Lojë fjalësh, apo provë force!

Opinione

Lojë fjalësh, apo provë force!

Nga: Azem Parllaku Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:56
Azem Parllaku

Ajo çfarë ka shkruar në Twitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është sinjal për fundin e regjimit të, Bashar al-Assad. Një sulm kimik i dyshuar, i kryer në Gutan Lindore, pranë Damaskut ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave dhe një reagim ndërkombëtar, duke rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës, pas kërcënimeve për sulme amerikane të mundshme. "Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë", shkroi Donald Trump, i cili ka bërë përgjegjës Sirinë dhe Rusinë për sulmin e dyshuar kimik të kryer në fundjavën e shkuar.

Tensionet midis Rusisë dhe Amerikës janë në pikën më kritike, pas sulmit me armë kimike në Siri. Uashingtoni thotë se Bashar al-Assadi është fajtor për gjenocid, teksa Moska kërkon që të kryhen hetime të mëtejshme për masakrën. Ambasadori i SHBA-ve në NATO, ka akuzuar Rusinë se ka përgatitur Assadin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se do të përgjigjet menjëherë nëse njësitë e saj ushtarake në Siri do të goditeshin nga bombardimet amerikane. Historia na dëshmon se, rruga drejt demokracisë është shpesh e dhunshme dhe e gjatë. Pasojat më të këqija të "Pranverës Arabe", në Libi fillimisht dhe tashmë në Siri, janë të dhimbshme deri në ekstrem.

Siria u bë teatër i luftës së përgjakshme midis sekteve të besimit islam, e u zhyt në një luftë civile tmerrësisht të egër. Në Siri dy sektet e besimit islam, njëri i quajtur Suni me rreth 70% të popullësisë, ndërsa tjetri i quajtur Shiat me 30% të popullësisë, u vendosën përballë me pretendimin se; Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, i përket dhe favorizon sektin e pakicës Shiat, e persekuton sektin tjetër të besimit. Një përballje kjo që, çoi në luftë të përgjakshme, e më vonë lindjen e ISIS, i cili i përket sektit të shumicës Suni, kishte si qëllim luftën pa kompromis kundër sektit tjetër islam të besimit në Siri. N

ë filozofi kushtuar krizave politike shpërfaqen parimet "rregull nga shkaktimi i krizave" dhe "fitore përmes konfliktit", të cilat vijëzohen plotësisht në doktrinën dialektike: "Teza, antiteza dhe sinteza" ose problemi-reagimi-zgjidhja, të filozofit Hegel (1770-1831). Sipas këtyre parimeve për të ndryshuar një gjendje politike kërkohet shkaktimi i një krize dhe kjo krizë pastaj eskalon dhe zhvillohet nën menaxhimin dhe kontrollin e faktorëve politik, plotësisht sipas doktrinës hegeliane teza-problemi, antiteza-reagimi dhe sinteza-zgjidhja.

Dhe kjo po ndodh në Siri. Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nisja e bombardimeve ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik në Siri, mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të vlerësojë të dhënat e inteligjencës e të diskutojë me aleatët mbi mënyrën e përgjigjes. Ndërkohë, ekspertë të organizatës së ndalimit të armëve kimike OPCW janë nisur drejt Sirisë dhe do ta nisin sot hetimin e tyre. Rusia, sigurisht ka kohë që, është kthyer në ritmin e saj historik dhe rivendosjes së perandorisë së humbur.

Rusia gjithmonë do të jetë shumë e rëndësishme dhe një "kërcënim" për rendin e ri botëror, ndaj dhe u tregua e gatshme të reagojë ndaj trubullirave rreth kufijve të saj, e luftrave në Lindjen e Mesme. Rusia ka mijëra trupa dhe këshilltarë ushtarakë në Siri si dhe dhjetëra avionë luftarakë në bazën ajrore në Hmeymim. Po ashtu, ka 10 deri në 15 luftëanije në brengdetin e Sirisë.

Rusia ka mbështetur Presidentin sirian Bashar al-Assad, të mbrtet në pushtet, ndërkohë që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Anglia, Turqia dhe aleatët e Gjirit Arab, kanë thënë që, Assad kurrësesi nuk duhet të qëndrojë në pushtet, thjeshtë mund të jetë pjesë e negociatave për vendosjen e paqes. Ndërsa, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë pritet të mblidhet për të diskutuar për "këcërnimet e paqes ndërkombëtare", majta e forcës mes Uashingtonit dhe Moskës për çështjen e Sirisë, tashmë, nuk është thjeshtë lojë fjalësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat