Theranda ime ç'tu deshën këto vrasje?!

Opinione

Theranda ime ç'tu deshën këto vrasje?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:11
Ragip Guraziu

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe, dhe vrasjeve tjera të pas lufte, por kjo e 16 vjeçarit, Blerand Muharremi, nga Gjinoci I Therandës, këto ditë humbë jetën nga një përleshje që ndodhi në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, lë pa koment, jo vetëm familjen e tij dhe të afërmit e tij e farefisin e tij, por shokoi të gjithë qytetarët therandas dhe fshatrave për rrethë.

Rasti…..

Nxënësi i cili është vrarë këto ditë në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, siç merr vesh media, është nipi i Kryetari të komunës Bali Muharremajt.

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, është shprehur për gazetën "Kosova Sot" se nipi i tij ka humbur jetën gjatë një përleshje te Stacioni i autobusëve në Therandë, i cili thotë se aty ka marrë njoftimin se nipi i tij ishte lënduar, por më pas ka vdekur. Ai tregon se tashmë janë në përgatitje të varrimit, që pritet të bëhet më 11 prill 2018, në Gjinocë të Therandës.

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren, kapiteni Hazir Berisha, të martën pasdite ka njoftuar për një rast tragjik në Therandë, ku nga një përleshje te Stacioni i Autobusëve është mbytur Blerand Muharremi, i lindur në vitin 2000. Blerandi ishte nipi i kryetarit të komunës së Therandës, Bali Muharremaj, që vjen nga AAKja."Në Therandë policia ka pranuar një informacion për një rrahje të disa të rinjve që kishte ndodhur në Stacionin e Autobusëve. Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc, të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë. Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit, ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë", është shprehur ai. Berisha ka theksuar se hetues rajonalë dhe krimteknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes, kurse tre të dyshuarit janë arrestua.

Siç dihet tani këto ditë, në fshatin Sopi, komuna e Therandës, vritet 25 vjeçari dhe plagoset babai i tij, derisa ata po hanin darkë. Kjo nuk është hera e parë, sidomos pas 17 viteve të luftës së UÇK-së,që kjo nuk ishte traditë në vitet para lufte në komunën e Therandës, ish-Suhareka.

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe.

Ju kujtohet para një viti, në Grykën e Carralevës, në vendin e quajtur Shtëpia e pylltarisë, tani varrezat e dëshmorëve të kombit të luftës së UÇK-së,rruga që të shpije mu në lagjen e Bogëajve, u vra i riu 18 vjeçar Flamur Boga, nga fshati Greiqvc, komuna e Therandës. Por dorasi ka plagosur edhe një tjetër, që jeta e tij ishte në rrezik, por në ato momente ka mundur të pësoi edhe i treti dhe të gjithë të rinjë. Por,pytja ime është deri kur do të ndalen këto vrasje në qytezën t'ime dhe në Kosovë?!Ky është i riu që u vra sot në qytetin e Suharekës.

Po,para kësaj tragjedie që na ndodhi këtu në Therandë, ka patur edhe të tjera, dhe nuk u ndërmor asgjë për t’I ndalur këto nga askush?!

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe.

JO! Nuk të duhen këto vrasje Theranda ime. Të rinjët nuk i duhet vra por atyre, edhe ashtu e kemi obligim ne të gjithë ti dërgojmë, këshillojmë drejtë një perspektivë të jetës së tyre dhe kush është ai apo ata që dëshirojnë një të riut t'ia humbë jetën, sidomos tani pas 17 viteve liri, të pavarur, dhe a mendojnë vrasësit se edhe ata kanë prindërit e tyre, tani ta ekzekutosh një të ri bashkëfshatarin tënd në lulen e rinisë të një fshati ,si mundet tani dorasi të shikoi në sy prindërit e 25 vjeqarit?!

Siç dihet par një viti, në Grykën e Carralevës, në vendin e quajtur shtëpia e pylltarisë, tani varrezat e dëshmorëve të kombit të luftës së UÇK-së, rruga që të shpije mu në lagjen e Bogëajve,u vra i riu 18 vjeçar Flamur Boga, nga fshati Greiqvc, komuna e Therandës. Por dorasi ka plagosur edhe një tjetër, që jeta e tij ishte në rrezik por ka mundur të pësoi edhe i treti pasi dorasi ka shti pa kurrfarë kontrolle.

Fshati Greiqevc, që pas luftës kishte një breng tjetër, e ç'ju duhet kjo?!

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës banorët e fshatit Greiqevc të Therandës, rrezikojnë të humbin jetën apo gjymtyrë duke rënë në mina.Kjo brengë po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Nuk mund të presim që tokat t’i mbetet djerrë, ashtu siç ka ndodhur me tokën dhe malin e banorëve të kësaj lagjeje së veta nga “Lagjja e Lubovcëve” dhe një nga ajo e “Bokave”, kanë rënë në mina. Tre prej tyre kanë humbur këmbët (amputime), dy me lëndime të rënda trupore, dhe një po ashtu me lëndime më të lehta. E, disa banorë tregojnë rrënqethshëm se si u ka rastisur që këmba t’u shkelë përskaj minave dhe të shpëtojnë. Këto tregime janë të përditshme mes tyre, pasi ata shpesh ndeshen në mina.

Vetëm në një copëz toke janë hequr 26 mina, Banorët theksonin se pas luftës në fshat kanë ardhur shumë organizata për të bërë deminimin e zonës, por asnjëherë nuk u bë pastrimi i terrenit siç duhet. Madje, ata përmendin disa raste sesi gjatë asfaltimit të rrugës, eskavatori kishte prekur në një mjet shpërthyes-minë tokësore (e quajtur pashtetë minë). “Shoferi u frikësua nuk e voziti më eskvatorin, por u desh të vinte një tjetër”, theksonin banorët , derisa bënin me dorë se që nga restoranti i quajtur “Giri” ku fillon rruga e fshatit e deri në mbarim të tij, nuk ka siguri. që nga paslufta.Fshati institucionalisht është i harruar

Edhe kërkesat për ndërtimin e shkollës nuk janë realizuar. Tani është dhënë një premtim komunal, dhe banorët e këtij fshati duan të japin tokën pa kompensim vetëm që të kenë shkollë të re për fëmijët e tyre. Objekti aktual i shkollës është i vjetër, dimrit pikon ujë dhe hyn të ftohtit dhe filloristët vijojnë shkollën në ato kushte. Fshati ka dy njësi shkollore në kuadër të shkollës “Sadri Duhla”, njëra në “Lagjen Reshani”, ku nxënësit mësojnë nga klasa e parë deri tek e katërta në objekt të ambulancës e improvizuar për objekt shkollor, kurse në “Lagjen Bungu” shkolla është në objekt të rinovuar në 1999 dhe asnjëherë nuk është vendosur për ndërtimin e një objekti të ri shkollor, apo rinovimin e saj. Madje, deri sivjet nxënësit për të shkuar në këtë shkollë bënin rrugë deri në 8 kilometra shkuarje-ardhje duke ndjekur një rrugë të shkurtë malore, duke shmangur 5 kilometra të tjera rrugë (13 gjithsej). Kjo jo vetëm ka shkaktuar vështirësi, por dhe rrezik për fëmijët. Në shkollën e Greiqevcit, është hapur dhe paralelja e nëntë. Kjo nuk u realizua pa “viktima”.

Banorët ranë në mina edhe në zona të pastruara

Banorët që patën fatkeqësinë të “takohen” me minat janë: Avni Lubovci, ka rënë në mina kur ishte 15 vjeç në rrugë këmbësore, Islam Lubovci, rreth 45 vjeç, ka rënë në mina në një livadh, Bashkim Lubovci, 19 vjeç, po ashtu në një livadh, Alush Lubovci me traktor do të bjerë në minë, shpëton falë mjetit, Sabit Boka prek në minë në zonë të pastruar, kishte 35 vjeç atëherë, dhe Agron Lubovci 17 vjeç, bie në mina në rrugë këmbësore.

Atherë,çka na duhen vrasjet,kur u shuhen jeta e të rinjëve?! Edhe më keq ku kemi parasyesh si dorasit por edhe viktimat i përkisni një moshe të re,dhe kjo më shtyri të bëjë këtë shkrim,që fshatrat në fjalë,që pas lufte e këdej kanë njëmijë e njëqind probleme,dhe shpërngulja në fshatin Grejçec nuk ka munguar,disa në qytezën e Therandës e disa të asaj të SHtimës.Ti thomi njëherëe përgjithmonë;STOP VRASJEVE QE PO MARRIN JETRA E TË RINJËVE MU NË LULËN E RINISË,NJËHERËEPËRGJITHMONË.Familjet të pajtohen medomos,se edhe falja është çështje;sa humane edhe kombëtare dhe të vedisohemi njëherë e përgjithëmonë,sepse kështu e do burreria dhe kombëtaria....

Vrasja e 17-vjeçarit Blerand Muharremaj, flasin nga familja e dy të dyshuarve

Dy djemtë e kësaj familje, dyshohen të jenë pjesëmarrës në vrasjen e 17 vjeçarit, Blerand Muharremaj nga Gjinovci i Suharkës. Dera e familjes Luga nga fshati Duhël i Suharekës është e mbyllur.

Dy djemtë e kësaj familje, dyshohen të jenë pjesëmarrës në vrasjen e 17 vjeçarit, Blerand Muharremaj nga Gjinovci i Suharkës.Prindërit e dy të duashrve që tash janë arrestuar, janë tronditur nga ngjarja që ndodhi të martën në stacionin e autobusëve në Suharekë.Meshkujt e kësaj familje shprehin keqardhje me atë se çfarë ka ngjarë.

Situatë shumë më e rendë, është në familjen Muharremi, atje ku të mërkurën pasdite u varros 17 vjecari, Blerand Muharremi.Në këtë ditë zie familja e as kryetari Bali Muharremi që e ka të afëm viktimën, nuk kanë folur për T 7.

Por, ai që ka folur për këtë rastë është njeriu që e dërgoi deri në spital Blerandin, tashmë të ndjerë.

Edhe banorët e Suharëkës ndjehen të tmerruar me atë se çfarë ka ndodhur dje në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Në shkollën “Skënder Laurasi” ku i ndjeri vijonte mësimet nuk kanë dashur të prononcohet para kamere.

Prapa saj thanë se problemet për vajza mund të ketë qenë arsyet që sollën përleshjen me thika, ku mbetën të lënduar 4 persona dhe u arrestuan tre të tjerë.

Blerand Muharremi u varros të mërkurën para mijërave të pranishmëve në varrimin e tij që nga viset e ndryshme të

Kosovës. Familja e tij tani është duke pritur shumë njerzë për të pame, e që personalisht vetë Kryetari I Komunës së Therandë, z. Bali Muharremaj,që ishte babagjysji I tij,deklaroi se edhe me këto zemra të thyera me këtë rastë, dashamirët,miqt shok etj nuke nga ngushlluar sado pak,po naj lehtësojn këto dhimje,qe dasht zoti tju thuhet ‘’STOP’’, njëherë e përgjithmonë.

Autori I këtij shkrimi,apelon për stafin e shkollova,jo vetëm në therandë,komunën time,por në gjthë komunat e Kosovës,se profesoret pos mbajnë vetëm ditaren në dorë,por duhet kujdesur edhe pak më gjërë për nxënsit e tyre,sepse nga shkolla po fillon,e në Stacione të Autobusave po përfundon.

Ndërsa,Komandanti I Policisë,që njëherit vije edhe nga fshati im,Milazim Lumi,nuk di a është në dijeni,kur një shkrim I imi ende qëndron në notesin tim të gazetarisë,se ju kanë thënë disa herë, SHPK-së në këtë komunë,se oraret kur nxënësit vijnë në shkollë,dhe anasjetllas,në stacionin e Autobusave në këtë komunë,duhen të jenë prezenr policia….

Theranda ështe ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së,nga bandat kriminale serbe, dhe vrasjeve tjera të pas lufte, por kjo e 16 vjeçarit, Blerand Muharremi,nga Gjinoci I Therandës, këto ditë humbë jetën nga një përleshje që ndodhi në Stacionin e Autobusëve në Suharekë,lë pa koment,jo vetëm familjen e tij dhe të afërmit e tij e farefisin e tij,por shokoi të gjithë qytetarët therandas dhe fshatrave për rrethë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat