Edhe Edi Ramës i erdh dita me na vjedh!

Opinione

Edhe Edi Ramës i erdh dita me na vjedh!

Nga: Kimete Berisha Më: 27 mars 2018 Në ora: 13:14
Kimete Berisha

Prej momentit që i çelim

sytë e derisa t'i mbyllim
në gjumë, neve na vjedhin.

Na vjedhin në çdo
mënyrë të mundshme, në të gjitha mënyrat. Nuk lë kush pa na vjedh. A e njihni dikë që s'na ka vjedh !

Na i vjedhin mendimet. Idetë. Ta vjedhin copën e tepihut para derës së shtëpisë, e ta vjedhin kapësen e rrobeve para ballkonit. Ta vjedhin kavanozin me turshi në dritaren e konviktit, e cimeri-cimerit ia han suxhukun në frigorifer, tinëz.
Ta vjedh shqiptari poqin elektrik në hymje, e ta vjedh stilin. Fjalët. Fatin ta vjedh. Organet... zemrën, plus, na e vjedhin dashurinë, që është më keq.

Veç urrejtja mbetet e vetme!

Vjedhjen e tyre e kemi legalizuar ne, sepse, s'ka shqiptarë që nuk ia vjedhin centat nëpër markete, butiqe, nëpër ushqimore, dhe askush nuk reagon.

Dikush-dikush reagon, por rrezikon të duket si 'fukara'. Ne jemi fukara të mëdhej, por s'duam të dukemi fukarenj në sytë e shitëses (që gjithmonë është femër), të dukemi sikur kemi mbetur myftjaq për 1 centë, 2 centë e 3 centë. 
Ne kinse nuk i bëjmë hesap 5 centë dhe nuk ia kërkojmë shitëses (që gjithmonë është e re me moshë), por posa të dalim
nga dyqani ia shajmë 'nanën' aty ku e ka pse ashiqare na vjedh përditë.

Centat që na i vjedhin me miratimin tonë, nuk i marrin punëtorët, por i marrin shefat e tyre (tepricën), e merr Ramiz Kelmendi, po e përmendi se veç këtij tregtari ia di emrin.

S'mbet kush pa na vjedh. Na vjedhin në rrymë, në ujë, në mbeturina, na vjedhin në tatim. Me nxjerr letrën që e mbyll pushimin mjekësor, t'i vjedhin pesë euro.

Të gjithë na vjedhin ngapak, kurse Edi Rama do të na vjedh shumë. Na vjedh shumë, jo për tjetër,, por sepse atij 10-të euro i duken pak, i duken aq pak, sa çuditet pse reagojnë katundaria e Kosovës për kaq 'pak' pare.

Në Shqipëri paraja është 'Zot'. E përcakton vlerën e njeriut dhe i përcakton raportet shoqërore. Po tregohem e keqe, por s'kam çka t'bëj, kur jam e bindur se nuk ekziston marrëdhënie ndërshqiptare që nuk është e bazuar në interesin material.

Dalin plakat e shkreta, fukarenjt e mundur dhe i shesin tragjeditë e tyre personale, te ajo 'gjeldetja' 'Dua të të bëj të lumtur'. I shesin për pare sekretet, dranat familjare dhe tregimet e dashurisë.
Gjynah. Një grua e moshuar ankohej një ditë, tha: burri shkon pas zonjave tjera. Kur ia shikova burrin, gërrxho, ai nuk mund të qëndronte ulur, jo të vraponte mbas zonjave. Gjynah, të luash me njerëz të mashuar kaq ultë.

Në Kosovë, ende nuk i kemi qitë në shitje sekretet dhe dramat tona personale.

Nëse ke para, je dikushi, nëse s'ke, nuk e kthen kush kokën prej teje, edhe me të pa 'tuj' të dalë shpirti.
Prandaj, duke qenë paraja 'Zot' tek shqiptarët, ti s'ke asnjë shans të gesh një shok në Shqipëri. Veç kush të rren. 
S'ka mujt as Isa Boletini. Foret e Ismail Qemalit e Luigjit, kishe s'kemi pas kohë me t'prit, kishe s'po vjen Isë...!

Të gjithë e dimë stilin e tyre. Kur i takon në Tiranë, të thonë 'kur të vijë në Prishtinë do të të qoras me kafe'. Ti nuk i thua 'Pse s'po e shfrytëzon rastin, sa më ke para hundëve, mos u lodh me ardh në Prishtinë me ma pagu një kafe, se ne edhe ashtu nuk i lëmë mysafirët të na paguajnë bukën në sofrta tona...nuk i thua se të vjen keq, turpërohesh të dukesh fukara në sytë e tyre, anipse ti përnjëmend je fukara, ama kryesore për neve është që kurrësesi mos m'u duk fukara.

Ata për dallim
prej neve që jemi fukarenj praktik, real, fukerenj të prekshëm, ata janë fukarenj shpirtëror, kujtojnë që shpirti ushqehet me mish e jo mishi me shpirt.

Edi Ramës duhet t'i idhnohemi, të mos
i përgjigjemi në telefon, ta bllokojmë në whats app, të mos i përcjellim
intervistat e tij, t'ia tërheqim Like-t në Facebook, ta shajmë qysh dimë më zi, t'i bëjmë presion psikik derisa t'i nxihet buza, duhet t'i rrallojmë vizitat tona; t'i ngrijmë 'marrëdhëniet' me të njofshim tanë atje; duhet të shkojmë kah kulla e Rozhajës verës në Ulqin...ta bojkotojmë bregdetin shqiptar; nëse vjen ministri i rrugëve të Shqipërisë në Kosovë t'ia marrim 1000 euro për hyrje dhe 1000
për dalje nga Kosova. 
Nëse nuk e paguan hyrjen, me çu në burg, e me 'harru' me lëshu..
S'do të themi 'paçin ku m'i marr, e mos paçin ku m'i çu', por do të çartemi. Por duhet m'u çartë si bishat e mos m'u ndal derisa ta bëjnë 1 euro me hy, e një me dalë nga Shqipëria. Bile shumë janë për ne, që jemi më të varfërit në Evropë.

P.S. Nuk e pata njet m'u anku, boll u mundova me ndal veten, shkaku interesin tim personal, se jam shumë lazëm m'u bë shtetase e Shqipërisë (e nuk më bjen mirë me shti kry me bosa), por, qe, s'u durova pa i prishë vetes punë. 
Jam e prirur të punoj kundër personit tim, për të mirën e përgjithshme  ????.

(Më falni për gramatikën).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat