Jostabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik

Opinione

Jostabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik

Nga: Ardian Shala Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:38
Ardian Shala

Situata politike jostabile, mungesa e kultures demokratike, efektiviteti i pamjaftueshem  institucional, dhe mungesa e politikave të qarta ekonomike, po krijonjë klimë të pasigurisë për investime serioze dhe munges të rritjes ekonomike. Drejtori i Komitetit lindor te ekonomisë gjermane-Rainer Linder, shprehu brengosjen e thellë me situatën aktuale politike në Kosovë, qe vazhdimisht po përçon sinjale krize dhe rritje të mosbesimit tek investitoret gjerman dhe me gjerë. Nga shume autor-analistë të zhvillimit ekonomik, jostabilitetin politik e konsiderojnë si smundje te keqe për përformancen ekonomike te një vendi. Jostabiliteti politik ndikon në sjelljet e agjentëve privat ekonomik, në firmat prodhuese e sherbyese dhe në treg.  Autoret: Alsen A. dhe Veiqa J.F. theksojnë se, jostabiliteti politik kufizon vizionin e politik-bërësve duke i orientuar drejtë politikave makroekonomike afatëshkurta, jo optimale dhe ndryshimit të shpeshtë të tyre; këto veprime prodhojnë paqendrushmëri dhe përformancë negative ekonomike.

a)stabiliteti/jostabiliteti politik.

Jostabiliteti politik e institucional në Kosovë, është faktori kryesor qe po pengon zhvillimin ekonomik. Lidershipi kosovar, partitë politike dhe qytetaret, ende nuk po e kuptojnë sa duhet këtë ndikim negativ, dhe ende po sillen papërgjegjshem ndaj realitet të papunësisë se madhe e joperspektives  zhvillimore, qe po krijonë realiteti jostabil politik në Kosovë. Papërgjegjësia institucionale dhe mungesa e ndëshkimit institucional e gjyqësor, dhe mungesa e ndeshkimit nga qytetaret përmes votes, ka krijuar një ambient të pasigurisë për investime. Pra, variabli kryesor i pavarur i ndikimit pozitiv/negativ ne rritjen ekonomike dhe në nivelin e Produktit të Brendshem Bruto (GDP) është stabiliteti/jostabiliteti politik. Këtë e thekson gjithënjë edhe Banka Boterore në analizat/hulumtimet e saja në kuader te treguesve të mirëqeverisjes (WGI). Jostabiliteti politik në Kosovë qe po e thellon keqëqeverisja e shumices se subjekteve partiake për një kohë të gjatë, po krijon pasiguri politike dhe ekonomike-po ndalon investimet dhe interesimin e agjenteve te ndryshem ekonomik per tu angazhuar ne sektorin ekonomik. Lidershipi partiak në Kosovë qoftë në opozitë-qoftë në pozitë, po sillet tejet papërgjegjshem; nuk po e kuptojnë qartë  se faktori i stabilitetit politik është faktori qendror i rritjes ekonomike. Tejkalimi i gjendjes dhe stabiliteti politik mund të arrihet duke kriju kultur politike te bashkëpunimit, kompromisesve, bashkëbisedimit dhe bashkëkrijimit të strategjive për politikat zhvillimore-pra, konkurences dhe debatit të mirëfilltë. Kërkohet evitimi i polariteteve artificiale dhe kundërshtimeve fanatike kunder njeri tjetrit vetem për interesa egoiste grupore e partiake; partitë opozitare kërkohet të jenë opozitë konstruktive kur është në pyetje stabiliteti politik dhe strategjitë zhvillimore.

b)mungesa e demokracisë dhe dukurit negative

Demokracia si proces me i gjerë qe përfshin institucionet por edhe shoqerinë, është faktor i rendësishem i sistemit politik dhe i rritjes ekonomike. Niveli i ultë i zhvillimit ekonomik privat po e pamundëson pozicionimin e  shoqerisë  kosovare për te qenë e pavarur nga pushteti partiak, dhe për t’ju kundërvuar pushtetit/keqëqeverisjes se subjekteve partiake. Këtë munges te presionit te shoqerisë civile po e shfrytezon me mjeshtri pushteti partiak aktual duke mos treguar efektivitet institucional dhe duke u treguar i papërgjgjshem ndaj shoqerisë dhe ndaj rendit juridik e politik. Kësaj po i kontribon edhe mungesa e opozites se mirefilltë. Partitë opozitare kur po kalojnë në pozitë, po sillen papërgjegjshem-po ndryshojnë nga premtimet parazgjedhore.

Kjo gjendje në fillim u kriju si rezultat i mungeses se tradites, mungesës se njohurive-aftësive humane në institucionet politike dhe ekonomike, si dhe tek qytetaret-votuesit; nuk kishin njohuri për  pasojat e keqëqeverisjes me zhvillimin ekonomik. Ende, nuk po kuptohet sa duhet fakti se, pa stabilitet politik dhe mirëqeverisje, nuk ka rritje ekonomike.

c)Arsimi dhe investimet infrastrukturore,politka sociale, sherbimet publike, etj, kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike;  por, si rezultat i korrupsionit dhe dukurive negative, mungesa e sundimit te ligjit, etj, po i minojnë rezultatet në këto sfera. Investimet në këto sfera, ndikojnë jo vetem në rritjen ekonomike por edhe në pjesemarrjen cilësore në proceset politike demokratike si faktor i domosdoshem për ndryshimin e gjendjes aktuale. Njëherit, keqëqeverisja  po ndikon në ngadalësimin e proceseve në integrim e avancimin ndërkombëtar të Kosoves.

d) Politikat ekonomike dhe strategjia shtegdalëse

Krijimi i politikave ekonomike të përbashkëta nga të gjitha subjektet pozitë dhe opozitë-konsensus për strategji afatëmesme e afatëgjatë-strategji kombëtare afatgjate, do te krijonte stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik; garat ndërpartiake te bëhen vetem në zbatimin e tyre gjatë qeverisjes; ku përformanca qeverisese te vlerësohet nga të gjitha subjektet pozitë dhe opzitë nga niveli i zbatimit dhe i rezultateve te kësaj strategjie të përbashket. Kjo strategji, do te krijonte besueshmeri afatëgjate tek investitoret vendor dhe tek ata te jashtem. Përmes bashkëpërpilimit e formulimit të politikave zhvillimore-momentale, afatmesme dhe afatëgjata nga të gjitha subjektet politike dhe ekspertet e pavarur vendor e ndërkombëtar, do të rritej përgjegjësia e te gjitha qeverive  në zbatimin e këtyre politikave dhe do të jetë më i qartë vlerësimi i tyre nga te gjitha subjektet opozitare dhe pozitare; nga kjo, te matet performanca e e te gjitha qeverive; etj. Do te pamundësohet manipulimi me debatet joparimore pozitë-opozitë; do te promovohej debat i argumentuar e mirëinformim i qytetarëve. Pra, te konsolidohet stabilitet, rregull, pergjegjësi-llogaridhënie e udhëheqje demokratike efektive. Opozita te jetë konstruktive e jomanipuluese e dezinformuese vetem sa për te ardhë në pushtet për interesa përfituese e keqëperdoruese. Kuptimi nga te gjithë se pa stabilitet politik: nuk ka rritje te investimeve e as punësim e zhvillim te qendrushem ekonomik privat, pa qeverisje te përgjegjshme e llogaridhënëse; nuk ka shoqëri civile të pavarur dhe te pozicionuar në kontroll te pushtetit me votë dhe me te gjitha format tjera; nuk ka ekonomi te hapur qe e promovon konkurencen dhe integrimin e mirefilltë rajonal e me gjerë. Kërkohet konsolidim kritik e veprues i shqerisë kosovare, qe e sfidon pushtetin e korruptuar e manipulues për interesa te ngushta partiake e keqëperdoruese. Nese, nuk arrihen këto strategji-politika, pasojat do jenë edhe me te medha; veçmas, kur popullata dhe rinia do humbin shpresen e besimin për ndryshime dhe për rritje ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat