Po kthehet shpresa për peshqit e mëdhenj?

Opinione

Po kthehet shpresa për peshqit e mëdhenj?

Nga: Partizan Cene Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:04
Partizan Cene

Vendi po zien në. Krimi në Shqipëri është në hall .!! A po ngrihet lartë morali qytetar??

Në fakt kështu do të ishte normalisht, po të shikohet se në çfarë faze po ndodhet era e re e ndryshimit që po pëçon vendin tonë të dashur!

Akoma optimizmi qytetar nuk ka fuqinë, ose nuk ka argumentin që të ngrihet lartë, për arsyen e thjeshtë , se mosbesimi ndaj shtetit dhe organeve të tij ligj vënëse është shumë i lartë !

Sot qytetarët presin , presin aq shumë por nuk besojnë shumë se do të ndodhë ndonjë gjë e madhe. Dhe kanë të drejtë.

Politika e sotme dhe ajo e shkuar, e ka ndrydhur e shtrydhur kaq shumë besimin qytetar sa që edhe dalja e Diellit në mëngjes , shumëve u duket si diçka e pa besueshme .

Kjo pasi asnjëherë deri tani shteti nuk ka treguar se mund ti lerë gjerat të rrjedhin normal ashtu siç duhet , ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe gjithëkush në këtë vend të bukur nga natyra të paguaj e të shlyejë fajet e të këqijat që ikanë bërë përkëto 28 vjet me readhe vendit.

Por në horizont, më në fund duket shpresa. Duket se ligji ka filluar në mos ti dënojë akoma, ti trembë kriminelët . Ligji ka filluar të bëjë vendin të ziej . Gjithandej , arrestime , ndalime ,kontrolle bllokime pasurish dhe mbi të gjitha një dorë e hekurt sikur rëndon fuqishëm mbi të keqen ..

Njerëz është koha mbas Veting, që megjithse ky i fundit, nuk është akoma i mbaruar juridikishtë, po jep frytet e shpresës , së munguar për të gjithë shqiptarët ..
Ish ministri i Brendshëm (edhe pse akoma nuk ka asnjë gjë konkrete ligjore që e lidh me krimin) ishte objekt diskutimi parlamentar dhe eshte marre nen hetim ligjor nga prokuroria e shtetit ...

Shumë zyrtarë të lartë të policisë, janë sot në arrest ligjërisht por në mungesë, se si morrashë janë larguar nga vendi, duke shfrytëzuar lidhjet akoma të tyre me krimin, mundën të largohen dhe ti fshihen arrestimi.

Shumë gjyqtarë të lartë, juristë të tjere dhe në veçanti ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, u detyruan që të shkojnë në shtëpi e ti shmangen Vetingut , duke dëshm uar kështu pa rregullsitë në punën e tyre dhe pa mundësitë e shpjegimit të të qënit të pasur vetëm nga funksioni që kishin.

Akoma më tej, furtuna e policisë bëri që në vendin tonë të kapet sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë , plotë 613 kg , duke i hequrose dëmtuar krimit të paktën bazën e finances dhe duke e lënë atë më të dobët .

Shteti e policia, ka javë të tëra që po e mban ngrehur shpatën ligjore, kundër trafikut dhe prodhimeve të pa ligjshme, përfshirë jo vetëm drogën!

Shumë zyrtarë të tjerë, të përfshirë në veprime mafioze me ndarjen e tjetërsimit të pasurive shtetërore në toka dhe vende ndertimi privat , me anë të fallsifikimit dhe korrupsionit ..

Në pranga, kryetarë e nën kryetar bashkosh, si ai i Lezhës, apo kryetar e anëtarë të Keshillave bashkiakë e të qarqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat