Eu Donikë, eu?!...

Opinione

Eu Donikë, eu?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 17 mars 2018 Në ora: 13:56
Dibran Demaku

Po thonë se u ktheve ne shtëpinë e vjetër. U ktheve te Ramushi! Me çfarë premtimi vallë?! Mbase me ndonjë post ministror! Sepse praktika po tregon se qëkur Ramushi u bë kryeministër (kryeministër i thënqin) postet ministrore i ndanë si llokume apo si bonbone?! Thua se ato poste ministrore ia ka dhuruar baba Hilmiu?! Mbase edhe ty, Donikë do ta dhurojë një post ministror, përndryshe nuk kishe perse të ktheheshe në shtëpinë e "vjetër" të cilën kur pate ikur e pate sharë aq shumë?!...

Tash kur ti i ktheve në shtëpinë e "vjetër" të gjithë i kanë kthyer mendjet dhe sytë nga ti! Jo për kaçurrelat tua të bukur (të cilët t'i paska lavdëruar Dardani i Vetëvendosjes, kur ti ishe aty), por për faktin se si do të votosh për Demarkacionin, për të cilin që të mos votohej ti pate derdhur aq shumë gaz ne Parlament?!...Dhe askush nuk do të habitej nëse tash si e kthyer në shtëpinë e "vjetër" të votosh "për" pasi që tash ish shefi yt i vjetër, tash shefi yt i ri është në postin e kryeministrit dhe ai e kërkon edhe votën tënde "për"?!

Edhe ti, Donikë do të ndërrosh faqe siç ka shkruar Noli i madh ato vargjet lapidare: "Dhe Feridi faqe ndërron, dje shante sot lavdëron"?!

Pastaj thënë të drejtën edhe nëse bën një gjë të tillë, për ty do person nuk do të thotë asgjë, padi që ti me asgjë nuk mund të krahasohesh me "Feridin" e Nolit?!...

Ti (si shumë të tjerë) ndodhesh në pozitën e "deputetit të popullit" pa asnjë meritë të veçantë, për të mos thënë se mbase në atë ndodhesh për kaçurrelat e tua të bukur?!

Sikur të ikje fare nga politika nuk do t'i vinte askujt keq për ty, përkundrazi mbetja jote në politikë është keqardhje për këtë popull dhe këtë vend?! Dhe nuk je e vetmja por si ti la edhe shumë e shumë të tjerë në politikën e sotme kosovare?!

Mbase ikjes tënde nga politika nuk do t'i gëzohej vetëm Rexhep Qosja, i cili para ca kohësh të pati lavdëruar dhe të pati ngritë në qiell(?!) si politikane?!...

Nëse të ka gëzuar atëherë lëvdata e Qosjes dhe ti je ndjerë si në "qiell", tash zbrit në tokë dhe shihe vetën në parametrat real, sepse edhe vlerësimet e Qosjes si për ty, ashtu edhe për individ tjerë nuk kanë dalë reale?! Përkundrazi?!...

Eu, Donikë, eu?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat