Fitoi Pronto, por humbi Kosova

Opinione

Fitoi Pronto, por humbi Kosova

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 23 mars 2018 Në ora: 06:42
Hedhja e gazit

Dje ishte një ditë e keqe, e dhembshme për Kosovën, sepse ajo e humbi përkrenaren dhe krenarin e sajë Çakorrin. Dje ne Kosovë ndodhi tragjedia. Dje në sallën e Parlamentit të Kosovës nuk kishte njerëz dhe dashamirë të Kosovës. Dje në këtë sallë ishin mbledhë, ishin prezent vetëm corbat dhe sorrat e zeza të cilët u futën në vallën e Klanit Pronto. Të gjithë dje u banë Pronto. U ba Pronto edhe LDK-ja e Isa Mustafës. Pos LVV, të gjithë dje u rreshtuan në krahë të Klanit Pronto dhe jo në krah të Kosovës. U renditën në krah të atyre që gjatë këtyre viteve të pasluftës e poshtëruan e dhunuan Kosovën duke e vjedhë dhe plaçkitë nga të gjitha anët. Dje, pra fitoi politika e një Klani i cili aksidentalisht e rrëmbeu pushtetin më forcë të cilën e solli deri këtu ku jemi, kur të gjithë dëshirojnë të ikin nga Kosova.

Dje në këtë sallë ishte vetëm LVV  e cila u mundue më i dalë zot Kosovës. Vetëm LVV tregoi dje, si çdo herë së Kosova nuk është mall për kusuritje e Hashim Thaqit, Kadri Veselt, Ramush Harajdinaj dhe Isa Mustafës, por është e popullit të sajë dhe askush nuk ka të drejtë në pronësinë e sajë veç popullit te sajë. Por dje, ndodhi e kundërta. Nën masat e hekurta u muar një vendim i turpshëm qe t’i falët tokë fqiut tonë Malit të Zi. Dhe kjo ndodhi na e humbëm Çakorrin, Kullen, Bjelluh etj. Ne një sipërfaqe hiq më pak së 82oo hektar tokë. E humbëm më vetëdijen tonë, e humbëm nga mos dija e atyre qe po na udhëheqin të cilët nuk dinë se si ndërtohet, por dinë fortë mire se si shkatërrohet shteti.

Janë pallavra ato shkarravina me shkrim së gjoja ju nënshkruani e pastaj rinegociojm, rishqyrtojmë, korrigjojmë kufirin etj. Mund edhe te rinegociohet, rishqyrtohet sa herë te donë, por Çakorri, Kulla, Bjelluha, etj janë të humbura përgjithmonë për ne, janë te pakthyeshme. Pra, në fund jemi shteti i parë në botë që kojshisë me vullnet i falim tokë, pjesë te atdheut çka na banë të turpërohem jo ndaj vetvetes por edhe ndaj gjeneratave qe vijnë. Historia do te tregoi së ky veprim u ba në damë të Kosovës nga njerëzit e padijshëm, sepse nuk mbahet ne mend qe ndonjë shtet ne Evropë apo diku ngjeti te jipet, falet tokë vetëm për te lëvizë lirshëm nëpër Evropë. Pra, historia është e pamëshirshme. Ajo do të na dënojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat