Do të ketë kërkesa edhe për luftimin e korrupsionit?!

Opinione

Do të ketë kërkesa edhe për luftimin e korrupsionit?!

Nga: Armend Halimi Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:32
Armend Halimi

Demarkacioni kaloi, tradhëti apo heroizem do të tregoj historia, sikurse shumë vetave iu këndohet kënga sot.

Por, shtrohet pyetja, sa do të ketë kërkesa nga qytetarët për luftimin e korrupsionit.?!

Se sa jemi vërtetë shoqëri përparimtare do të sfidohemi nga ky kusht, si ndër kushtet më të rëndësishëm jo vetëm për liberalizim, por edhe për integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare.

Se luftimi i korrupsionit është kusht ndër kushtet, shembull kemi pasur Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat ishin izoluar jo për çështje demarkacioni, por pikërisht për shkaqe të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo, shpresojmë se bashkësia ndërkombëtare, me në krye me Amerikën do të jetë shpëtim i Kosovës sikurse ishte shpëtim edhe për dy vendet e apostrofuara, ku një njësit special, i kryesuar nga ish-ambasadori amerikan në Kosovë Dell, likuiduan bosat e mafias në kët dy vende, pasi sistemi i drejtësisë nuk i bënte ball fuqisë kriminale.

Pra, sikurse u sfidua territori i vendit, pritet të sfidohen mafia e cila gjendet sot në çdo segment të pushtetit.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë diplomuar pranë EJL, Tetovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat