luftë si fazë e ardhshme varet nga shpërthimi. Kurse shpërthimi varët nga  koha e akumulimit të mllefit, si prodhues  i nevojshëm, i fuqisë së domosdoshme për të shpërthim. Nga këto tragjedi pësojnë  të gjithë kush më shumë dhe kush më pak, kush më herët dhe kush më vonë. Poshtërimi mbjell frikën. Frika prodhon shqetësimin dhe arsyen për të u përgatitur për luftë, në emër të mbrojtjes, nga lufta dhe poshtërimi. Kështu si dukuri poshtërimi në fazën e dytë nuk vjen vetëm nga lloji tjetër por edhe brenda llojit. Poshtërimi është element i racizmit. Racizmi jo rrallë ndodh brenda race. Për të filluar ky proces prodhohet propaganda për mbrojtjen e viktimës. Në Gadishullin tonë të gjithë vetëquhen viktima. Kështu më këtë vaji krokodili kanë filluar dy luftëra Botërore, që të dyja kanë filluar nga Serbia. Nga këto lufta ka pësuar krejt Evropa dhe Bota. Serbia nga shtetet evropiane dhe Bota nuk është ndëshkuar ndonjë herë për pasojat që ka sjell në Evropë dhe Botë, por është stimuluar në dëme të shqiptarëve të pa faktorizuar të vuajtur nga robëria dhe racizmi brenda race. Kështu ka vazhduar procesi i viktimizimit të shqiptarëve në emër të mbrojtjes së viktimës. Në vitin 1982 filloj propaganda për mbrojtjen e viktimës serbe. Kjo “viktimë” u prodhua në AASHS, në Beograd. 

Për përgatitjen e kësaj viktime u shpenzua shumë kohë, propagandë bindëse për mobilizim të masës për ndryshim të gjendjes së krijuar nga “vëllaznim-bashkimi” gjeja në dëme të serbeve do të korrigjohej nga Millosheviqi, një pop i përgatitur në Rusi. Filloj më jogurt revolucionin në Jugosllavi, protesta serbe nëpër Jugosllavi për të mbrojtur këtë viktimë të sajuar përfundoj më luftëra të përgjakshme por që u izoluan vetëm brenda  kufijve të ish Jugosllavisë. Shqiptaret, kroatet dhe boshnjaket  ishin projektuar si pika e zeza që duhet të eliminohen më çdo kusht. Këtu filloj tragjedia e re shqiptare e cila zgjati dy dekada më burgosje, largime nga puna, helmime të fëmijëve, krijim të pa sigurisë në masë dhe shpërngulje masive të shqiptarëve. Mobilizimi serb prodhoj mobilizimin shqiptarë. Ky i fundit filloj më pajtimin e hasmërive. Pra kjo dukuri  e vjetër dhe e rrezikshme, kurrë e studiuar mirë dhe aq më pakë e luftuar në mënyrë adekuate kishte zënë vend, më shekuj në ndërdijen tonë kombëtare dhe tani ishte pengesë që duhej të kalohej pa tjetër, për të vazhduar më përgatitjen për mbrojtje kundër valës së re shfarosëse e cila jo që përkrahej nga popujt tjerë, por që kalonte në heshtje për ta mbajtur zjarrin larg vetës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test