Për LDK-në burimore moderne! - Bota Sot
Për LDK-në burimore moderne!

Opinione

E hënë, 23 korrik 2018

Për LDK-në burimore moderne!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:19
Melihate Tërmkolli

Në krejt këto ngjarje e zhvillime që po ndodhin në vendin tonë e me vendin tonë, po mungon një zëri i cili gjithmonë u ka prirë proceseve më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Po mungon zëri i LDK-së së vërtetë, burimore, të natyrshme. Ka aty këtu ndonjë deklaratë sporadike, madje sjellje prej adoleshentësh politik në kohën kur LDK po bën gati 30 vite të veprimtarisë së saj. Krekosje të zhurmshme për LDK-në nga ata që nuk dinë asnjëherë ?ka është dhe kush është LDK. Rrahagjoksje se jemi më të mirët krahasuar me më të këqinjtë, më pak të korruptuar prej më të korruptuarve, më pak të kriminalizuar prej më të kriminalizuarëve. Ndoshta për dikë është e mjaftueshme për të qenë vetëm kaq LDK.

Zhvatësit e  LDK, që bëjnë dasmë në të e me të, i janë turrur me krejt takatin që kanë, mundësisht për ta vetëm aq sa u duhet atyre. Politika e devijuar e e reduktuar në zënka ditore, në klane që promovojnë unitet politik vetëm në përkrahje të qeverisë aktuale e opozitës së djeshme e më pak  kur është fjala për vetë LDK-në, duhet të ndryshojë.

Slogani aq i përfolur për hapjen e LDK-së, “ për fytyra të reja në LDK”, i nxitur më shumë nga qarqe që nuk e duan dhe nuk e kanë dashur asnjëherë atë, është bërë lajtmotiv dhe shteg i hapur për ta shëndërruar LDK-në në parti mbështetëse të interesave të të gjithë atyre që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë. LDK, në fakt është bërë tepër e hapur. Asnjëherë nuk ka qenë më e hapur për kundërshtarët më të mëdhenj të saj, për kundërshtarët më të mëdhenj të politikës së Presidentit Rugova, në kohën që ose u janë mbyllur dyert ose janë anashkaluar shumë aktivistë e personalitete që i kanë dhënë dje dhe sot, identitetin politik LDK-së, si parti e vlerave nacionale e demokratike, shtetformuese e në miqësi dhe partneritet me shtetet më të fuqishme në botë.

Në një retrospektivë të mbamendjes politike, të gjithë e dijnë se LDK që nga themelimi, në ?do palë zgjedhje, ?ofshin ato partiake, lokale apo nacionale, është forcuar me anëtarë të rinj e kuadro të reja duke ruajtur kohezionin politik të saj. Pra është forcuar me kuadro të reja të cilët janë rritur e kanë punuar me frymën e LDK.

Në emër të “fytyrave të reja” po pëson ndryshime edhe identiteti LDK-së, ngase sot më pak flitet për LDK-në e më shumë për Lidhjen, më pak flitet për kohezion politik e strukturor e më shumë për breza të ndarë e të prerë, më pak flitet për shtetin e qytetarin e më shumë për Republikën. Nuk do mend se të gjitha këto edhe si terminologji edhe si përmbajtje, udhëhiqen nga ide e veprime thellësisht majtiste!

Në anën tjetër tendenca për regjionalizim të LDK-së e shprehur kohëve të fundit, është e huaj dhe e rrezikshme për LDK-në, si parti që ka shtrirje të madhe në tërë Kosovën dhe jashtë saj.

Është koha e fundit që LDK t’i kthehet politikës së saj burimore, themeltare, natyrisht në harmoni me rrethanat e kohës. LDK nuk mund të ndërtojë politikën e vet në kuadër të konjukturave të ?uditshme e të dëmshme të partive tjera politike. Politika e LDK duhet të ndërtohet dhe të zhvillohet në raport me interesat e qytetarëve dhe shtetit tonë, mbi konceptet bazike, nacionale e demokratike moderne. LDK nuk mund të jetë parti të cilës politikën dhe drejtuesit e saj ia përcaktojnë “analistat” dhe e ashtuquajtura “shoqëri civile”, shumica nga të cilët është e ditur kujt i shërbejnë.

Nuk është asgjë e re dhe as turp të thuhet se LDK-së i duhet lider dhe lidership i fuqishëm politik e kombëtar. LDK, ka të tillë mjaftueshëm.

Në këtë kohë të vlimeve të mëdha politike në vend,  të krizave të njëpasnjëshme politike e shtetërore me tendencë të thellimit të tyre, të rreziqeve nëpër të cilat po kalon vendi, nuk i falet LDK të ecë qorrazi, pa qartësuar pozicionin dhe veprimin e saj politik. Është detyrë e të gjithëve të sillemi me LDK-në me korrektësi, me sinqeritet dhe me guxim njerëzor e politik. Megjithë pretendimet legjitime e “jolegjitime”, për kreun e LDK, që tashmë së paku nuk po fshihet, askujt nuk i lejohet të krijojë ndarje e përqarje të reja. Na duhet një debat i hapur, i sinqertë dhe një marrëveshje për ecjen më tutje. Për të mos u bërë shumë vonë, për LDK-në dhe Kosovën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test