Sfidat e shqiptarëve dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Bosnja-Hercegovina!

Opinione

Sfidat e shqiptarëve dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Bosnja-Hercegovina!

Nga: Luan-Asllan Dibrani Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:35
Luan-Asllan Dibrani

“Deri më sot, Kosovën e kanë njohur 115 shtete. Prej tyre 112 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, 25 nga 29 shtete anëtare të NATO-s etj.Bosnje-Hercegovina është vendi i vetëm nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, e cila krahas Serbisë, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës!Çështja e mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Bosnjës është shume  komplekse me qëndrimin kontaverz të brendshëm! Etnitetet qe e përbejnë atë shtet  janë problemi   kyç i mosnjohjes  nga Bosnja Hercegovina  pavarësinë e Kosovës!

Faktor dominant janë serbët e “Republikës Srpska”, që kanë qëndrim në një linjë të njëjtë me qëndrimet e Beogradit karshi Kosovës!Po është e  kuptueshme, por  pos etnitetit serb,aty edhe faktori boshnjak është  i njëjti,kurrë nuk ka treguar asnjë sinjal,përpjekje se paku nëpër ndonjë  takim  politik,apo edhe ndonjë opinion nga krahu  boshnjak!.

Bosnja dhe boshnjaket  mosmirënjohës dhe injorant ndaj Kosovës!... 

 Bosnja  ishte dashur  ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse vet pozicioni i saj i përkufizuar me shtetet  sllave   i servon një izolim  vetes së vet. Mos mirënjohja e saj ndaj shqiptareve me se mire tregon edhe  sakrifica dhe  pjesëmarrja e shqiptarëve  në luftën  e Bosnje –Hercegovinës. Me mijëra luftëtar shqiptar morën pjesë në  atë luftë në krahun  boshnjak  dhe me qindra djem shqiptar vdiqën në atë  luftë  si “qeni në rrush”. Në Bosnje-Hercegovinë,  pos faktorit serb i Republikës  Serbska, ka ndikuar edhe shtetet arabe qe akoma nuk e kanë njohur Kosovën dhe pavarësinë  e saj? Shpesh herë kujtoj ngjarjet e 81-shit në Kosovë,kur nga e gjithë  ish Jugosllavia  u zbarkuan policia dhe ushtria  e të gjitha republikave për t’i shtyp me dhunë   kërkesat e shqiptarëve për pavarësi  e vetëvendosje... Në keqpërdorim dhe dhunë ndaj shqiptarëve  ishin ndër ma te zëshmit, pos serbëve edhe boshnjaket. Është injorante dhe abuzim  për ta gjykuar qëndrimin e Bosnjës,kur ne i kemi pasur  të njëjtat sakrifica  dhe dhunë  nga Serbia si popuj!

E rikujtoj  shokun tim Sadik Jasharin ishte në një dhomë burgu me Izet Begoviqin.

Aty edhe një cigare  ka thënë Sadik Jashari e kemi ndarë  me Izet Begoviqin, me qe kishim një  strategji  të përbashkët me u çliruar nga Serbia. Sot të bëhen 10 vite,pavarësi e Kosovës dhe Bosnja mos ta njeh Republikën e Kosovës  është një  skandal me ne shqiptarët qe edhe sot po e ndjekim rrugën gabuar për ti çliruar vendet e huaja  pa e realizuar  atë synimin e shqiptareve që të jenë të lirë në tokat e veta. Boll shqiptarë ma, mos ndiqni rrugën e Asim Vokshit në luftën e Spanjës dhe qindra shqiptare të përfshirë në luftën e Bosnjës ,por edhe në luftën kroato-serbe!?... Tugjmani edhe deri gjeneralët tanë shqiptarë  i keqpërdori  për interesa të veta duke iu kurdisur  edhe kurtha për  gjenocid në Kroaci kundër serbëve. Ashtu ndodhi edhe në  lutën  e Sllovenisë  ,shqiptarët  ishin faktor  ne veti për ti shporrur forcat serbe. Si fund i një  skandali për ta rrënuar imazhin  e Kosovës ishte përfshirja e shqiptarëve  në luftën  e Sirisë gjë qe ka ndikuar edhe në mos njohjen e Kosovës nga shumë shtet myslimane  në solidaritet me Serbinë siç po vepron edhe një Bosnje e pa qëndrueshme  dhe  injorante ndaj Kosovës! Shqiptarë mblidhne mendjen dhe mos luftoni për të tjerët, por luftoni për veten tuaj dhe bashkoni shtetin tonë qe iu pret t’ja mbledhim këmbë  e duar në një trup...  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat