Udhëkryqet e Ballkanit dhe Mustafa Nano

Opinione

Udhëkryqet e Ballkanit dhe Mustafa Nano

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:22
Skënder Karaçica

Këso kohe na ka rastis që të lexojmë shkrime të nduarnduarta(politike dhe analiza)rreth udhëkryqeve në Ballkan dhe çështja shqiptare nga Mustafa Nano.

Mustafa Nano sot kishte marrë ,,udhën,,kah Serbia dhe në gazetën,,Danas,,të Beogradit përmes një letre për kolegun e tij (njëfarë Zorani...)që nuk me la përshtypje se kush ishte dhe çfarë bën ky njeri në Beograd.

Nejse...

Mustafa Nano në këtë letër ia qan hallin mikut të tij serb në Beograd për Putinin dhe zgjedhja e tij për të vënë në spikamë dofarë relacioine të kohës në Shqipëri për ,,rolin e tij,,në botë dhe pozita e Edi Ramës në Tiranë.Tërë kjo që shkruan Nano në letrën e tij për mikun serb në Beograd(Zoranin)fund e krye ishte një nostalgji e kohës kur Tirana dhe bulevardi i saj(politik)ia bënë me sy Beogradit...!

Paksa skandaloze kur Nano nga Tirana ia kujton mikut të rij serb(Zoranit)se si Aleksandër Vuçiç do të marrë ,,vendime të mëdha,,për Ballkanin dhe çështja shqiptare dhe Kosova.Nuk di se çfarë zori pati Nano që të merret me Vuçiçin sikur ai na qenka çelësi i zgjidhjes së udhëkryqeve të Ballkanit.

Jo Kosova nuk zgjidhet në bulevardin e Beogradit,Mustafa Nano!Kosova dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë janë ndarë me popullin serb (1999).

Kosova është e lirë dhe shtet sovran!Me Serbinë nuk jemi miq,jemi veçse fqinj sikundër me popujt tjerë në ish hapësirën e Jugosllavisë.

Një sugjerim Mustafa Nano:Shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk e kanë konsideruar për shtetin e vet as ish Jugosllavinë e as Serbinë fashiste!

Mos e merr rolin si ,,pajtues,,në mes dy popujve shqiptar dhe serb në TV Provokacija!Emërtimi sikur treqon se dikush është kumbara e tij me motivet e kohës nostalgji për Beogradin dhe Serbinë.

Kosova dhe shqiptarët nuk e kanë më udhën nëpër Beograd,por ata tashti janë nisur kah Brukseli dhe BE-ja si dhe miqësia e përjetshme me Amerikën!

Mustafa Nano me (provokacija)merruni me Zoranat e Serbisë e më pak për të thënë fare më Kosovën...!Që dyqind vjet jemi lodhur në udhëkryqet e Ballkanit dhe me ,,diplomacinë,,e rrenës dhe të lotëve të Nikolla Pashiqit para miqëve të tyre për vrasjen kolektive të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Kaq zgjati debati ynë në (Provokacija)të Mustafa Nano në Tiranë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat