Idioti i madh!

Opinione

Idioti i madh!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 14 mars 2018 Në ora: 17:38
Kopertina e librit

1. Si anëtar i familjes Mediçi, që e paguane me pare të mëdha Makiavelin ta shkruane historinë e Italisë sipas qejfit të Familjes, kështu arroganca dhe narcisizmi i Hashim Thaçit ka përparuar aq shumë sa (jo si Mediçi që me
pare të tekstilit e blinte historinë) por ky me
pare të shtetit e ndërton legjendën për vete, e porositi biografinë për vete dhe ia përshtati realitetin vetes qysh ka qejf, si dëshirë muzikore e shprehur keq dhe pa takt natën në një radio lokale.

Për dallim nga dinastia politike e Mediçëve që e zgjodhën Makivelin për ta hijeshuar historinë e Italisë, Hashim Thaçi zgjodhi njerëz që nuk e njohin realitetin historik dhe nuk i njohin kurthet simbolike dhe letrare në të cilat ranë me bisht, si minjtë.

Hashim Thaçi e krijon realitetin siç do vet, sepse mundet, sepse askush nuk e ka kokëfortësinë dhe vullnetin e tij që t'ia prishë qejfin dhe t'ia shkruajë një biografi të vërtetë, prej A-së deri në Zh. Gjithë këta 'akademikë' e dijetarë që i ka LDK-ja, ekspertë të heshtjes dhe indiferencës jetësore.

Që e lavdon veten, hajt, e ka sëmundje, e do veten me tërbim, pa kufij e pa racio,
si kafsha të vegjlit e tij, ama
që nuk i mjafton miti që ngrit për veten pa e rrëzuar një mit tjetër, këtë e bën njeriu patetik, i mundur dhe i lig.

Hashim Thaçi e paraqet Ibrahim Rugovën si pijanec, kurse mënyrën sesi e ka pirë rakinë ai, e përshkruan si mënyrë 'serbe' e të pirit raki. 
Thuajse ka mënyra etnike të të pirit raki.
Sepse, mendja e 'katunarit', pa e krahasuar shqiptarin me të metat e serbëve, asnjë fyerje ndaj tij nuk është e mjaftueshme.

Populli shqiptar asnjëherë nuk e ka parë Ibrahim
Rugovën duke pirë raki, as nuk e ka parë të dehur, as nuk e ka parë në plazh, as duke u reklamuar, as të pispilllsur, as duke hyrë e dalë nga ndonjë shtëpi publike, për shembull në Maqedoni.

Pra, edhe nëse e ka pirë rakinë, Ibrahim
Rugova nuk e ka pirë në emër të popullit e as para syve të popullit. 
Sikur të kishte qenë i dehur, Ibrahim Rugova do ta bënte një gabim
në jetën e tij, do ta fliste një fjalë të gabuar në jetën e tij, gjatë të cilës kurrë nuk shau, nuk lëndoi as nuk e mohoi një njeri, as njeriun më të keq e më të vrazhdtë, si Hashim Thaçi, që deri vonë urrejtja i fshihej në buzën e poshtme dhe sa herë e çilte gojën, buza i pikte urrejtje, mohim
dhe neveri.

Ne e dinim si Rugova i urtësisë, i poezisë, i lirikës, i ngushëllimit, i estetikës, i humorit dhe i vetëmohimit.

Por për Hashim Thaçin, Rugova nuk ishte i Zoti ta menaxhonte 'kollën e tij'. Thuajse 'kollitja' dhe sëmundja varet nga menaxhimi i personit dhe aftësia e tij për ta ndalur kollitjen, siç do ta sheh Hashim
Thaçi 'kur t'i vjen koha, se sa do të jetë në gjendje ta menaxhojë kollitjen e tij'!

Askush nuk e menaxhon fundin e jetës. Prandaj, ta portretizosh një njeri si i 'paaftë për ta menaxhuar kollitjen' është kulmi i paditurisë, i
pandjeshmërisë dhe i sadizmit njerëzor. Mbi të gjitha është figura më e keqe 'letrare' që mund të imagjinohet.

Figurativisht po, Ibrahim
Rugova nuk arriti ta 'menaxhojë kollitjen' (i lodhtë dhe defetist, i tillë çfarë e përshkruan biografia e Hashim Thaçit), por arriti ta mbajë Hashim Thaçin larg pushtetit, nuk e la të kollitej derisa vdiq.

Dhe sot, sikur të ishte Ibrahim
Rugova gjallë Hashim
Thaçit deri më tani do t'i harrohej emri, të cilin emër 'e ndërtoi dhe e ngriti' me paret e djersën e huaj, me paret e korruptuara të luftës, të paqes, të lirisë dhe të pavarësisë.

Ec e thuaji një të padituri e një mjerani që jorastësisht me biografinë e tij Hashim Thaçi paraqitet si 'mysliman', si hoxhë që demek e urren rakinë, kur vet Mustafa Kemajl Ataturk e bëri Republikën e Turqisë kurrë pa e largu gotën e rakisë turke nga dora, ndërsa babai i Amerikës, Benjamin Franklin, pak i dukej që e pinte , por edhe i kushtonte poezi. Thoshte: 'Në verë gjendet urtësia, në birrë gjendet liria, e në ujë gjendet bakteria'.
Besa edhe Selimi 2, osmanlia nuk
ia ka shkoq kurrë rakisë turke, plus që shkruante poezi të bukura e sundonte.

E Anglia (ku e shet zallogën e tij me miq evropian të korrupcionit, e mban për himn, 'Ode of Joy' të Bethovenit, i cili, njësoj si Rugova, pinte raki. Dhe e kishe Kryeministër qejfliun e rakisë, Winston Churchilin.

2. Por, ama Lumja është prodekane, sepse është e aftë, jo për tjetër. Në një vend ku asnjë punë e vetme nuk kryhet pa të njofshëm, ndodh fenomeni, Lumja bëhet vetvetiu prodekane.

3. Të rrimë apo të ikim. Të jemi apo të mos jemi! Më mirë hiç mos me qenë...Ta vrasim veten apo ta pimë nga një kafe...kështu, me njërën këmbë në tokë, i kaluam vitet.

4. I bëmë 10-të vjet pavarësi
me kallasha, me mërzi, me tradita primitive, me folklor e me njerëz që vjedhin dhe me paret e vjedhura e shkruajnë historinë.

Liria është 'folklor'
për shqiptarët, dhe është 'këngë me qifteli', a hiç s'bën të ndjehen pjesë e 'Lirisë' dhe e Natës së Zjarreve edhe ata shqiptarë që nuk e duan foklorin por e shprehin dashurinë e tyre ndaj atdheut me fjalë të urta e të buta, me këngë të lehta të lara nga gjaku e nga dheu. 
A s'bën me shpreh me muzikë të qetë dashurinë tonë! 
Pse dashuria jonë, kënga jonë e dashurisë duhet të jetë kaq e frikshme, kaq dëbuese, përjashtuese dhe kaq e përgjakshme!

5. E Kryeministrit Ramush Haradinajt nuk ia ndin, e legjitimoi 'hajninë' kur tha në Kuvend se 'Këtu në Kosovë jepen pare edhe në të zezën'. Askush nuk ia bëri t'madhe. Se nuk u dhanë në të zezën 600 mijë euro për koncertin e Rita Orës (koncert me dy këngë e gjysmë dhe dy orë pauzë). 
Koncert që u tha se Rita nuk lypi pare! 
E kush i mori paret pra? 
Bina kushtoi 600 mijë euro? 
Apo dritat e zërimi! 
Kush është ky rr.s. person që kushtuaka më shtrenjtë se 'liria'!? Qysh e ka emrin?

6. Të vjedhësh në emër të pavarësisë dhe gjakut të të vrarëve...këtë e bëjnë shqiptarët...
Ama Ramushi nuk ngihet..Do t'i jap edhe 500 mijë Euro për Skënderbeun. M'u 'ngjallë' Skënderbeu hajde de....por kështu, m'i jap gjysmë milioni për çka? 
Kjo është mënyra më e mirë me vjedh buxhetin, në emër të heronjëve, që s'kanë nevojë për ne. Dhe, vepra e tyre s'ka si si të bëhet (as me paret e kësaj bote), më e madhe se sa që është.

7. E për t'i qetësuar serbët, Ramushi i merr 1 milionë euro nga rezervat e shtetit e ua paguan serbëve të veriut borxhin e rrymës, kurse neve shqiptarëve na vjen përmbaruesi te dera. 
Kaq i padrejtë me ne është ky shtet e kaq të mjerë jemi ne që nuk biem në provokime.

8. 'Provokacija', që do të thoshte Mustafa Nano në emisionin e tij shqip. Ç'prej se iu bë i biri 'hoxhë' edhe Mustafa Nano mendon se vajzat duhet të vishen para se të dalin në ekran
Mustafa Nano është 'mashkulli' i vetëm në botë që ankohet kur sheh vajza 'cullak', dhe mbasi që mendon si 'grua' e me trup është mashkull,
nuk e kupton se s'ka gjë më jomashkullore sesa të ankohesh pse po sheh vajza seksi. 
S'ka gjë më qesharake dhe joburrërore se kjo. 
Këtë ankesë nuk e bëjnë madje as hoxhollarët. Të mërzitesh pse dikush është veshur seksi, është për gjynah. 
As femrat madje nuk
ankohen pse ndonjë mashkull në ekran vishet seksi. Pse m'u anku?

9. E një hoxhë nga Beogradi është rreshtuar në anën e serbëve ortodoksë kundër neve shqiptarëve, ka thënë se 'Kosova është S....'
Ky fakt mund t'i ndihmojë fillestarët e fesë islame ta kuptojnë se mysliman mund të jetë edhe serbi, edhe rusi, kushdo mund ta pranojë fenë islame dhe cilëndo fe, ama, shqiptar nuk mund të bëhesh e zhbëhesh kur do vet.

10. Shqiptari nuk asocon në lumturi e qetësi njerëzore. Si thua 'shqiptar' menjëherë të dalin përpara skena të vuajtjes, ndërsamcave, thashethemeve, paragjykimeve, traditave, primitivizmif...S'të kujtohet një njeri që guxon t'i tregosh diçka më besë.

11. Në intervistën e tij Edi Rama (mbrëmë), qau. Kur e pashë me lotë në sy, derisa tregonte për vuajtjet që ia kanë shkaktuar gënjeshtrat dhe intrigat e Sali Berishës për të atin e të birin (se si e kishte gjetur të birin të strukur nga mërzia nën krevat), u çova në këmbë nga hidhërimi, dhe në atë nervozë i lava enët duke i thënë po pse bre djalë çan dërrasa me këta njerëz.

Pse ka nevojë ta bind që është njeri i mirë, atë njeri (për të cilin mendon se është kokrra e budallës)! Pse ka nevojë ta besojnë njerëzit se e do Shqipërinë. 
I kisha lënë të digjen në zjarrin e tyre dhe kokën nuk e kisha kthyer pas. 
Por ia pashë hajrin lotëve të tij, i lava enët shpejt pa e veneruar, dhe pastaj kur m'u ftof gjaku, thashë paramendoje ti sikur të ishte dorëzuar Edi Rama pas atyre intrigave monstruoze, do të rrënohej nga pikëllimi dhe deri tani do t'i ishte rrafshuar varri. 
Që do të thotë, s'bën m'u dorëzu, kurrë, me thonjë duhet ta gërryejmë bjeshkën derisa të del uji që e lan të vërtetën.

13. Më lehtë të bjen mos m'u dorëzu. Sepse, lufta është më e lehtë sesa vuajtja.

14. E Shpend Ahmetin duhet me largu shpejt prej kryetarit. Nëse jo e para, do të isha e dyta që do të votoja kundra tij. 
Pasi zbriti nga vesheraji i banesës së të atit të tij, ku zihej hajvari e bëheshin turshitë, e pa 'p..in' e maces, Jahtat, Budvën, pa femra, e pa Teofrastin që tha se 'atdheu im është e tërë bota' se s'ka logjikë, s'mund të jetë Kosova më e bukura në botë.

Shpend Ahmeti është dembel, është gurman, i pëlqen luksi, e ka flliqë Prishtinën, e cila u bë si goja e Aidës, e ndyrë.

13. E paradoksi është se 'të pakënaqurit'
që po dalin nga Vetëvendosja janë ata që shanin me asi sendi femrat, gratë, nanat shqiptare të gjalla e të vdekura; që i nxjerrnin
njerëzit prej veturave me dhunë, që djegnin veturat zyrtare, që gjuanin gas lotsjellës, etj. 
Pra, dhunuesit tash ndjehen viktima. Plus të pakënaqur?
Pse janë të pakënaqur? Që Albini ua ndali korrupcionin, jahtet, keqpërdorimet, arrogancën? Se, tjetër arsye ata s'po
dinë të tregojnë!

Albin Kurti nuk është i korruptuar kombëtarisht dhe materialisht, prandaj, ky është problemi
më i madh 'i
të pakënaqurve', sepse për ta mundur Albinin së pari duhet ta korruptosh! 
Se qysh ka thënë Benjamini Franklini (që po m'bjen sot dy herë me ia lëkund eshtat) 'pakënaqësia, njeriun e pasur e bën të varfër'.

14. E pakënaqur me jetën e saj (madje as dashuria e Jeseninit, që ishte 18-të vjet më i ri se ajo, nuk i doli boll), Isadora Dunkan, e kishte lidhur rreth qafës një shall më të gjatë se vetja në një mot të ftohtë e me erë. Duke vozitur në makinën e shpluar, era ia fryen shallin e saj prej mëndafshi dhe shalli ngatërrohet në haubë dhe kështu valltarja e thyen qafën dhe vdes. 
Nganjëherë njeriu e thyen qafën me dashje, por ndodh që e thyen qafën dhe e shuan veten edhe pa dashje, i dhënë pas kënaqësive, nga pakënaqësia.

P.S. E në fund, Rambo ka porositur lule në saksi për ta mbuluar 'm.t.n' e tij. 
Tridhjetë
mijë euro i ka dhënë me mbulu m...n e qeverisë me lule. 
Në listën e luleve prinë kaktusi , si ajo ndërtesa në formë kaktusi e Katarit. 
Kaktusi prinë prej të gjitha luleve, jo
për shkak të formës me tendenca erotike por për shkak se kaktusi është simbol
i shkretëtirës, dhe në mëngjes ua shuan etjen udhëtarëve të natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat