Kur Serbia këndoi për miqtë...dhe i bëri shumë prej tyre edhe dhëndur...!

Opinione

Kur Serbia këndoi për miqtë...dhe i bëri shumë prej tyre edhe dhëndur...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 prill 2018 Në ora: 07:00
Skënder Karaçica

Ministri i jashtëm i Serbisë,Ivica Daçiç,saherë që po i vijnë miqtë e vjetër në vizitë,tashti e ka bërë si ,,rregull diplomatike,,që të këndoj këngët e popujve të tyre(!).
Kjo është Serbia që diti të bëjë ,,politikë-diplomaci,,të gënjeshtrës si rregull patriotike (sipas babait të kombit D.Qosiç) që ka të bëjë shfarosjen e shqiptarëve dhe ,,Kosova si zemra e Serbisë,,(sic!).

Këngët e (I)vica (D)açiç janë me tone nacionaliste dhe po mundohet që të qesë hi syve para botës dhe (miqëve të tij dhe të Serbisë),sikundër veproj sot me ministrin e jashtëm të Greqisë.

Kosova dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë janë ndarë me I.Daçiçin dhe me Serbinë në vitin 1999.

Këndo e vajto Ivica Daçiç dhe me gjasë nisu dikah dhe kërkoni dhëndurët e rinj të këtij shekulli,por ata do të jenë dhëndurë pa ndonjë ndikim ,,diplomatik,,për Republikën e Kosovës!

Dhe,për fund fare,Ivica Daçiç kthehuni në Serbi dhe mos qitë pluhur me politikën e folklorizimit për shqiptarët dhe për Kosovën se ajo sipas këngës që e preferoni,,Tamo daleko,,vrëtetë Kosova tashti është larg shumë larg Serbisë dhe të ndarë jemi njëherë e përgjithmonë!

Daçiç,Kosova është shtet i pavarur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat