Cili është kryeqyteti i Serbisë?

Opinione

Cili është kryeqyteti i Serbisë?

Nga: Fadil Lepaja Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:40
Fadil Lepaja

Kjo, pyetje, në dukje të parë, për lexuesin, me prirje për të u argëtuar, merr karakterin e një pyetje komike të tipit : ”cili lum kalon nën urën e Danubit” ?! Po, qysh jo?! Kush nuk e di sot kryeqytetin e Serbisë? Pra, cili lum kalon nën urën e Danubit, do të pyesin?

Nuk dihet, është përgjigjja më e sigurt, edhe pse logjika formale sugjeron të kundërtën. Nën urën e Danubit nuk mund të kaloj asnjë lum tjetër, do të thonë, tradicionalistët serb, dhe jo vetëm ata, ndërkohë që, nën urën e Danubit, sot kalojnë edhe  ujërat e lumit Tisa,  sikur që nën urën e Vardarit, serbët dikur planifikonin dhe ende mendojnë se duhet të kthejnë rrjedhën e Moravës.

Pra, mos  u hutoni me toponimet, urat, rrjedhat në Ballkan. Ato janë simbolikë,  dhe gjë e gjëza (gjeo)politike. Por çfarë na hyn në punë  kjo lojë fjalësh, me urat dhe lumenjtë?

(Dez)integrimi i  Serbisë po vazhdon! Përkundër sukseseve, duke qenë e para në listë për anëtarësim në BE, nga rajoni, ajo,  njëkohësisht vazhdon të jetë qendra, fushëbeteja e fundit e politikës   kundër evropiane, kundër  atlantike, ruse në Ballkan. Po, (dez)integrohet Serbia?

A mund të bartë barrën e përballjes, brenda vetes? Do të marr drejtim euro-atlantik, apo do të copëtohet më tej?

Kur thuhet kështu, sikur japim  idenë se kemi të bëjmë me një bllokade, por në fakt, ky proces dy drejtimesh, është i gjallë, dhe shpesh përgjatë historisë më të re, ka marr përmasa  dramatike. Vetëm  gjatë tri dekadave të fundit e mori formën e luftës së brendshme, serbe, e cila pastaj në përpjekje për të u zgjidhur,  u shndërrua në një apo disa luftëra të  Serbisë me fqinjët.

Sido qoftë, epilogu i luftërave në Ballkanin Perëndimor, e me këtë edhe turbulencave serbe, po afrohet. Kanë mbetur edhe pak vite, deri të përmbyllja edhe pse kjo pak kujt i duket reale, pas gjithë asaj histerie serbe (dhe historie) që kemi kaluar këto tri dekadat e fundit .  Qindra e mijëra të vrarë, shkatërrime të mëdha vendbanimesh, e kulturash, e  popujve të rajonit, janë bilanci i një dileme evropiane të serbëve. Rusia apo Evropa?  

Nyja e Kosovës, Kosova jofunksionale, e (vet)izoluar, në këtë kontekst, duket se nuk paraqet vetëm pa aftësi  gjenetike të  kosovarëve për të u vetëqeverisur, por përfaqëson dhe energjinë e jashtëzakonshme, të jashtme,  të mbledhur në këto hapësira të vogla  dhe pafuqinë e  strukturave lokale me menaxhua me të.  Nuk shpjegohet, kriza e vazhdueshme,  vetëm me konspiracionin e vazhdueshëm serb, as me mitet mesjetare. Fakti se asgjë, nuk mund të zgjidhet me vullnetin e përfaqësuesve të popullit, këtu, tregon vetëm se  gjeopolitika ka vënë gishtin në rrotën e ngjarjeve lokale dhe se lojtarët lokal, janë vetëm mercenar ose idealist kokëkrisur që përpiqen të  shfrytëzojnë konjukutrën.

Megjithatë, kjo fazë, në të cilën po hyjmë, nënkupton përmbylljen e luftërave ballkanike, kryesisht  luftërave të Serbisë me të tjerët, dhe formësimin e rendit dhe baraspeshës së re rajonale, pa të cilën, gjithsesi se nuk mund të mendohet të hyhet në fazën finale as të ristrukturimit të Lindjes së Afërt, sepse boshti botëror, perëndimor,  nuk do të mund të përballonte më peshën e kësaj krize të kontrolluar.

Pas, rënies së Shtetit Islamik, ndërtimi i paqes, në rajon, sipas mësimeve të Ballkanit,  do të përcillet me ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare, e cila në këtë zonë paraqitet shumë më e komplikuar se në Ballkan.

Nën kontrollin perëndimor,  përmes NATO-s, u zhvilluan  dy luftëra , të mëdha, të dyja me karakter global, për nga pjesëmarrja e vendeve në proces ( të luftës apo paqes) dhe kjo do ta ndërrojë përgjithmonë jo vetëm Ballkanin dhe Lindjen e Afërt, por edhe krejt globin, sepse  në fund të tij, do të kemi një rend të ndryshuar  dhe një baraspeshë të re globale e cila do të duket krejt ndryshe nga kjo që kemi tani.

 Sido që të jetë, “rrethimi i Rusisë” do të marrë formë tjetër, edhe pse  “cari” i ri rus, po thotë se me armët e reja,  të prodhuara rishtazi nga Rusia, armët që kanë mbetur në duar të perëndimit mund të llogariten si lodra fëmijësh. Ndërkohë, edhe fushata e re  elektorale për shtëpinë e bardhë, e paralajmëruar  dy vjet më herët, po formësohet nën  sloganin “Ta mbajmë të madhe , Amerikën”! Trump, kontraverz si gjithnjë, konsideron, se objektivat janë arritur dhe se politika e tij  ka dhanë rezultatet e duhura. Amerika, është përsëri e madhe, thotë ai, edhe pse liderët Ballkanik, kishin kaluar nëpër një krizë besimi.

Marrëdhëniet e reja në rajon, në fakt do të tregojnë se sa është Evropa dhe perëndimi në gjendje të ja përcaktojë kufijtë e ri Rusisë, në Ballkan,  e sidomos duke faktorizuar Serbinë dhe rrugën e saj evropiane.

A do të integrohet   në BE apo do të dezintegrohet më tej vet  Serbia, kjo gjithsesi varet jo vetëm nga ajo. Varet edhe nga faktorët  gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Varet edhe sidomos nga përqendrimi  dhe veprimi rus në Serbi, dhe  “fortifikimi” , në Nish! A po bëhet, simbolikisht, Nish-i kryeqytet i Serbisë Euro-Aziatike?  

Orientimi, dhe rrugëtimi  i herëpashershëm i grupeve politike, liderëve lokal, drejt Nishit, sjell dilemën kryesore aktuale të perëndimit në raport me serbët: A i kontrollon Beogradi serbët, në Serbi, Bosnje, apo  politikanët serb në Kosovë, apo, kanë hyrë në orbitë tjetër?

Në fakt, alternativë më e keqe sesa rebelimi komplet i Serbisë, do të ishte humbja e kontrollit të Beogradit, mbi qendrën  politike , në Nish! Kjo do të e mbante , Ballkanin perëndimor  si një tampon zonë,  do të konservonte krizën dhe do të e mbante  Rsinë në Ballkan.

 Intelektualët serb, padyshim, në dialogun e brendshëm , të cilin e ka hapur presidenti i vendit, po e shpalosin dilemën, edhe pse nuk po duket në horizont  diçka e re. Shumë thonë se hapja e debatit, nuk ishte veç një veprim promovues i  liderëve serb, sidomos  z. Vuçiç, por  në fakt, dinamika me të cilën ajo po zhvillohet në Serbi, konfuzioni shpreh  palcën e nervit të krizës.

Pra, debati nuk po  duket të jetë veç promo, por tregon se kjo energji ose do të marrë rrjedhë euro-atlantike, ose do të shpërthej brenda vetë Serbisë,  në një proces  të vazhduar dezintegrimi të saj.

Ekziston bindja, ndër intelektual serb se dilema serbe është, të jesh o të mos jesh, shtet. Dikur këtë e garantonin të dy palët.

Garancionet ruse, sot, qojnë vetëm në luftë, sepse nuk garantojnë asgjë në rrethanat të reja. Alternativa ruse, është vërtetë një problem real, por jo edhe zgjidhje reale. Përballja serbe me alternativën  ruse, e faktorizon Serbinë dhe e bënë evropiane, ashtu si e  bëri edhe Malin e Zi. Përballja me alternativën ruse, ashtu si ndodhi në Shkup, në fakt është rruga kryesore e faktorizimit në procesin e integrimeve euro-atlantike, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kah, Serbia?

Cili do të jetë, megjithatë kryeqyteti i Serbisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat