Kosova e Marsit 1981 dhe Kosova e Marsit 2018

Opinione

Kosova e Marsit 1981 dhe Kosova e Marsit 2018

Nga: Sinan Kastrati Më: 10 mars 2018 Në ora: 07:40
Sinan Kastrati

37 vjet më parë, më 11 Mars 1981 filluan demostratat e studentëve, në oborrin e studentëve, në kohën e darkës aty ku hanim bukë çdo herë, drekë e darkë, në menzën e studentëve.  

Demostratat filluan në Prishtinë, në mars e prill 1981 nga studentët e mandej u bënë popullore dhe u përhapën në gjithë Kosovën, në Evropë, Amerikë e Australi.

Edhe një fakt, të cilin dua ta them, Demostratat e pranverës kosovare ishin fillimi i ndryshimeve në Evropën Lindore e jo “Solidarnosti” i Leh Valensës në Gdansk të Polonisë që fillon afro 1 vit më pas apo "erërat" filluan në Poloni. Jo ato erëra demokratike filluan në Kosovë por fati i keq e jemi këtu ku jemi.

E përmenda “Solidarnostin” për arësye se shqiptarët e Kosovës i filluam të parët ndryshimet në Evropë me demostrata e protesta kundër sistemit socialist e një partiak e mbetëm të fundit në Evropë, të izoluar, pa të drejtë që të dalim jashtë Kosovës nga shkaku se Kosova ka një udhjeqje pro komuniste apo edhe më keq, lpk-së të kohës së Enver Hoxhës dhe udhëheqësve të vijës së kuqe, që vijnë nga anë të ndryshme, edhe si “komandantëve” të “luftës”  që përshëndetnin me “grusht” dhe shkaku tjetër se Kosova udhiqet nga ata që me të drejtë dyshohet se kanë ardhur në krye të “shtetit” më krim e korrupcion ndër më të madhin në Evropë. Qift mund të iu gjindet. Të tillë ka vetëm në Afrikë. Atherë kishim, liri të lëvizjes e pa viza.  

Demostratat, më vonë u quajtën nga regjimi i kohës edhe si demostratat e studentëve, demostratat e pranverës së vitit 1981 e me fjalë të rënda e fyese, nga serbo-sllavët e maqedonët, si nacionaliste, irridentiste e ... armiqësore, kundër “Vëllazërim-bashkimit” që sot e kemi në qverinë, qeveri i thënqin që i prin Ramushi e më përpara Hashimi, qeveri që pa folur serbët e Beogradi, s`mund të vendosin asgjë.

U tha e çka nuk u tha, se ato i organizoi Serbia e Jugosllavia, Shqipëria, organizatat marksiste-lenisniste e ato të djathta nga jashtë e kështu me radhë. Flisnin mbledhjembëdhenjtë e konferencagjinjët që nuk dallojnë nga këta të sotit në Kosovë, në mbledhjet e tyre të përditshme në Prishtinë e Beograd, në KQ të LKJ-së e në organizatat e tjera e bile edhe ato sindikale. Por të gjitha ato ranë, “u dorëzuan” brenda më pakë se 10 vjetëve e Jugosllavia e cila ishte shembull i në botë, me politikën e saj të “Mosinkuadrimit”, para studentëve shqiptarë të Kosovës, e dha teslimin.

Pas demostratave, filluan largimet nga puna, mbyllja e Univerizitetit, zbrazja e konvikteve, burgosja, izolimet e intelektualëve dhe boshatisja e Kosovës por jo si tash, si pasojë e presioneve nga lartë dhe shkurt e shqip, edhe nga fukarallaku. Por ne vazhduam duke shpresua e pa u ndalur nga puna. Punuam edhe pa rroga, që tash disa thonë, ishte koha.

Nesër, të dielën është 11 marsi e atherë ishte ditë e mërkurë, ndryshimi i vetëm të tjerat janë të njëjta ose të ngjashme.

Ndoshta, ndoshta edhe shpresa atherë ishte më e madhe se sot, ndoshta e ... sigurisht politikanët tanë, ndoshta duke ngrënë ndonjë drekë të shishme e me pije të shumta, do ta kujtojnë 11 Marsin, duke i dlirë dhëmbët nga mishi e të rrethuar nga hyzmeqarët e “këshilltarët” që me siguri kalojnë numrin 100, pa i llogaritur (zv. krye)ministrat e deputetët që marrin paga më shumë se 1.000 euro ndërsa shkojnë kur të duan, por jo më shumë se 3 muaj, nuk kanë “të drejtë” të mungojnë nga puna, kur drejtësia vendore, i amniston hajnat e kriminelët dhe me të drejtë “ajka” e Kosovës nuk dëshiron gjykara ndërkombëtare e “drejtësi të huaj” e as aso "Speciale" sepse, po e gjykoka "luftën".

Do të hyeja në hak si kur mos ti "përmendja" disa nga aktorët e asaj kohe që sot janë këmbëkryq në sungjerat e ulur në skemliat e parlamentit e ... ecin çdo mëngjes me shqiponjën dykrenare, në qilimat kuvendit, të kryeministrisë e kryetarit, si deputetë, “këshilltarë” por, kryesore pa pare gjepat nuk i kanë. Disa nga ata i kanë ndërrua nga dy e tri parti me të vetmin qëllim që nga ato dy ndërtesa të mos largohen.

Besoj se nuk e keni të vështirë ti gjeni, kush janë ata. Disa ishin edhe kryetarë komunash, nga dy mandate.

Pata “fatin”, ca nga ata unë e i pata shokë të klasës në shkollat fillore, të mesme e në fakultet. Njërin nga ta që njihet edhe si udhëheqës i demostratave e pata edhe cimer në dhomën nr. 206, në konviktin nr. 3 në QS në Prishtinë në vitin 1978/1979.

Pra shokët e klasës e të studimeve, kolegët e punës e besa edhe disa ish nxhënës u bënë "komandantë" e kryetarë komunash. Sa mirë.

-Po a kanë ndryshua ata tash? – Bash sikur koha në Mars, edhe ata kanë ndryshua. Është çudi se edhe nuk janë plakur. Një shoku im vietnamez më tha njëherë se Ne nuk plakemi se hamë gjarpërinj e mishin e qenit e kemi për miq e për festa.

Këto fjalë, që ishin si një kronikë t thatë, nuk ishin ato që ne, edhe unë i kishim dashur e as nuk i kishim mendua që edhe pas gati 40 vjetëve gjendja të mos ndryshoj ose që hendeku në mes të atyre që udhëheqin “shtetin” (me keqardhje duhët përmend Hashim Thaqin dhe Ramush Haradinajn, si kryetarë të Kosovës) të “Pronarëve”, "Pronto-ve" dhe “Skllavëve” të rritët hendeku. Të parët që jetojnë si sulltanë, me hareme e hamame, me gra e dashnore e të dytë nuk kanë bukë në sofër.

Askush nga studentët demostrues të vitit 1981 nuk ka mendua se kryetarët tanë, pas dhjetëra vjetësh, do të kenë më shumë pushtet e pasuri se në kohën e viteve 1970 e deri në Mars të vitit 1981 kur përfundimisht e rrëxuam për toke Jugosllavinë ndërsa këta “trimat” tanë, të tashëm e prunë Serbinë në Kosovë dhe vetë “udhëheqin” me ta më mirë se sa do ta udhëhiqnin “Bora me Ramizin”  ndonjë Jugosllavi të katërt apo Adem Demaçi me Radën e Graqanicës Kosovën apo "Ballkaniadën".

Kjo është Kosova jonë e Marsit të vitit 2018, Kosova që skush, përveç familjet e ilaket qe udheq, nuk dëshiron të jetoj më atje.

Po e mbylli se po e shoh që më as gishtat e dorës nuk po më dëgjojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat