Fatos Lubonja derdh “lot krokodili” duke e mbrojtur Serbinë, Rusinë, Turqinë, Greqinë, Maqedoninë, nga shqiptarët!

Opinione

Fatos Lubonja derdh “lot krokodili” duke e mbrojtur Serbinë, Rusinë, Turqinë, Greqinë, Maqedoninë, nga shqiptarët!

Luan-Asllan Dibrani Nga Luan-Asllan Dibrani Më 17 mars 2018 Në ora: 13:54
Fatos Lubonja

Nëse nuk keni dëgjuar ende për të, ju tregoj se Fatos Lubonja është ish i burgosur politik nga regjimi i Enver Hoxhës. Fatos Lubonja është djali i Todi Lubonjës, po ashtu i arrestuar  në atë kohë si armik i Shqipërisë  qe u dënuan për “agjitacion dhe propagandë”?. Është një figure shumë kontroverse! Po ashtu me sa duket krijon legjenda trilluese të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet,sikur është njeri i madh qe shpesh disa mjete të mediave i japin mundësinë të publikoj urrejtjen dhe mllefin ndaj shqiptarëve!

-Është e çuditshme, sesi iniciohen instinkte vetshkaterruese nga disa figura?. Të tillët siç është rasti i Lubonjës, infektojnë ndonjëherë dhe njerëz qe i përkasin një shtrese intelektuale, shpesh nga padija, megalomania dhe narcizmi, apo nga paraja e cila i shpërfytyron dhe tjetërson deri ne atë farë mase, sa i benë njerëzit  të krijojnë një urrejtje ndaj tyre ... 

Për ta shkruar këtë artikull me nxiti prononcimi dhe opinioni i tij” (pikërisht për sulmet drejt Partisë Demokratike se është financuar nga rusët për të krijuar destabilitet në Ballkan). Akuzat ndaj kësaj partie dhe pikërisht ndaj Lulzim Bashes janë përshkallëzuar këto ditë deri në prokurori.

Sipas Fatos Lubonjës këto fenomene që janë qesharake dhe e injoron si as gjë me rendësi, ndërhyrja e abuzimit ndaj  shtetit tonë përmes njerëzve të dyshimtë!...Lind pyetja po të ishte hapur një akuzë e shteti shqiptar ndaj Rusisë,ky kishte me derdh “lot krokodili” duke e vajtuar siç ka zakon dhe rrinë kujdestar për tu hedhur në ofensive kundër shqiptarëve për ta mbrojtur Serbinë, Rusinë, Turqinë, Greqinë, Maqedoninë etj, madje edhe duke e kundërshtuar edhe aleancën amerikano-shqiptare.

Fatos Lubonja nga i gjykuar kthehet në paragjykues e ofendues! Shtrohet  pyetja se çka është ky me nacionalitet!?...

Siç shihet  Fatos Lubonja, sa here qe ka ndonjë rast kundërshtimi, apo debati kundër sllaveve dëshiron të jetë ne krahun e tyre për t’i dëmtuar ndjenjat dhe krenarinë  e shqiptarëve, qe të mbetet në shërbim dhe besnikëri ndaj armiqve !

Vëne re dhe mund ta konstatoni se për këtë “analist, shkrimtar dhe poqavër e leckosur nëpër këmbët e armiqve” përmes tyre:

1. Shanë Skënderbeun, figurën tonë kombëtare qe identifikohemi përmes tij, thotë Skënderbeu nuk është mit etj!?...

2. Flamurin tonë kombëtar e quan një lecke,harren dhe asgjë tjetër “Shprehet se nuk është flamur i imi”!?...

3. Kulturën dhe  rilindësit i cenon,me shkarravinat e tij antishqiptare!?...

4. Pavarësinë e Shqipërisë nuk e quan te denje nuk e njeh !?...

5. Pavarësinë e Kosovës e vlerëson si te pa drejt kundrejt Serbisë!?...

6. Për Nën  Terezën thotë nuk ishte shqiptare, ”Nënë Tereza ishte vllahe e Maqedonisë,por i them ketij  kokëkrisuri se  ajo na identifikoj kombin ne shqiptarëve.!?...

7. Ky antishqiptar shprehet se me Ilirët nuk kemi asnjë lidhje etj!?...

Papagalli i quajtur Fatos Lubonja kujdestar i mohimit të identitetit tonë kombëtar  he përkrahës ndaj të tjerëve? Fatos Lubonja nga i gjykuar kthehet në paragjykues e ofendues! Shtrohet  pyetja se çka është ky me nacionalitet!?...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat