Atdheu është në rrezik, sot ju deputet duhet ta mbroni, në të kundërtën mallkimi dhe dënimi i historisë do të bie mbi ju dhe ne fëmijët e ju

Opinione

Atdheu është në rrezik, sot ju deputet duhet ta mbroni, në të kundërtën mallkimi dhe dënimi i historisë do të bie mbi ju dhe ne fëmijët e ju

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:09
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Që tri vitet e fundit si shkencëtar, si njeri i asaj ane që e dua atdheun tim i kam shkruar mbi 35 shkrime nëpër gazeta dhe portale lidhur me demarkacionin ne te cilat kam theksuar, ashtu siç kane theksuar edhe ekspertët tjerë të shkencës, se Kosova, megjithatë, po humbë territor dhe hiq më pak se 8225 hektarë. Që tri vite kjo punë shkoj siç shkoi me protesta, demonstrata  peticione etj. në krejt Kosovën, por qarqet e errëta ne  udhëheqjen  e Kosovës, nuk po do me ndi për te vërtetën. Ata e kanë kry punën e tyre, thjeshtë po do me i falë Malit të Zi territor Kosovë. Shkaqet i mbetën historisë. Sot Radhën e keni ju deputet.

Ju deputetë të Parlamentit të Kosovës sot ju duheni te jeni vetvetja, sot ju duhet te mendoni dhe veproni vetëm me kokën e juaj. Sot ju jeni mbledhë për me e ba një punë të vështirë, ndoshta më të vështirën ne jetën e juaj, sot ju te gjithë duhet ta mbroni truallin e juaj, atdheun e juaj, sepse atdheu është në rrezik. Atdheu mbrohet me armë, por atdheu mbrohet edhe me penë dhe mendje. Pra, sot ju duhet ta fusni në veprim vetëm mendjen dhe dijen e juaj, që ta evitoni një rrezik që po i kanoset atdheut.

Juve deputet, populli ju ka zgjedhë më e mbrojt atdheun, me e mbrojt truallin e te parëve tuaj, populli ua ka dhenë besën së do të punoni dhe veproni në mbrojtje te atedheun dhe duke e mbrojte Kushtetuten e Republikës sipas së cilës kufijtë dhe teritori jane të pacenueshëm. Shumë  nga ju tanimë veq e keni kuptu lojën e matrapazëve tanë,lojen e tyre rreth kësaj çështje madhore për atedheun të cilët po shkojnë trejte tradhëtisë.

Pra, deputet sot ju jeni në një provim te madh, ne provim te pjekurisë dhe më plotë forcën e Juaj duhet ti thoni:

DEMARKCCIONI NUK KALON,NO PASSES,NO PASARN

Këte nga ju e kërkon populli i jonë, e kërkonë Republika e jonë për të cilën ne vazhdimësi u flijun shume e shume gjenerata. Populli ua ka dhanë votën qe te votoni sipas dheshires së tij.e jo sipas atyre qe ju kerkojnë qe te votoni jashtë dëshirës së popullit. Nëse ju deputet sot votoni sipas deshires se atyre qe e shkerdhejnë votën e popullit, mbi juve do të bie mallkimi i popullit dhe mbamendja e popullit kurr nuk harron.

Pra sot me 20 mars 2018 ju e keni fjalën deputet. Është dita më e madhe në jetën e Juaj. Sot ju deputet duhet ta ruani fytyrën e Juaj,e jo fytyrën e udheheqësve te Juaj,të cilët edhe ashtu janë të pafytyrë, ju sot nuk duhet te baheni të pa besë të tradhëtoni popullin,sepse atedheu është i shtrenjet, ai nuk coptoht siç na kanë copëtuar dhe ndarë shumë më heret.

Deputet të Republikës së Kosovës,nese sot dhe vetem sot për nje moment nuk mendoni dhe votoni me kokën e Juaj,pra ta hidhëni poshte demarkacionin,do te jeni si objekt studimi i historisë dhe ne analet e Legjislaturës së Kosovës do te mbeteni si Legjislatura me e keqe, me e dobët, e udhehequr nga njeriu me i dobët që ndonje here ka patur Kosova. Prinderit e juaj, gjyshet dhe stergjyshet ju kane mesue se historia është e pamëshirëshme, ajo nuk falë,ajo te godet fortë, ajo do ta drejtoi gishtin nga ju, siç veproi me Ahmet Zogun i cili për një copë pushtet ia fali Shen Naumin Jugosllaveve.Ju deputet  e dini së njeriu nuk jetonë përgjithëmonë, por ndokush nga ju,por edhe femijte e juaj dhe femijte e femijeve tuaj do te mbesin me marre, do te jesin me njolla te zeza. Si do ta përbini faktin kur mesuesi i klasës, ne bazë te historisë se shkruar pas disa vitesh do tu tregoi nxënesve për humbjen e teritorit,kur do tju tregoi me emer e mbiemer se cilet ishin ata deputet qe e bane këte,pra qe e shiten atedheu. Me siguri nuk do te ndiheni mirë,do te ju vie turp juve dhe femijeve tuaj,nuk do te keni sy as faqe as ne rrugë te dilni,etj.

Por,ne këtë kontekst përgjegjesi të posaçme për me mbrojtë trollin e vete te mos humbët e kanë deputetët e Rrafshit të Dugagjinit, sidomos ata të Pejës se si do të votojnë, ta ruajnë pasurin e tyre, ta ruajnë Çakorrin e tyre, krenarinë e tyre shekullore, ta ruajnë frymëmarrjën e paster që vetem Çakorri e sjelle teposhtë e, mos te ja këqyrin syt atij krrutanit Isa Mustafa, atij antirugovisti te përbetuar te cilin nësër as që do ta takon ndonjeherë, kurse fytyrën e juaj te familjes tuaj dhe te femijeve te juaj e moriDrini dhe Bistrica.

Për, ne fund unë si jeri i asaj ane, si shkencetar, ju bëj APEL që sot demarkacini të mos votohet, sepse me te humbasim teritor te  pakethyeshem, sepse:

RINRGOCIMI ËSHTË VËTËM NJË PRRAËË PËR FËMIJË

Pra, mos e lejoni veten qe me ju të tallet historia e cila eshte e pameshirshme, e cila çdo gjë shenon, por kurgja nuk harron, e cila dikur do te ju godet fortë juve dhe femijet e juaj.

MOS HARRONI:ËSHTË KRIM I MADHE TE FALESH TERITOR PËR VIZA.KËTE NUK DO UA FALIN GJENERATAT QE VIJNË PAS JUSH.FALJA E TROLLIT TË ATEDHEUT PËR VIZA ËSHTË E TMERSHME,E PAFALSHME.

MOS LEJONI QË 20 MARSI 2018 TË SHËNOHET SI DITË ZIJE NE TE ARDHMËN.

Teritori që po humbë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat