Një fshatar që meriton të nderohet - Bota Sot
Një fshatar që meriton të nderohet

Opinione

E enjte, 20 shtator 2018

Një fshatar që meriton të nderohet

Nga: Lush Palokaj Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:27
Tush Palokaj

Patriotët më të mdhenjë të një kombi kanë dalë gjithmonë nga shtresat e uleta të një populli dhe kurrë nga klasat shoqrore të previlegjuara, thot Mark Twain. Historija, mesuesja e jetës e ka deshmuar së shtylla e kombit gjithmonë ka qenë fshatari.

Gjurakovci nga qendra e ka edhe fshatin e tij në të dyten kilometër rrugës për Klinë. I shtrirë në gjiun e një natyre fort të bukur, e në drejtim të veriut  në dukje Bjeshkët e Nemuna me një pamje të mahnitshme që t'a kenaqin syrin e shpirtin me bukuritë e tyre. Ketu në këtë fshat ka lindë babai i im Tush Ukë Palokaj me 1898, në kishe i pagzuar me emrin Gjon, me i vjetri në mesin e vellazërve dhe të motrave. Ka qenë dashtë të shkruaj ndonjë historian e jo unë i biri i tij, por dua që t'ju perkujtuar nese e meriton të hyj në analet e historisë dhe deshira e ime ma e madhe për çdo gënjeshtër të me kundervihet dikush i asaj ane.

Shtatgjatë, thatanik, me një fytyrë pak zeshkan, me qendrim të pelqyeshem, tipik rracë ilire. Edhe sot vuaj  sepse kam qenë 17 vjeqar kur ka vdekur e nuk e kam njohur vleftën dhe meritat e tij. Me autoritet aq të lartë në terë rrethinen ku jetonte dhe me një shikim të nënshtronte për t'u pajtuar me mendimin e tij sepse gjithmonë e verteta ka dominuar në shpirtin e tij. Në vitin 1992 kur Kosova ka qenë e rrethuar me një perde të hekurt tanksash, policë e ushtarë me qiti puna në qender të Istogut. I ndaluar para një shitoreje, shof një burrë pak i shtyer në moshë duke ardhur në drejtim timin.  - Mos je ti i biri i Tushit? Me pyeti ai. - Po më i riu në mesin e fëmijeve të tij. - A din ti për babain tend? Di pak por dua të degjoj prej teje. U ndal duke me shikuar me sytë e tij të përlotur. Ka qenë udheheqës i Ballit Kombëtar për terë teritorin e Gjurakovcit e Istogut. Një ndjenjë krenarije për mua dhe sipas tij shenjë mungese për atë burrë në ato ditët më të veshtira nën kthetrat serbe. -Jam tha Ali Rugova dhe mburru çfar babe ke pasë!

Nga viti 1941 gjithmonë aktiv në luftë kunder qetnikeve dhe komunizmit për katër vite me radhë. Me kujtohet në atë rini të hershme kur vinte ndonjë musafir në odën tonë të burrave bisedonin për pjesmarrjën e tyre në luftë dhe nuk e dija së për cilën luftë behej fjalë. - Njëherë me rrethuan dhe të vetmen rrugdalje e kisha livadhin e hapur. Pallton e kisha të shperthekuar dhe pelumbat e shponin në të majtë e në të djathtë por fati asnjë në trupin tim, thoshte babai. Kishte luftuar në Qafën e Diellit (Plavë), Smilevicë, Kaquberr, Turjakë, Rozhajë dhe Sanxhak kunder qetnikëve dhe komunistëve dhe Kolashin si udheheqës i Gjurakovcit. Kosova ka qenë mirë e organizuar për të mos e lejuar komunuzmin për të depertuar në Kosovë dhe secila familje ka dhënë një apo dy ushtarë, tregonte babai. Komunizmi nuk do të kishte depertuar në Kosovë mos të kishin ardhe Brigadat Shqipnisë në ndihmë, tradhti e pastër që ja solli Kosovës që Sanxhaku mos të bashkohen me Shqiperinë. Dhe aty e tutje me terë qenjen e tij e ka urrejtë Enver Hoxhen me shokë si tradhtarë me të mëdhenjë të kombit shqiptar. Erdhen për të  perkrah komunizmin jugosllavi cili më vonë depertoj edhe në Kosovë - thoshte babai. Por perçudi për shumicën simbol kombëtar e në familjën tonë kurrë kush nuk ka guxuar t;ja permend emrin. Më vonë disa herë e kishin marrë në burg si udheheqës të Ballit Kombetar. Ja kishin marrë  edhe të drejtën e votës, tregojnë deshmitarët. Shpetoj duke i falenderuar shqiptarët që dhanë karakteristika të mira për të, thoshte axha Pjeter, tani i ndjerë. E kishin shpallë si armik të komunizmit dhe kjo arsyeja që ja morën të drejtën e votës me 1945.

Në sistemin komunist atë botë pasoj edhe kolektivizmi i tokave me Ko-operativat bujqësore e cila bëhej me deshirë por në Kosovë me dhunë. Babai kishte qenë i pari që e ka kundershtuar. Për këto qendrime kryetari i komitetit Perko Pejoviq apo Qorri  siç e quanin, e thirri në zyrën e tij sepse në mbledhje e cila mbahej nuk kishte të drejt pjesmarreje në mungesë të votës dhe e liruan për një kohë. Në mbledhje Perku i kishte detyruar disa shqiptarë që të nënshkruhën duke e perdorur forcën fizike për t'ja dhënë tokat ko-operativës buqsore. Por në mbledhje i kishin thënë Perkut nese deshiron të jetë i suksesshem në kolektivizimim e tokave duhet detyruar Tushin të parin e ateherë të gjithë të tjerët nga Gjurakovci dhe nga fshtrat tjera do ti bashkangjitën. Perku prap dergon policinë natën dhe me dhunë e dergojnë në atë takim. Shkojnë e marrin dhe e pyesin pse nuk ka ardhur në mbledhj i drejtohet Perku - kryetar komiteti dhe një femer e quajtur Bosa apo Ruzha Llutovac - sekretare e komitetit?  Dhe ju drejtohet pse e kane detyrue me ardhë pasiqe ja kishin  marrë të drejtën e votës. Por u thot se edhe po te kisha ardhë në mbledhje, ashper do ta kundershtonte kolektivizimin e tokave, e të tjerët nuk mund ti ndali. Babain, Prenken dhe Hajdinin me 7-8 të tjerë i urdherojnë që të rrijnë në koridor deri në perfundim të mbeledhjës. Kryehet mbledhja dhe i dergojnë në një dhomë tjetër të komitetit. Me radhë një nga një por babain të fundit. Del i pari Prenk Gegaj nga ajo zyre dhe babait në korodor i thot: - ku, ku Tush me kanë mbytë dajak. A i kishe duar ti. A ke sakat i i thot babai? Kundershtoje ti  n'ta mait dhe largohët nga koridori. Dhe në fund thrrasdin dhe drejt në zyre. - A Ti je ai që nuk e pranon kolektivizimin i kishte thënë Bosa? Po unë jam. E kundershtoj sepse asnjë mashkull nuk e kam të punesuar dhe të tjerët janë në ushtri. E si me jetu ateherë i kishte thene? Sa di unë kolektivizimi asht me deshirë e jo me dhune. - I keni dermuar njerëzit dajak tue perdor dhunën. Ky  koka komunizmi! Një xhlozi dhe një inatosja ata që e kishin marrë në pyetje? Në atë moment ishte nisë Ruzha në drejtim te tij. Mire e kishte lexue babai dhe  me karrikën që e kishte afer i bjen dhe ajo rrzohet, e karrika copa copa, e bertet, a ku ku me myti .  Ah, kurva e thiut ti me i ra  shqiptarit. E pastaj ofrohët Perku, e babai me një kambëz karrike ta pret mbas qafe e palos për tokë. Të gjithë i qet jasht nga zyra por i kercnohën me revole. Qit e të pshursha në të, i kishte thënë Perkut. Ndonse me revole në dorë të gjithe marrin iken  por arrijnë policija dhe e arrestojnë. E dergojnë në stacion e policisë në Gjurakovc dhe aty burgu me famekeq i Rankoviqit në pesë gjashtë vitet e mëvonshme. Burgu ka qenë ndertesë dy kateshe. Kati i parë për të burgosur me podrum kurse kati i dyte për administratë policore.

Ato kanë qenë ditët e para të komunizmit dhe sipas deshmitarëve një drejtësi bukur e madhe atë botë Serbija ende e pa mbushur nacionalizem ekstrem. Duhet permendur se gjatë asaj kohe pothuajse secila familje është detyruar t'a mbaj nga një të deleguar në çdo familje pa merrë parasysh së cfare kombësije. Fati në fomiljën tonë, kishte qenë i caktuar një malazez. Edhe mua fort mire me kujtohet. Petko Bozheviq jurist me profesion. E ka pasë edhe banesën në Gjurakovc por shumë rrallë shkonte atje. Kenaqësija e tij ma e madhe ka qenë kur gjendej në mesin tonë dhe kurrë urrejtje në sytë e tij nuk kam vrejtur. Nga ana tjetër vertetë kënaqësi të gjendesh aty. Një jetë tipike fshatareske me plot molla, dardha, pjeshka, rrush, dy vneshtije, verë e raki. Për Shenkolle nga katër berre pjekeshin në helli. Një jetë idilike e njejt sukurse në Iliaden e Homerit në Trojen e Priamit të pasur.  Krejt e arritur me punë e djersë të ballit.

Petku në ditën e parë kur është burgosë babai, e paska dergue ankesën në Federatën Jugosllave pa i tregue askujt dhe dikush tjetër nenshkrues dhe vëllit të babait Zefin caktue qe te shkoi për Beograd të Titoja. Atje në ndertesën e federatës i ka parë disa sportela dhe në secilën i ulur nga një, nga çdo republikë. Nuk e kanë lejuar të hyj por Petku e kishte lajmeruar të bijën e tij që të takohet me Zefin. Nuk e ka njoftë por kur e largojnë e kupton, e kthen prapa dhe me te kerkon takim me Titon. Kesaj radhe askush i sigurtë,  e ka pritë Titoja apo dikush tjetër në kabinetin e tij. Por me premtime të forta  se nese ka të verteta në atë ngjarje që e ka tregue Zefi do të dergohen persona zyrtar federativ për tu bindur në saktësinë e ngjarjës.

Pas shtatë muajve burg  në një qeli afër shkallëve paska shkuar Petku dhe lajmrua babain për komisionin federativ dhe treguar ditën dhe orën e ardhjës se tyre për t'a vizituar burgun. I kishte thënë të ketë kujdes kur degjon se dikush ngjitet shkallëve me sa fuqi ka t'a grushtoj derën. Komisioni federativ një serb, një malazez, një sllovën, një maqedon, një i vojvodinës dhe një shqiptar duke u ngjitur shkallëve degjojnë krismën e derës dhe udherojnë që i burgosuri të dergohët para tyre - Eureka. I thonë babait drejtesia është në anën e tij dhe pason gjykimi.

Gjykimi i parë i rregullt pas çlirimit i përbërë nga tre gjykatës, Vidak Petroviq kryetar i gjyqit në Pejë, Isa Omeragiqi dhe Mirko Popoviqi. Por shofin se ka shumë njerëz dhe nuk i zinte salla dhe në një livadh i qesin karrikat e tavolinën, dhe ç'te shofish, më shumë se tremijë vetë prezent duke e percjellë gjykimin. Në fillim kërkonin nga babaj  që të pajtohët me Perkon. Kurse Tom Zhariqi kërkonte që babait t'a terhjekë aktpadinë. Nese lirohej pergjithmonë dhe pa pasoja nga burgu babai e pranonte  kushtin. Por i kishin thënë se nuk mund ta lironin nga gjyqi i popullit. E nese është gjyqi i popullit për të denuar të pafajshëm atëherë mua as mendja nuk me shkon për t'a terhjekë padinë, ishte përgjigjë babai. Vetem gjykimin e pranoj për me u bindë se a ka drejtesi në këtë shtet. Dhe caktohet seanca tjetër gjyqëso pas një jave pë të marrë vendimin.

Në Seancën tjetër gjyqesore për të sjelle aktvendim me të njejtin trup gjykues edhe më shumë njerëz prezent: Perko Pejoviq, kryetar komiteti denohët me pesë vjet burg të rëndë dhe largohet nga detyra. Bosa apo Ruzha Llutovac - sekretare komiteti denohët me tre vite burg dhe largim nga detyra. Udbashi nga Tersteniku i Serbisë denohet me tre vite burg. Tush Uke Palokaj shpallët i pafajshëm dhe lirohët nga burgu dhe nga ajo ditë ua hoqi qafe kolektivizmin e tokave të gjithe shqiptarëve të anës së Pejës dhe Istogut ndoshta edhe më gjerë.  

 Pra babai i im, një fshatar burrë burrash siç e thot At Zef Pllumi me një qendrim dinjitoz,nuk perkulet para stuhive të ashpra jetsore - dheu i Kosovës vendlindja e tij më e vlefshme se ari. Eh, po të kishim pasë shumë burra të tillë ?!!!!!....

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test