Qeveria, SBASHK-u apo MASHT-i, faji mbetet jetim - Bota Sot
Qeveria, SBASHK-u apo MASHT-i, faji mbetet jetim

Opinione

E enjte, 20 shtator 2018

Qeveria, SBASHK-u apo MASHT-i, faji mbetet jetim

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:08
Nikollë Kërhanaj

Botërisht, shumë mire është e njohur se ndër vitët 1990-1999-ta shkollat e të gjitha niveleve kanë punuar, porn ë vijimësi edhe vazhdojnë të punojnë edhe në ditët e sotme, pa ndërprerje.

Dhe, për këtë mund të shtrohet pyetja: Kush është fajtor për këtë veprimtari edukativo-arsimore të atyre dhjetë viteve: Arsimtarët që mbajtën mbi supet e veta sistemin shkollor dhe lëshuan dëftesa me mbishkrimin “REPUBLIKA E KOSOVËS” apo nxënësit që vijuan mësimin me rregull, apo ndoshta prindërit e tyre që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë nëpër atë fortune  të pushtetit që ndiqte arsimtarët e shkollës shqipe, apo ndoshta Qeveria e atëherëshme e cila nuk kishte buxhet për finansimin e sistemit shkollor apo ndoshta edhe LASH-I e Sindikata e Arsimit që inkurajonin arsimtarët se do të vijnë vitët më të mira për të mbajtur arsimin dhe kompenzimin e pagave për vitët  e kaluara…!

Edhe në vitët e pavarësisë dhe lirisë nga vitët 2013e 2o15-ta e këndej bëhej fjalë për shqyrtimin e arovimin e Projektligjit për Punëtorët  e Arsimit të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, por ende nuk u aprovua një Ligj I tillë duke u arsyetuar se duhet kohë e mjaftueshme për aprovimin e Ligjit në fjalë.

Tash, kush mbetet fajtor për mosrealizimin e pranimit të stazhitt e të  shpagimit të pagave…? Sa për përmbyllje  mund të themi se Qeveria e Parlamenti e kanë “Arrën edhe çekanin”, të cilët kur të dojnë: Arrën e thejnë dhe arsimtarët I shpërblejnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test