Thotë se “nuk ka shtet në këtë vend”

Opinione

Thotë se “nuk ka shtet në këtë vend”

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:06
Ragip Guraziu

Një Nënë që përvetësoi të gjithë qytetarët e Kosovës nga një Gjykatë e padrejtë...

Siç jemi në dijeni, këto ditë, mu në përvjetorët e ''EPOPESË SË JASHARËVE'', të gjithë me kokë nga Jasharët, edhe një dhimje, që nuk ka të bëjë me këtë ''EPOPE'', por me një rastë që preku të gjithë qytetarët e Kosovës, vrasja e Donjeta Pajazitit.

Gjykata liron të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, reagon nëna: Çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe...

Nëna e Donjeta Pajazitit

Pasi gjykata vendosi ta lirojë Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.

“S'ka shtet as s'ka kurgjo ktu hiç, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon more kështu, a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës.

Në vend se kjo Nënë të marrë dhurata për 8 Marsin ,Dita e ''NËNAVE'',tona-apo siç thuhet,Dita e Gruas, kjo nënë do vajtojë për së dyti herë dhe do i mungojnë lulet dhe dhuratat,pasi në Kosovë, sipas autorit të shkrimit,çdo qytetar është i rrezikuar në ë çdo aspekt.

Po pse mu në këto festa të Marsit ndodhë ky gjykim?!

Kjo është fytyra e vërtet e drejtësisë kosovare që tregon se nuk di edhe të caktojë seancat e gjukimeve dhe bënë me dije se ;'në Kosovë,çdo qytetar është i rrezikuar në ëçdo aspekt.

Kjo tregon se kemi të bëjmë me një shtetë të kapur,Gjykata të kapura,prokurori të kapur,dhe jo rastësisht jemi këtu ku jemi.

''Mjerim.  Merni me mend'më mirë kanë fukcionu gjërat gjatë okupimit serb se tani gjatë okupimit të PRONTO's'',  mendojnë disa qytetarë të Prishtinës

 ''Ska shtet ska gjykat nuk ka as gja në Kosovë,pos  hajnisë,pisllëkut,kjo garnitur e politikës kosovare dhe Gjykatave,Prkuroria, etj,të gjitha të korruptuara e të shantazhuara,duhet t'i lirojnë vendet e tyre,të ikin në shpi sa s'ju ka bërë vonë'',shprehen kështu disa qytetarë këtu në Sheshet e kryeqendrës sonë Prishtinës,duke shpreh mllefin e tyre ndaj Gjykatave,Prokuroisë,udhëheqësve tanë,nga Qeveria e deri tek qytetari i thjehtë.

Ndryshe,Nëna e Donjeta Pajazitit,pasi gjykata vendosi ta lirojë Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.

Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.

“S'ka shtet as s'ka kurgjo ktu hiç, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon more kështu, a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e Donjetës, e cila ka qenë edhe kushërirë e tij.

Gjykata liron Naser Pajazitin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur te dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e të rejës, që ka qenë edhe kusherirë e tij.

Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dëmuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.

Policia ka arrestuar vëllanë e Donjeta Pajazitit, pasi me të përfunduar seanca ku u shpall dënimi lirues për të akuzuarin Naser Pajazit, ka përplasur derën e gjykatorës në shenjë revolte.

Siç jemi në dijeni,këto ditë,mu në përvjetoret e ''EPOPESË SË JASHARËVE'', të gjithë me kokë nga jasharët, edhe një dhimje,që nuk ka të bëjë me këtë ''EPOPE'',por me një rastë që perku të gjithë qytetarët e Kosovës,vrasja e Donjeta Pajazitit.

Në vend se kjo Nënë të marrë dhurata për 8 Marsin ,Dita e ''NËNAVE'',tona-apo siç thuhet,Dita e Gruas, kjo nënë do vajtojë për së dyti herë dhe do i mungojnë lulet dhe dhuratat,pasi në Kosovë, sipas autorit të shkrimit,çdo qytetar është i rrezikuar në çdo aspekt.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat