Paralelet: Rusi - Korea Veriore – Serbi

Opinione

Paralelet: Rusi - Korea Veriore – Serbi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 prill 2018 Në ora: 21:10
Sherif Ramabaja

Janë dy shtete në botë që manipulojnë me helme kimike. Që të dyja kërcënojnë, veprojnë dhe sulmojnë duke vrarë njerëz në vende të ndryshme të botës. Që të dy këto vende kërcënojnë edhe me arsenal atomik. Njëra nga këto dy vende është Rusia, që pikërisht para një muaji me helm kimik e sulmoi në Angli një ish spiun të vetin dhe bijën e tij. Nuk ështe hera e parë që Rusia ndërrmerr një sulm të tillë. Kësaj rradhe ishte më ndryshe. Ishte diçka që pak kush e kishte menduar. Evropa reagoi në mënyrë unike. Shpejt, fuqishëm dhe ishin me një zë. Gishti drejtohej drejt një diktatori dhe autokrati, që sapo ishte rizgjedhur kryetar shteti. Iu bë me dije se kupa ështe mbushur. Nuk u sinjalizua vetëm një solidaritet mes vete, po u veprua edhe për mbrojtjen e vlerave perëndimore. Një veprim dhe reagim të tillë se kishte paramenduar as vetë Putini. Një realitet dhe kualitet të ri po dëshmon EU- ja. Të shpresojmë që më në fund edhe Evropa të zgjohet nga gjumi dhe përpos fuqisë ekonomike të dëshmoi edhe vendosmëri politike. Të bëj më shumë për sigurinë dhe vlerat e vet Evropës. SHBA-të edhe më herët e kishin paralajmëruar EU-në, të rris përgjegjësitë e saj. Putini nuk mund t`i ik gjithmonë përgjegjësisë. Veprimet destruktive të tij po i vëren e tërë bota. Është menduar se vlerat perendimore do të depërtojnë edhe në Rusi dhe ajo do të jetë aleate e perëndimit, po Putini është përqëndruar në pushtetin e tij. Me aparatin shtetëror, nacionalizmin dhe propagandën sistematike e ka armiqësuar popullin e vet kundër perëndimit. EU-ja e ka duruar shumë gjatë dhe si duket ka ardhur koha që edhe asaj t`i tregohen dhëmbët.

Një paralele tjetër është Korea Veriore me të “Famshmin” Kim Jong Un, që me programin bërthamorë po e mban tërë botën në ankth. Para dy vitesh diktatori Kim Jong Un në Kuala Lampur  me helm kimik e kishte sulmuar gjysmë vëllaun e tij. Pra si Putini edhe ai vepron me të njejtën taktikë. sulmojnë në vende të lira të botës me helme kimike dhe vrasin njerëz që atyre u pengojnë. Që të dy bëhen sikur nuk din gjë se çfarë po ndodh. Diktatori Kim Jong Un, raketat i hudh në diagonale mbi Japoninë, duke ia tërhequr vërejtjen Amerikës se çka mund të bëj.

Serbia në një paralele të tillë

Serbia duke parë agresivitetin e Rusisë, po shpreson se i ka ardhur momenti për të vepruar. Me ndërmjetësimin e EU-së zhvillon bisedime me Kosovën, vetëm për të taktizuar kurse në realitet nuk është e interesuar për zgjidhje të problemeve. Ajo ditën bisedon dhe flet për paqën, kurse natën është lugati vetë. Flet për marrëveshje kurse blenë armatime dhe përgaditet për luftë. Pas Luftës së Dytë Botërore, që mendohej se do të jetë e tejkaluar, Serbia  bëri gjenocid në Kroaci, Bosne dhe Kosovë, kurse qan dhe vajton sikur ajo të ishtë viktima. Sikur të mbushej mend do ta pranonte fajësinë. Do të duhej të turpëroj, duke kërkuar ndjesë për atë që ka bërë ndaj popujve të tjerë, siq veproi Gjermania. Sërbia vazhdon me këngën e vjetër të mashtrimit, shantazhit, genjeshtrave, ndërskamseve, vetëm për të përfituar, pa zgjedhur mjete. Merret me kotësira, duke u munduar t`i bind disa shtete për t`i tërhequr njohjet e Kosovës. Ky është një absurditet që vetëm prej Serbisë mund ta presësh. Një synim i tyre është përfitimi në kohë që Rusinë ta zbresin në Ballkan dhe pastaj të veprojnë sipas dëshirës së tyre.

 Sjellja jonë ndaj paraleleve të tilla

Ne fatkeqësisht kemi humbur shumë kohë duke u marr me vetëveten. Në të dy anët e kufirit luftën kryesore e bëjmë mes vete, duke e dëmtuar interesin tonë nacional. Shtohet pyetja: a po na përsëritet historia e pësimeve? Pushtetarët punojnë për interesin personal, kurse opozita vajton pse nuk është në pushtet për të vepruar njësoj. Fatkeqësisht ata që do të punonin për shtetin dhe mirëqenjen e popullit nuk mund të vijnë në pozita udhëheqëse. Dështimet po shihen në të dy anët e kufirit. Pushtetarët nuk po dihet kah po e orientojnë shtetin. Mësyjnë sa me lindjen sa me perëndimin, sikur e kanë humbur busullën. Perëndimi po na tërheq vërejtjen nga ndikimet ruse, turke e arabe në trojet tona, në mënyrë që të kemi kujdes, kurse ne zhytemi edhe më thellë drejt tyre.

 Kidnapimet dhe dorëzimet që ndodhën këto ditë në Kosovë nuk arsyetohen me asgjë. Kryetari dhe kryeministri arsyetohen se nuk kanë ditur për rastin. Nëse ata nuk din çka po ndodhë në shtetin e tyre, kush duhet ta dijë? Kjo po tregon si dhe sa funksionon shteti në Kosovë. Në shtetet me vlera demokratike do të jepte dorëheqje kryeministri ose kryetari, ose të dytë. Ky rast do të klasifikohej, rrezikim i interesit nacional. Së paku do analizohej dëmi që i kemi sjellur shtetit deri më tash. Po kjo nuk ndodhi. Kosovën e kemi mbushur xhami arabe e turke. Një pjesë të rinisë, kemi lejuar të manipulohen dhe të orientohen në luftat ideologjike islamike. Kemi lejuar që klerikët musliman në Kosovë të veprojnë haptas dhe pa u penguar në shkombëtarizimin e shtresave të ndryshme të popullsisë. Kemi lejuar shkolla te ndryshme qe shtrembrojne historinë tonë. Kemi shtrirë korrupsionin në të gjitha nivelet. Ndihet mungesa e ligjit dhe shtetit ligjor.

 Ata që kanë luftuar, pa pasyr synim pushtetin, ndryshe e kanë parashikuar ecjen e kosovës pas luftës. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore funksionet i kishin ndarë “ Revulocionarët” mes vete. Pushtetin e kishin mbajtur në dorë derisa vdiqën. Mendonin se janë të pazavendësueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat