Dy opsione të mundshme, për shqiptarët e Maqedonisë!

Opinione

Dy opsione të mundshme, për shqiptarët e Maqedonisë!

Nga: Mehdi Memeti Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:17
Mehdi Memeti

Shqiptarët e Maqedonisë, janë mësuar ta durojnë përbuzjen, dhunën, diskriminimin, dhe përsëri me këmbëngulje, kërkojnë bashkëjetesën me maqedonasit. Shtrohet pyetja pse? Sepse kanë zgjedhur që të bashkëjetojnë me maqedonasit dhe të tjerët me të vetmin arsyetim, që të forcohet Shqipëria dhe të arrihet  pavarësia  e Kosovës. Kështu mendonin intelektualët, ekspertet juridik të asaj kohe, qofshin nga Shqipëria, Kosova apo nga Maqedonia, pavarësisht referendumit të mbajtur nga shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1992,-“Referendum për të drejtat e autonomisë territoriale, politike, dhe kulturore  të shqiptarëve të Maqedonisë”, që u tretë dalëngadalë, mos të themi nuk ekziston fare(u shua).

Në vend të këtij qëndrimi më shumë se njerëzor, sot marrim shuplakë të fortë   nga vet forcat politike të shqiptarëve të Maqedonisë, respektivisht të atyre në pushtet, pse jo edhe nga politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqiptarëve të Maqedonisë, u ngelen dy rrugë; a)Bashkëjetesë në një shtet ose të jetësohet Ilirida!

Sipas të parës- Kjo siç po  duket është e pamundur, nga vet presidenti i shtetit Ivanov,dhe grupi I VMRO-DPMN-istëve, ekstremist, me qëndrime shoviniste.Nga ana tjetër mos ndërrimi i Kushtetutës,si akt  më i lartë juridik i këtij shteti,tregon qartë se jemi shum largë bashkëjetesës, për të siguruar të drejtat shqiptarët e Maqedonisë !

Duket pak sa paradoksale! Bën të ndërrohet Kushtetuta,nga shtypja që i bën Greqia, ndërsa nuk mund të ndërrohet Kushtetuta,nga populli I cili jeton den baba den në këto troje.Shtet i sajuar në vitin 1991, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Asaj kohe shqiptarët e Maqedonisë e bojkotuan referendumin e shpallur nga shteti dhe në vitin 1992 ,shpallën referendumin rreth Autonomisë politike teritoriale të shqiptarëve të Maqedonisë,mbështetur mbi Konventat  ndërkombëtare dhe konventat mbi të drejtat e e njeriut.

Sipas të dytës - Është e mundur të realizohet, nëqoftëse shteti amë-Shqipëria, me një qëndrim unik, tërhjek deklaratën e njohjes së Maqedonisë si shtet, edhe pse ndër të parat e njohu, pa i analizuar mirë rrethanat politike, ekonomike, kulturore,sociale të këtij shteti rreth çështjeve themelore të shqiptarëve të Maqedonisë (Iliridës).Duhet një ndërhyrje serioze, për të siguruar të drejtat e tyre shqiptarët e Maqedonisë.Gjithashtu duhet neni 8 i Kushtetutës së Shqipërisë ta gjejë zbatim praktik,e jo të ekzistoj vetëm në letër formalisht,të deklarohet vend e pa vend,vetëm për poena politike.Shqipëria,pse jo edhe Kosova e din shum mirë,se sa ka duruar dhe po duron ky popull, një milionësh shqiptarë. Kanë duruar përbuzjen, diskriminimin, dhunën masakrat,burgosjet,vrasjet, bombardimet,e çka mos tjetër.Për tu realizuar kjo, na duhet ma teper se kurrë,një bashkim kombëtar,por jo formal.Një bashkim i tërë forcave politike  si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu, në një tryezë të përbashkët, duke trokitur dyerve të diplomacive botërore, edhe pse ata e dinë më mir se ne.

Duhet mobilizim kombëtar,ti lëmë anësh kapricat individuale dhe grupore,të meremi seriozisht me bashkimin e një kauzë të vetme shqiptare.

Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë dhe as do të jetë shtet me karakter unitar siç pohojnë një pjesë e maqedonasve, por ka qen është dhe do te jetë shtet multietnik nëse I referohemi opsionit të pare.Nëse jo, atëherë duhet të shkohet drejtë opsionit të dytë jetësimit të Iliridës.

Përfundojmë: Me thënjen e të madhit  Adem Demaçit ," Zogun që ka dalë nga gëzhoja, nuk ka fuqi që e kthen më aty ku ishte..."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat