Të dëshiroj shërim të shpejtë Teuta Rugova

Opinione

Të dëshiroj shërim të shpejtë Teuta Rugova

Dr. Binak Maxharraj Nga Dr. Binak Maxharraj Më 17 mars 2018 Në ora: 16:26
Teuta Rugova

Ti je qika, sugarja e ish Presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili ishte edhe shoku dhe vendasi im të cilin e admiroi deri në vdekje.

U ndjeva shumë i shqetësuar kur ndegjova për shendetin tëndë se ishe diqka pa qejf. Mora vesh se edhe vizitën për te mjeku e kishe caktu për të martën me 20 mars 2018.

Po atë ditë mbahet edhe seanca per demarkacionin. Mos u merzitë, merre një leter nga mjeku se ishe në vizite te ai, se kishe pak temperature. Por tek e fundit sprishe pune ti edhe më haret ke mungu nga seancat, bile njerezit nuk mujshin as me të gjetë dhe nuk u ba kijameti.

Por mungesa e jote (për shkak te smuarjes) në Seancen e të Martes ka dy fish vlerë për ty Teuta Rugova si deputete e Republikes se Kosoves sepse ti me mungesen tënde në Seancen e Parlamentit e kryen edhe amanetin e babes Tënd dhe besen qe ai ua kishte thanë Rugovaseve se: "Perderisa unë të jem gjall, kufiri me Malin e Zi nuk do të luan".

Teuta amaneti dhe besa e babes Tënd janë të shenjta, janë vlera per ty. dhe ti bile ti, duhesh ta qojsh këtë amanet deri në fund, sepse Partia të cilen ai e themeloi sot sikur është e pavlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat