Tradhti e mbi tradhti

Opinione

Tradhti e mbi tradhti

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 mars 2018 Në ora: 06:11
Sulejman Mehazi

- Gjatë Perandorisë Otomane, kush si bashkoi katër Vilajetet Shqiptare?, tradhtia shqiptare;

- Gjatë Luftës së Parë Botërore e pas saj, kush ia shiti Çamërinë Greqisë?, tradhtia shqiptare;

- Në mes dy luftërave botërore, kush ia shiti Shen Naumin Jugosllavisë serbe?, tradhtia shqiptare;

- Pas Luftës së Dytë Botërore, kush ia shiti Kosovën e Maqedoninë Jugosllavisë së Titos, tradhtia shqiptare;

-Gjatë demokracisë, kush ua shiti Maqedoninë maqedonasve?, tradhtia shqiptare;

-Gjatë demokratizimit të Shqipërisë, kush ua shiti detin grekëve?, tradhtia shqiptare;

- Gjatë Pavarësisë së Kosovës, kush ia shiti Malit të Zi Çakorrin?, tradhtia shqiptare, pas Çakorrit, me demarkacionin me Serbinë, kush do ia shesë Mitrovicën e Veriut Kosovës?, tradhtia shqiptare;

-Kush është ai që s'do të bashkohet Kosova me Shqipërinë?, tradhtia shqiptare;

-Kush është ai që s'do të bashkohen shqiptarët e Maqedonisë me Shqipërinë?, tradhtia shqiptare.

Pra, të nderuar, a më shumë tradhtarë kanë shqiptarët apo atdhetarë?

*

Tani e tutje s'duhet biseduar, lavdëruar e të qenurit krenarë me heronjtë e patriotët tanë kombëtarë, s'ka dobi prej tyre! Që pesëqind vjet  u mbytëm duke u kënduar këngë, duke ju dhënë elozhe luftarake heroike, historike, shkencore e prozaike-poetike heronjve tanë prapë kot së koti, pa farë dobie e begatie për popullin shqiptar.

Gabimi jonë i madh është se, ne, shumë kemi humbur kohë me heronjtë e dëshmorët tanë sesa me tradhtarët e trojeve tonë. Po të  analizojmë thjeshtë e qartë do të vërejmë se, ne, historikisht më shumë kemi patur tradhtarë se sa atdhetarë. Heronjtë, patriotët, atdhetarët mund të numërohen me gishta, kurse tradhtarët jo kurrë, ata janë shumë, e pamundur për t'i numëruar. Pse atëherë s'merremi me tradhtarët?, pse frikohemi prej tyre?, jo vetëm që si kritikojmë, por shumica shqiptare i përkrahë ata: në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. 

E prandaj kështu....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat