Rusia sponzor i terrorizmit ndërkombëtar - Bota Sot
Rusia sponzor i terrorizmit ndërkombëtar

Opinione

E mërkurë, 19 shtator 2018

Rusia sponzor i terrorizmit ndërkombëtar

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 mars 2018 Në ora: 20:20
Sherif Ramabaja

Është listë shumë e gjatë për t´i përmendur të gjitha aktet që po ndërmerr Rusia për ta destabilizuar dhe rrezikuar paqen në Botë. Kryetari rus, Putini në prag të rizgjedhjes së sërishme për kryetar shteti, ka paralizuar opozitën në vend dhe ndërmerr veprime destruktive për ta dezorientuar opinionin vendas nga problemet reale. Rasti më i ri që po e tronditë botën është sulmi ndaj ish agjentit sovjetik dhe vajzës së tij në Londër, më 4 mars, me helm nervor. Ky rast tronditi politikën londineze, sepse i përkujtoi vitin 2006, kur po ashtu një ish agjent rus ishte helmuar  në Angli me plutonium. Hetimet e bëra që atëherë shpinin në drejtim të Moskës.

I helmuari, Aleksandër Litwinenko, në shtratin e vdekjes, akuzonte drejtpërdrejtë Putinin si dirigjues i vrasjes. Kryeministrja angleze, Theresa May që në ditët e para kishte tërhequr vërejtjen, se po u vërtetua që Rusia qëndron pas sulmit, do të reagoi në mënyrën më të ashpër. Dje, para deputetëve,Theresa May prezantoi faktet e deri tashme të hulumtimit që shpijnë drejt Moskës. Helmi nervor që është përdorur kundër ish agjentit sovjetik, Skripal dhe vajzës së tij, Yulia është prodhim i armatës sovjetike. Pra nuk ka dyshim se gjurmët e akuzës shpijnë drejt Rusisë dhe presidentit rus, Putin. Kryeministrja angleze, May, iu drejtua palës ruse, me ultimatum që deri sot në mbrëmje të deklarohen për sulmin pranë organizatës botërore për ndalesën e përdorimit të helmeve kimike (OPCW), në të kundërtën do të përballen me konsekuenca. Theresa May mori përkrahje për kursin më të ri ndaj Moskës nga SHBA, Franca dhe sekretari i Natos Stoltenberg

Me çfarë konsekuenca do të përballet Moska nga Londra

Akoma zyrtarisht nuk është bërë me dije se çfarë masa do të ndërmerr shteti anglez ndaj veprimeve kriminale të Moskës, por gazeta britanike “Guardian “ spekulon me hapat që mund të merren. Së pari Londra mund  të mos dërgoi delegacion në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit që do te mbahet ne Rusi këtë vit. Londra mund të sensibilizoi  shtetet tjera t`i bashkohen iniciativës së saj. Mund të kërkohet dëbimi i diplomatëve Rusë nga Anglia. Sigurisht është si opcion zgjerimi anglez i sanksioneve ndaj Moskës ose si alternativë sanksione të përgjithshme evropiane. Si dënim mund të merret ngrirja e kontove ndaj oligarkëve të afërm me pushtetin e Putinit. Presioni ushtarak ndaj Moskës mund të bëhet me vendosjen e Natos në kufijtë e Rusisë dhe shtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Këtë e bëri të ditur sekretari i Natos Stoltenberg, si shenjë përkrahje për Londrën, duke e quajtur sulmin me helm nervorë si të papranueshëm. Theresa May mund të urdhëroi që nga Shërbimi Inteligjent Anglez të publikohen të dhënat mbi pastrimin e shumave marramendëse të parave të familjes të presidentit rus Putin. Megjithëse kjo mund të shihet si ndërhyrje në sistemin zgjedhor në prag të zgjedhjeve Presidenciale në Rusi.

Sipas Londrës ekzistojnë dy arsye të atentatit me helm nervor. Dyshimi i parë është se Moska qëndron pas këtij atentati, dyshimi i dyte se  helmet ushtarake kimike nervore kanë, rënë në duar kriminale, që Moska si kontrollon dot. Reagimet e Moskës për akuzat ndaj saj janë si gjithmonë, shou cirku, siç deklarohet në këtë rast Moska. Për ish shefin e sigurimit rus Sergej Stepaschin, Londra e bënë  këtë ngase anglezët i urrejnë rusët dhe për arsye se në vendin tonë sivjet mbahet Kampionati Botëror i Futbollit. Pra Moska shfaq edhe kësaj radhe injorancë dhe agresivitet në sjelljet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test