Nxitësit e luftës së tretë botërore - Bota Sot
Nxitësit e luftës së tretë botërore

Opinione

E hënë, 23 korrik 2018

Nxitësit e luftës së tretë botërore

Nga: Dedë Preqi Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:09
Dedë Preqi

Fuqitë e mëdha pothuajse e kanë botën në dorë dhe përmes indikatorëve të vegjël e turbullojnë atë, kumundet të mposhtët paqa dhe dhe liria njerëzore, duke u përballur me kaosin dhe rrezikun që është vepër e vet njeriut kundër vetëvetës. Pikërisht këtu fillon e merr formë një rrezik i madh sa njerëzor e shpirtëror dhe aqë material, për njerëzimin dhe jetën njerëzore.

Ndërgjegjësimi është çështje e thellë dhe parim i mjaftueshëm, për të parandaluar një katastrofë të mundshme, që do të godiste tërë botën, dhe që do të ishte një luhatje e pa nevojshme në mes jetës e vdekjes, dhe askush nuk do e merr me mend dhe ta dijë përfundimin e një tragjedie të mundshme.

Në konceptin e «luftës» përfshihet logjika e njeriut, kështu që termi i përzgjedhur fjalë për fjalë, do të thoshte se të gjitha i ka në dorë njeriu, i cili duhej të përcaktohet që të merr profilin e vet përfundimtar dhe human në zgjedhjen e problemeve të veta, jo përmes fuqisë dhe kokave bërthamore, por përmes ndërgjegjës dhe formave të paqës njerëzore. Ky veprim i vepres së keqe njerëzore po merr zjarr kohën e fundit, veqenarisht nga Rusia e Putinit, Kina dhe Korea Veriore, që e para dhe të tjerat e mbrojnë diktatorin dhe kriminelin e Sirisë, Beshar el Asad, që do të ishte përgjegjës për helmimin e qindra civilëve dhe kundërshtarëve të tij në Guteanin Lindor të Damaskut, duke nxitë dhe shkakëtuar konfrontim, apo një luftë të mundshme në mes fuqive të mëdha botërore, që janë në mbrojtje të këtyre njerëzve të pafajshëm, sikur që janë SHBA-të, bashkë me aleatët e saj.

Ky rrezik nuk vjen nga vështirësitë e veqanta, të cilat njerëzimi përmes shkencës dhe teknikës nuk ka mundur të bëjë një zgjidhje, por vjen nga një përbërës tjetër, apo nga njerëzit e ashtuquajtur «primitiv», të cilët botën njerëzore e barazojnë me një ndrydhje të sustës dhe ta shkatërrojnë, apo asgjësojnë të tërën, për të dominuar, apo në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit e gjitha të mirave materiale dhe shkatërrimin e vetë qenjës njerëzore.

Askush përmes luftrave nuk e garantoj fitorën deri me sot, dhe as Hitleri me 1941-45, që shkakëtojë 60 milion viktima, por as të tjerët pas Luftës së dytë botërore, duke përmend edhe diktatorët e fundit, si Enver Hoxha, me 1945 në Shqipëri, Sllobodan Millosheviq në Kosovë (1998-99), Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç 1992-95), në Bosnje dhe Hercegovinë, si edhe shumë të tjerë, të cilët në çdo epokë historike do të mbetën figura të shëmtuara të diktatorisë, të luftës dhe historisë njerëzore. Rusia e Putinit, është në mbrojtje të kriminelit dhe diktatorit Asad, që do cilësohet si nxitëse e një lufte të mundshme katastrofale, apo të Luftës së Tretë Botërore, duke paraqitë një kërcënim për botën dhe paqën e saj njerëzore, kostoja e sëcilës është e pa llogaritshme në njerëz dhe në të tjera.

SHBA-të, përveq një arsenali të fuqishëm dhe teknikave të tjera të armatimit, është i vetmi vend që i ka avionët e brezit më të ri dhe më të përsosur, të cilët akoma thuhet se nuk i ka testuar, poashtu edhe Rusia, i ka avionët më të ri, të cilët janë të pa kapshëm për redarët, dhe Kina poashtu po i zhvillon katër të tillë dhe të një sistemi, ndërsa Korea Veriore, arsenali i saj bërthamor, thuhet se është më i madhi dhe se ç’mendohet, që do të thotë se i gjithë ky armatim është në shënjestër të njëri-tjetrit, apo edhe në shënjestër të asgjësimit të vetë njeriut që i ka krijue armatimet e tilla.

Ndoshta, vetëm Gjermania e zonjës Mërkel, deklarohet se është kundër një lufte dhe përdorimit të armëve të tilla, por jo edhe tolerimin e armëve kimike, që kanë ndodhur kohën e fundit në Siri, duke mbështetur negociatat dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do rrezulltonte në kuadër të paqës dhe prosperitetit mbarë njerëzor.

Rusia kryeneqe në krye të sëcilës po i prinë Putini, ndikimin e saj po e shtrinë në tërë botën, ndër të tjera edhe në Ballkanin Përëndimor, e cila me organizatat dhe shoqatat (kinse) humanitare, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri, bënë manovrimet e saja të fshehta politike e strategjike, përmes agjentëve të vet, prandaj janë të kuptueshme qëllimet dhe synimet e Rusisë, që janë shqetësusese edhe për Kosovën, e cila po ia mpreh brirët Serbisë, në kundërshtim të pavarësisë së saj.

Ka edhe shumë gjëra për të thënë, por ajo që do e brengosë dhe e kërcënon botën e sotme, duke e shpie në shkatërrimin dhe demolimin e saj, deri te edhe asgjësimi përmes garimëve të mundshme bërthamore, që nxitësit kryesor të këtyre luftrave, nuk përjashtohen nga ruso-sllavizmi, kineizmi, koreniaizmi verior, si dhe radikalizmi islam në botë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test