Tarifa e Rrugës së Kombit

Opinione

Tarifa e Rrugës së Kombit

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 prill 2018 Në ora: 09:01
Fatmir Lohja

Keto ditë,në media, flitet e shkruhet fjala “tarifë”.Tarifa do të  paguhet,po ta dha truri ,   të qarkullosh, me automjete ,në Rrugën e Kombit. E specifikoj  për automjete, se nuk kam dëgjuar nga askush ,nëse do te paguajnë këmbësorët, çiklistët, karrocat e formateve dhe madhësive të ndryshme, kaloshinat,  qerret, njethundrrakët, dythundrrakët,bagëtitë e imta,…….Pegesa do të bëhet pa hyrë ne tunelin e Kalimashit,që të burrërohesh përpara se të futesh në tunelin e frikshëm.

Si ekonomist i vjetër, jam strikt në zbatimin  e legjislacionin shqiptar, për ekonominë dhe financat. Hapa ligjet e tatime e taksave,për ta llogaritur ” tarifën”. Nuk e gjeta askundi.Kur nuk e di diçka ,shkoj e pyes kolegët.”Kërkon të na provokosh!”- m’u përgjigjen pa përjashtim.

Detyrimet ndaj shtetit qytetarët,bisneset,shoqatat,….  i paguajnë me taksa e tatime. Taksat kombëtare, apo lokale, janë në kuota fikse ,në lekë.Tatimet janë të llogaritshëm për një njësi dhe paguhen në lekë.Tarifën dhe llogaritja e saj , meqë nuk e dimë, është krejt e arsyeshme, që  edhe nuk e llogarisimin dot.Kur nuk e di,nuk ke si e bën!?

Në fakultetin ekonomik,në vazhdimësi, profesorët e nderuar, na e përsërisnin këshillën: “ Në çdo sektor, që të punoni,do të ndiqni me vëmendje terminologjinë e Kryeminitsrit. Pra edhe në komunizëm,nuk na thonin të ndiqnim tërminologjinë  e kryetarit të partisë,që ishte në mënyrë absolute mbi të gjithë.

Më kujtohet mirë,kur i ndjeri Adil Çarçani,ishte kryeministër,në fund të viteve tetëdhjetë,të shekullit të kaluar,fjalën të “ardhur” e zëvendësoi me fjalën “fitim”.Te ky ndryshim termi,ne ekonomistët, shihnim një rreze drite,për riaktivizimin e   ekonomisë,e cila  fatkeqësisht po rreshqiste nga dita në dite ,në greminë.

Kur e thotë  Kryeministri,e ka  thënë  Perëndia,ishte porosija e profesorëve. Kur ,ne ekonomistët, filluam ta përdorim,sekretarët  e partive,sipas temperamentit, na “ledhatonin”,  minimalja me fjalët :” Borgjezë të fëlliqur.” U bënë me mijra orë mbledhje,në organizatat e  partisë,për të sqaruar  anëtarët.E kishin të vështirë të kuptonin ndryshimin.Nuk kishin faj.Për dekada,nga Partija, ju ishte thadruar në kokë, se “fitimi” është term kapitalist, imperialist, superrevizionist, e damka të tjera,që tani për momentin nuk po më kujtohen.Edhe partija ishte e bindur se fitimi ishte anti klasë punëtore e fshatarsi punonjëse.U justifikua legalizimi, me arsyetimin, se burokratët e ekonomisë,që tani janë djemtë tanë, sugjerojnë,  se medemek fitimi është nxitës edhe  për zhvillimin ekonomisë socialiste.Siç eksperementuam me tufëzat dhe arëzat,duke lejuar pronën private kapitaliste, në fshat,po legalizojme edhe fitimin.Fundi i fundit, nuk po bëhet ndonjë hata,se ne   ketu jemi ,dhe e ndryshojmë përsëri.

Nuk kaloi shumë, kur pendët e sekretarëve ranë ,dhe fjala fitim shëtiste  në boulevard, nën vezhgimin e rreptë të syve  veshëve dhe “çimkave”,se me çfarë konteksi e përdornin burokratët. Diktatura e proletariatet, e mbante ende lart shpatën,për  t’i prerë kokën armikut të klasës.

Në komunikimin e tij me banoret e Kukësit, Kryeministri nuk e hiqte nga goja  fjalën tarifë.E tha kryeministri,e tha Perëndia, është porosija e vjetër.Për ta  arkëtuar   këtë detyrim, të ri,ne ekonomistët kërkojmë të na e sqarojnë, që ne, qepe-lepe, ta bëjmë detyrën sa më mirë,se ec e merru më vonë me gjobat e njëpasnjëshme, që do të ndjekin  nga pas eedhee në varr.

Disa kolegë,  më këshilluan, mos ta vrisnja mendjen shumë, se mund të jetë një lapsus. Kryeministri  është me profesionin e  artisiti, dhe Ministri i Ekonomisë,Punës dhe i Financave, që ja kanë lakmi tërë kolegët,anë kend globit,për shumë kompetencat,  që ka marrë përsipër,na qënka  me profesionin e mësuesit të gjuhëve  të huaja, nuk më qetësoi .E ka një gjë të pakuptueshme  në këtë mes.Ligjërisht; taksat ; tatimet; çmimet; detyrimet;   vihen në lekë ,ndërsa tarifa,në fjalë , është në Euro.

Në faturat e dritave,të ujit, çdo muaj, shtohet tinëzisht nga një takse e re, në lekë.Me thënë të vërtetën ,në fillim janë të vogla.Me kalimin e viteve, si bebet vijnë e burrërohen.Nga takasapaguesit nuk merret vesh, se ështe taksë e pushtetit  qendrorë,apo lokal,njëlloj xhepin ta zbrazin.

Tarifa,po kërkon, që për herë të parë, të na hyjë nga dritarja, nëpërmjet Rrugës së Kombit.Ajo është në Euro.Valuten  Europiane ,ne shqiptarët, e shohim vetëm ne bursa,sepse pagat i marrin në lekë.Për patriotizëm,për një moment,nuk po bëzajmë.Thuhet se:”Kur miu mëson rrugën,e bën vijë.”Kush na bind,që qeveria e nderuar, nuk na fut,tinëzisht, nga dritaret,oxhaqet,,apo nënderë,natën vonë,në terrin e zi,në valuta të ndryshme,tarifa të tjera?

Që mos të rrimë pagjumë ,nga frika e gjobave, ne ekonomistët e vjetër , kërkojmë një ndihmë modeste,nga qeveria.Meqë politikanët e lartë,kanë hallet e kombit mbi supe,dhe nuk kanë kohë të na sqarojnë, ne “frikacakët” e brezit të vjetër,të na e shpjegojnë ,sëpaku ,këshilltarët.Nëse qeveria e Rilindasve, nuk ka ekonomistë ,as   për këshilltarë, pagjumësia ,e brezit tonë, do të zgjasë shumë, shumë,….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat