Pse po heziton LDK për hetimin e SHIK-ut

Opinione

Pse po heziton LDK për hetimin e SHIK-ut

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 28 mars 2018 Në ora: 09:44
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Dihet së gjatë vitit të parë të pas luftës, siç shkruajnë mediat diku nja 600 qytetarë, që për shumicën prej tyre nuk dihet asgjë e, as që janë zbardhë vrasësit deri më tani. 

Por në mesin e këtyre të vrarë apo të zhdukurve janë edhe shumë figura të njohura të LDK-së, por në këtë arsenal të vrasjeve disa herë është bërë antenat edhe në Presidentin historik, Ibrahim Rugova. Të gjithë të vrarit ishin figura dhe aktivist të njohur.

Disa herë LDK për këto vrasje e ka drejtuar gishtin në Organizatën fantome SHIK, e cila vepronte apo ishte në kuadër të PDK-së. 

Për vrasjen e këtyre figurave të njohura të LDK-së lidershipi i saj e fajëson SHIK-un. Kritika ndaj SHIK-ut kanë bërë gati të gjithë funksionarët e LDK-së. Por në këtë drejtim më i zëshëm, vetëm gjatë fushatës elektorale, ishte Kryetari Isa Mustafa, i cili gjatë fushatës elektorale nuk lënë gur pa luajt duke e akuzuar shik për këto vrasje. 

Por është shumë interesant fakti së posa erdhi Isa Mustafa në pushtet si Kryeministër,, ani pse e kishte ministrin e brendshëm kukullën Skënder Hyseni, po edhe vetë Isa Mustafa për tri vite sa ishte në bashkëqeverisje më PDK-në, qele gur gojën nuk deshi, apo nuk guxoi të ndërmarr diçka por as t’i përmendë. 

E vetmja parti e cila e ka ngritë zërin për hetimin e SHIK është LVV. Kjo parti në krye të së cilës është Albin Kurti, para do viteve e patë ngritë në parlament çështjen e hetimit parlamentar të SHIK-ut, por edhe përkundër përpjekjeve nuk arriti që t’i siguroi 40 nënshkrime aq sa kërkoheshin më ligj. Kjo ndodhi nga së partia, pra LDK, nuk deshi apo nuk pati guxim t'i japë nënshkrimet për hetimin parlamentar të SHIK. Atëherë kjo iniciativë dështoi. 

Por këto ditë kjo çështje u aktualizuar përsëri, jo nga LDK së cilës iu ishin vra veprimtarët, por përsëri këtë iniciativë për hetim parlamentar e nisi LVV më Albin Kurtin në krye. LVV i mblodhi mbi 35 nënshkrime, por si për çudi LDK se cilës iu janë vra aktivistët më të devotshëm po hezitojnë t'i jap nënshkrimet. Kjo është shumë e çuditshme. Në vend se LDK të ishte iniciatorë e kësaj punë, ajo tani sikur herën e parë heziton, apo nuk donë t'i jep nënshkrimet. Kjo i bijë sikur LDK nuk dëshiron edhe de facto t'i zbardh këto krime. Këtu diçka njihet, mbahet sekret, qe të banë më dyshuar se a mos vallë është vra ndonjë aktivist i LDK-së nga vetë militante e LDK-së për çka shpesh edhe e akuzon PDK-në. 

Kjo nyje e lidhur fortë kërkon zgjidhje nga drejtësia, sepse është e pajustifikueshme që edhe pas 18 vjetëve këto vrasje të rrinë të fjetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat