Nuk na duhet ndihma e Turqisë për televizionin kombëtar të Kosovës

Opinione

Nuk na duhet ndihma e Turqisë për televizionin kombëtar të Kosovës

Nga: Fahri Xharra Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:47
Fahri Xharra

“Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. Mirëpo, ç’lidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit? Historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter, por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe, përpara se ta argumentoj, po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XX – XXI, por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat e tyre publike, në “përdorimin publik të arsyes” (F.L.) për mohimin e çdo gjëje shqiptare. Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca”. 

A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë, sa që nga populli ynë të sajojmë një “bastard” kombëtar?

Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikate të kombit, më duket kulmi i papërgjegjësisë individuale si “shqiptar”, si “njeri” dhe si “intelektual”.
Çka paskemi pas besuar tërë jetën?
Po, nuk kemi ditur asgjë. Nuk na e linin shkollën. Edhe ata pak njerëz që dinin pak nuk guxonin të flitnin:

– “Asnjëri nuk ka guxuar të pohoj që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke…..”

Image

Çdo gjë ka funksionuar në shërbimin e kanosjes, mospërhapjes dhe likuidimit… por sot, kur guxojmë e faktet janë në anën tonë , ç`na duhet TIKA në televizionin kombëtar të Kosovës ?

Kush po mundohet të na shkelmon historinë, pra ?

Ju të televizioni publik te Kosovës, nëse Diokleciani dhe Justiniani janë figurat që sigurojnë vijimësinë e traditës pellazgo-iliro-dardane, mbretër të cilët kontribuojnë që Dardania të ngrihet në djepin e fundit dhe më me rëndësi të kulturave antike dhe këtë turqit nuk e thonë , çka ju duhet TIKa brenda ?

Ju të televizionit të Kosovës , ju e dini mirë kontributin e Europës për shtëpinë tuaj / t`tonën televizive . Nëse futeni në rrjetin e merimangës së TIKA-s , do të na i zemëroni miqt tanë. Ne jetojmë dhe jemi këndej pari falë miqve tanë .
TIKA jashtë jush .
Gjakovë,23.03.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat